ambassador image
Gonxhe Ejubi
Arsimtar i gjuhës shqipe
SHFK "Bratstvo - Migjeni" - Tetovë
Punoj 23 vite në arsim, ndërsa fakti që dëshira në të cilën besoj është duke u bërë realitet, është mundësia për të shfrytëzuar fuqinë dhe përparësitë e mia në mënyrën më të mirë, duke i shfrytëzuar mjetet më të mira dhe duke i shndërruar në aksion.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Gonxhe Ejubi, punoj në shkollën “Bratstvo-Migjeni” në Tetovë dhe ligjëroj gjuhën shqipe. Gjatë punës time si mësimdhënëse, për mua rëndësi të veçantë kishte vendimi se ku do të orientohem dhe cili do të jetë fokusi im i veprimit. Veçanërisht, çfarë rëndësie për mua kanë punët dhe çfarë bëj për t’i arritur rezultatet e dëshiruara. Mënyra e përmirësimit të qëllimeve tona jetësore është që ta ndjekim shembullin e atyre njerëzve që tanimë kanë arritur aty ku ne kemi dëshirë dhe qëllim të arrijmë.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Punoj 23 vite në arsim, ndërsa fakti që dëshira në të cilën besoj është duke u bërë realitet, është mundësia për të shfrytëzuar fuqinë dhe përparësitë e mia në mënyrën më të mirë, duke i shfrytëzuar mjetet më të mira dhe duke i shndërruar në aksion.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Motivimi im që kontribuoi për njohjen time që të jem pjesë e Eduino Ambasadorit, në fakt është sukses i nxënësve. Këtë ua rekomandoj edhe edukatorëve tjerë, sepse puna jonë është e shenjtë, andaj duhet të përkushtohemi maksimalisht.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Përvojat e reja tek unë nxitën ndryshime, e çdo ndryshim në dobi të nxënësve është i mirëseardhur. Kjo është mënyra e re e të mësuarit dhe njëkohësisht është imperativ i kohës. Gjeneratat e reja do ta bëjnë procesin e mësimit më të ndryshëm se sa në të kaluarën. Mendoj se e ardhmja e arsimit do të jetë e ndritur, por kjo nuk nënkupton se do të jetë e lehtë. Duhet patjetër të bëhen ndryshimet e domosdoshme, të mësohen gjëra të reja që janë në hap me kohën (siç janë inovacionet teknologjike) dhe ato patjetër duhet të implementohen edhe në praktikë.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
Platformë e shkëlqyeshme që vlen të përshëndetet
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Shkëlqyeshëm!
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Marina Stanisllavova
Rekomandimi im personal për të gjithë mësimdhënësit është që të inkurajohen dhe ta shfrytëzojnë energjinë dhe kreativitetin e tyre në aktivitete dhe leksione edukative dhe të bëhen pjesë e komunitetit EDUINO
ambassador image
Vesna Pupuçovska
Mësova të përdor mjete të caktuara që nuk i kam përdorur më parë.
ambassador image
Zorica Adamçevska
Me hapa të vegjël drejt ndryshimeve të mëdha! Mësuesi i motivuar ka zgjidhje edhe për atë që duket e pamundur!