-
Mirë se vini në Eduino, ueb-platforma nacionale e arsimit
Në këtë platformë mund të gjeni video leksione, burime, lojra dhe aktivitete të ndryshme për mbështetje të procesit edukativ – arsimor. Eduino ka për qëllim të rritet në një platformë kolektive, në të cilën, bashkë me nxënësit, arsimtarët dhe prindërit, do të krijohen, kontrollohen dhe publikohen materiale dhe burime të reja, duke e ndërtuar bibliotekën e parë kombëtare të materialeve digjitale edukative në vendin tonë.
-
Udhëzues për Kualifikimet e arsimit profesional
“Udhëzuesi për kualifikimet në arsimin profesional” është i dedikuar për shërbimet profesionale të shkollave fillore mbarë vendit, por edhe për tërë kuadrin mësimor, prindërit, nxënësit dhe publikun më të gjerë profesional dhe lexues.
Udhërrëfyesi është punuar nga ana e ekipit të punës të Qendrës për arsimim dhe trajnim profesional, me mbështetje të projektit “Arsimim për punësim në Maqedoninë e Veriut”. -
Mbi 1200 edukatorë, arsimtarë, prindër dhe ekspert të arsimit në hartimin e përmbajtjeve mësimore dixhitale
EDUINO nxiti dhe përfshiu mbi 1200 edukatorë, arsimtarë, prindër dhe ekspert të arsimit në hartimin e përmbajtjeve dixhitale, lojërave edukative, vebinareve dhe udhëzimeve. Kontributi i tyre ishte në mënyrë vullnetare, pa kompensim financiar.
I falënderojmë të gjithë ata që muajve të kaluar dhanë përkrahjen e tyre, nëpërmjet së cilës në mënyrë kolektive, krijohen, kontrollohen dhe publikohen resurset dhe materialet e reja duke ndërtuar bibliotekë dixhitale me përmbajtje edukative. -
Mbi 2.5 milion shikime dhe shkarkime të përmbajtjeve të portalit EDUINO për përkrahje të arsimit
2.5 milion shikime dhe shkarkime të përmbajtjeve të portalit EDUINO për përkrahje të arsimit!
EDUINO është portal kolektiv me përmbajtje dixhitale, bashkëpunim dhe zhvillim profesional, në të cilin bashkërisht me fëmijët, edukatorët dhe prindërit, krijohen, kontrollohen dhe publikohen resurset e reja dhe materialet, duke ndërtuar bibliotekë dixhitale me përmbajtje edukative. -
Video udhëzimet, resurset dhe veglat për ballafaqimin më të mirë me mësimdhënien online
Shikoni qasjen e resurseve për kuadrin arsimor, të cilat do t’ju ndihmojnë të përdorni vegla të reja dixhitale në orën tuaj mësimore online. Në portalin EDUINO do të gjeni video udhëzime dhe resurse për ballafaqimin më të mirë me mësimdhënien online, por edhe vegla për transmetimin interaktiv të njohurive gjatë mësimdhënies.
Zgjidhni nga opsionet e ofruara:
Videoudhëzime dhe burime të hapura kushtuar kuadrit arsmior
Video dhe burime të hapura për rritë dhe zhvillim personal










