ambassador image
Elena Tasheva
Edukator i të rinjve në një organizatë joqeveritare
Punoj si edukatore e të rinjve në një organizatë joqeveritare dhe jam në kontakt të vazhdueshëm me të rinj dhe fëmijë. Si edukatore, do ta përshkruaja veten si proaktive, kreative dhe inovative - qëllimi im në punë është të krijoj programe dhe metoda joformale, përmes të cilave do t'i sjell temat më afër të rinjve në mënyrë argëtuese dhe interak.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Proaktiv, interaktiv, kreativ. Elena Tasheva, Negotinë, MSc në marketing dhe menaxhim. Megjithëse aktualisht nuk jap mësim në ndonjë shkollë, punoj si edukatore e të rinjve në një organizatë joqeveritare dhe jam në kontakt të vazhdueshëm me të rinj dhe fëmijë. Si arsimtare, do ta përshkruaja veten si proaktive, kreative dhe inovative - qëllimi im në punë është krijimi i programeve dhe metodave joformale, përmes të cilave do t'i afroj temat te të rinjtë në mënyrë argëtuese dhe interaktive. Unë, gjithashtu jam një përkrahëse dhe udhëheq një faqe për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe eko-mënyrës së jetesës, dhe aktualisht po punoj për një ide të librit me figura për fëmijë.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Vëmendje në klasë nuk fitohet nga monotonia dhe recitimi i librit shkollor, por nga shembuj praktikë në të cilët të gjithë do të marrin pjesë. Dija nuk merret me hinkë, por duke ua përkujtuar dhe sjellë çështjen më afër fëmijëve. Dhe, mësuesi nuk është autoritet duke bërtitur dhe ndëshkuar, por me dashuri dhe punë të palodhur. Megjithatë, arsyeja e vetme që jemi edukatorë dhe mësues janë fëmijët dhe të rinjtë, apo jo?
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Unë gjithmonë kam dashur t’i ndaj idetë dhe mënyrën e kryerjes së aktiviteteve me të rinjtë, për të frymëzuar të tjerët për të krijuar aktivitete, për të mos u reduktuar në ato që dihen tashmë ose për të pritur që dikush tjetër ta bëjë atë. Gjatë pandemisë, shfrytëzova kohën në mënyrë maksimale dhe iu përkushtova shkrimit, përgatitjes së aktiviteteve, filmimit dhe dokumentimit, si dhe disa bashkëpunimeve të përbashkëta me faqe të tjera për aktivitete të fëmijëve si "Biblioteka Kreative për Fëmijët" dhe të ngjashme.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
E ardhmja do të përqendrohet në inovacion dhe kreativitet.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
Një thesar idesh dhe aktivitetesh që do të stimulojnë zhvillimin e fëmijës dhe do t’ua lehtësojnë punën prindërve.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
E pafund.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Sonja Apostolovska - Trajkovska
Nuk është më e mirë se sa të jetosh në botën e sotme të digjitalizimit dhe t’i në dispozicion të gjitha përmbajtjet që i mëson si nxënës.
ambassador image
Sonja Trifunovska
Regjistrimi i video-leksioneve për portalin EDUINO për mua ishte një nga praktikat më të mira që kam në përvojën time si mësuese.
ambassador image
Lazime Ameti
Dëshira për sfida të reja më motivoi t'i realizoj në distancë këto leksione të natyrës edukative.