ambassador image
Goran Cvetkoski
Arsimtar i edukimi fizik dhe shëndetësor
SHFK "Kosta Racin" - Bërvenicë
Ndalimi i të gjithve që të ndjekim mësimin me prani fizike për shkak të pandemisë COVID-19, më ka motivuar edhe më shumë që si mësues të përpiqem t'u mundësoj nxënësve të vazhdojnë arsimin e tyre në distancë. Në këtë mënyrë ata nuk do të humbasin asgjë. Kjo është arsyeja pse u angazhuam që çdo mësim t'ua japim përmes platformës EDUINO.
Njihuni me EDUINO Ambasadorët tanë
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Goran Cvetkoski, arsimtar në SHFK "Kosta Racin" në Bërvenicë, me vendbanim të përhershëm në Bërvenicë. Arsimtar i lëndës së edukimit fizik dhe shëndetësor. Për mua, është nder dhe kënaqësi e madhe ndarja e titullit Eduino-ambasador. Është një kënaqësi e madhe për mua si edukator, sepse ua përcjell nxënësve shkathtësitë dhe njohuritë e mia
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Unë praktikoj që përmes TIK-ut t’u përcjell sa më shumë material nxënësve në mënyrën më të thjeshtë, më të lehtë dhe më të kuptueshme.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Ndalimi i ndjekjes së mësimit me prani fizike për shkak të pandemisë COVID-19, më ka motivuar edhe më shumë që si arsimtar të përpiqem t'ju mundësoj nxënësve të vazhdojnë mësimin e tyre në distancë. Në këtë mënyrë ata nuk do të humbasin asgjë. Kjo është arsyeja pse u angazhuam që çdo mësim t'ua japim përmes platformës EDUINO. U sugjeroj të gjithë kolegëve që me zell t'ua japin nxënësve njohuritë e tyre.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Në çdo pikëpamje pozitiv, cilësor, të avancuar dhe të suksesshëm.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO është platformë ku të gjithë mund t’i ndjekin video-leksionet.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Shkollë.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Miradije Bajrami
EDUINO është portal kolektiv që ishte më afër fëmijëve gjatë pandemisë, ku nxënësit patën mundësinë të mësojnë nga përmbajtjet digjitale.
ambassador image
Shemsije Ajdari
Mësimi elektronik, si mënyrë moderne e të mësuarit, nuk do t'i plotësojë të gjitha kërkesat dhe nevojat e të mësuarit dhe të nxënësit, por është një pjesë e pashmangshme dhe plotësuese e të mësuarit tradicional.
ambassador image
Ishak Osmani
Ju rekomandoj kolegëve të mi të punojnë më shumë, të kenë më shumë video-leksione dhe gjithçka që ju nevojitet për një mësim më të mirë dhe më cilësor.