Vegla digjitale për realizim më të mirë të mësimit onllajn
Përdorimi i veglës digjitale “Kahoot”
Në këtë video u njohëm me veglën digjitale falas “Kahoot”, e cila shërben për krijimin e kuizeve interaktive, të cilave nxënësit tuaj mund t’u përgjigjen në kohë reale.
Vegla po ashtu ndihmon për krijimin e pyetsorëve, kuizeve dhe e lehtëson diskutimin mes jush dhe nxënësve tuaj. Kjo është një vegël e lehtë dhe interesante digjitale për argëtim dhe mësim, e cila shpresojmë do të gjejë vend në orën tuaj të radhës.
Përgatitur nga

Pero Sarxhoski, drejtor i mësimit dhe themelues – Pegasus ELS

Kuizi arsimor krijoi alarmin dixhital “Kahoot”
Në këtë video mund të shihni një shembull të një kuize arsimore të krijuar me mjetin dixhital “Kahoot”, si funksionon dhe çfarë u tregohet studentëve në mënyrë që ata të mund të marrin pjesë në të.

Përgatitur nga

Pero Sarxhoski, drejtor i mësimit dhe themelues – Pegasus ELS

Përdorimi i “Quizlet”, një sërë veglash dhe kartelash për mësim
Në këtë video njihemi me mundësitë që i ofron vegla digjitale “Quizlet”. Do të flasim më shumë për krijimin e kartelave interaktive dhe lojra për mësim, si dhe mënyrën e integrimit të Quizlet për nevojat e orës tuaj të radhës onllajn.

Përgatitur nga

Pero Sarxhoski, drejtor i mësimit dhe themelues – Pegasus ELS

Përdorimi i mjetit digjital “Quizlet”
Në këtë video mund të shihni një shembull të përdorimit të mjetit digjital “Quizlet” dhe se si ajo mund të zbatohet në orën mësimore për pjesëmarrjen aktive të nxënësve.
Përgatitur nga

Pero Sarxhoski, drejtor i mësimit dhe themelues – Pegasus ELS

Përdorimi i Wordwall, një mjet për krijimin e aktiviteteve, lojërave interaktive dhe kuizeve
Në këtë video njihemi me mjetin “Wordwall” i cili është i përshtatshëm për prezantimin e temave, kontrollimin e njohurive në secilën lëndë nga përmbajtja mësimore dhe ka për qëllim nxënësit e klasave më të larta.

Përgatitur nga

Pero Sarxhoski, drejtor i mësimit dhe themelues – Pegasus ELS

Përdorimi i “Zoom, mjet për video konferencë për mësimet përmes internetit”
Në këtë video, do të njihemi me mjetin për video konferenca “Zoom” për tërealizuar mësime drejtëpërdrejtë në internet, përmes bashkëveprimit audioviziv mes mësuesve dhe nxënësve, me mundësi për të shpërndarë ekranin, përdorimin e tabelës për prezantime, ndarjen e nxënësve në grupe dhe disa mundësi të tjera të ndryshme.

Përgatitur nga
Pero Sarxhoski, drejtor i mësimit dhe themelues – Pegasus ELS
Videoudhëzime për krijimin e videoleksioneve teknikisht më të mira (e-klasë / e-argëtimore)
Videoudhëzim – Si të instaloni OBS softuer për incizimin e videos?
Në këtë video është shpjeguar përdorimi i udhëzimeve digjitale për incizim të videos, si dhe mënyra e shkarkimit, instalimit dhe përdorimi i OBS programit për incizim të videleksioneve tuaja.
Përgatitur nga

Aleksandar Llazovski, projektmenaxher – SmartAp

Kahje për incizime të videoleksioneve – Gabimet më të shpeshta, problemet dhe si t’i zgjidhni
Si të arrihen videoleksion me përmbajtje më të mirë dhe video teknikisht më të mirë?
Në këtë video dëgjoni disa gjëra që duhet t’i kontrolloni para se t’i dërgoni në videoleksionin tuaj, me qëllim që të ketë cilësi më të mirë.
Përgatitur nga

Aleksandar Llazovski, projektmenaxher – SmartAp

Videoudhëzim – Vendosje të kursorit të shënuar 
Në kuadër të kësaj videoje dëgjoni për opsionin dhe përdorimin e kursorit të shënuar highlighted cursor (maus).
Kjo vegël do t’ju shërbejë gjatë kohës së ligjëratave, ku do të keni nevojë të theksoni dhe të dëftoni pjesë të caktuar të prezantimit, siç është pjesa e hartës gjeografike, komponimi kimik e të ngjashme.
Përgatitur nga

Aleksandar Llazovski, projektmenaxher – SmartAp

Videudhëzim – Rregullim i PowerPoint & OBS, në rast të ekranit të zi
Konform problemeve teknike të cilat ndodhin në programin për incizim të videoleksioneve, në këtë video dëgjojini problemet më të shpeshta, siç janë rregullimi i prezantimit Power Point dhe ekrani i zi OBS, dhe si t’i zgjidhni në mënyrë të shpejtë.
Përgatitur nga

Aleksandar Llazovski, projektmenaxher – SmartAp

Kahje për organizimin e aktiviteteve digjitale
Kahje për organizimin e aktiviteteve digjitale
Në këtë video mësoni si të organizoni punëtori digjitale, me të gjitha aspektet e nevojshme për planifikim, realizim dhe promovim. Këqyrni edhe disa propozime për tema dhe punëtori digjitale, të cilat mund t’i organizoni me nxënësit tuaj.
Përgatitur nga

Qendra maqedonase për arsimim qytetar, me mbështetjen e popullit amerikan përmes Agjencisë së SHBA për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Projekt: Integrimi ndëretnik i të rinjve në arsim dhe implementim

Përshtatje e videoleksioneve dhe materialeve për fëmijë me aftësi të kufizuara
Si të përshtatim materiale për fëmijë me aftësi të kufizuara (pjesa 1)
Përmes kësaj videoje mësoni se si të përshtatni në mënyrë përkatëse një tekst ose përmbajtje për nxënës me aftësi të kufizuara, me çka do të keni kujdes për fontin dhe madhësinë e tij, si dhe për ngjyrën dhe kontrastin e prapavijës, me qëllim që me sukses dhe në mënyrë aktive t’i përfshini të gjithë nxënësit në programin që e realizoni.
Përgatitur nga

Edukator dhe rehabilitues i specializuar, Marija Velinovska Velkovska

Si të përshtatim materiale për fëmijë me aftësi të kufizuara (pjesa 2)
Përmes kësaj videoje mësoni se si përkatësisht t’i përshtatni materialet për nxënësit me aftësi të kufizuara kur përdorni fotografi, e cila përmban më shumë ngjyra, animacion dhe përshtatje e saj nga ilustrimi vizual i qasshëm me detaje të cilat do të munden të gjithë nxënësit t’i ndjekin.
Përgatitur nga

Edukator dhe rehabilitues i specializuar, Marija Velinovska Velkovska