ambassador image
Elizabeta Teodosievska
Arsimtar i gjuhës maqedonase
SHFK "Jan Amos Komenski" - Shkup
Si edukatore, për mua më së shumti ka rëndësi që të kem klasë me nxënës të kënaqur, përplot entuziazëm, kreativitet, shkencë, por edhe një vend të këndshëm ku secili mund të shpreh lirshëm qëndrimin dhe mendimin e vet. Gjatë orës time insistoj që nxënësit të kenë inspirim për të mësuar, hulumtuar, të jen të të interesuar dhe kurreshtarë.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë quhem Elizabeta Teodosievska, mësimdhënëse e gjuhës maqedonase në SHFK „Jan Amos Komenski“ në Shkup. Për nga natyra jam person i hareshëm, i drejtpërdrejtë dhe komunikativ, gjithmonë e gatshme për të mësuar dhe aplikuar diçka të re, për të hulumtuar dhe mund të them që me orë të tëra t’i përkushtohem një teme që më okupon për momentin. Me nxënësit insistoj gjithmonë që të ndërtoj respekt të ndërsjellë, mirëkuptim dhe të jemi të hapur për bashkëpunim.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Si edukatore, për mua më së shumti ka rëndësi që të kem klasë me nxënës të kënaqur, përplot entuziazëm, kreativitet, shkencë, por edhe një vend të këndshëm ku secili mund të shpreh lirshëm qëndrimin dhe mendimin e vet. Gjatë orës time insistoj që nxënësit të kenë inspirim për të mësuar, hulumtuar, të jen të të interesuar dhe kurreshtarë. Vazhdimisht përpiqem që t’i aplikoj resurset bashkëkohore arsimore, t’i motivoj, t’i pajis me njohuri nxënësit, të jem mik dhe person i besueshëm, një sup për të qarë, ai që do ta nxis vetëbesimin, këmbënguljen dhe mënyrën e tyre se si të arrijnë sukses. Mësimdhënësi është personi të cilit i besohet fëmija juaj.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Në rastin tim, motivimi për ndarjen e praktikave të mira për realizimin e mësimit filloi me e-Tuinning përmes mundësisë për lidhje me mësimdhënësit nga e tërë bota dhe për përfshirje në projekte të përbashkëta, nga njëra anë dhe inkurajimin që e fitoj nga nxënësit e mi nga ana tjetër. Kur u paraqit thirrja e hapur për incizimin e videoleksioneve nga ana e EDUIONO-s, fillova të hulumtoj, të shoh se çfarë bëjnë kolegët tanë nga rajoni dhe më gjerë, të mësoj se si ta realizoj më së miri atë që e kam paramenduar. Kuptohet se çdo fillim është i vështirë, por pastaj me çdo orë të incizuar ndërton përvojë, vetëbesim, jep energji dhe investon aq sa mundesh. Madje edhe sot kur shoh ndonjë videoleksion timin, gjej vërejtje, pasi që vetëkritika është gjithmonë e pranishme, por edhe kënaqësia është e madhe kur fiton mirënjohjen e kolegëve, prindërve, nxënësve. Është veçanërisht e rëndësishme kënaqësia kur e sheh se je bërë pjesë e një biblioteke të madhe digjitale të njohurive që mund të shfrytëzohet pafund, gjithkund dhe nga gjithkush. Edukatorëve tjerë u rekomandoj që të mos heqin dorë që nga pengesa e parë, të jenë të hapur për të mësuar dhe të aplikojnë vazhdimisht gjëra të reja në jetë. Pastaj të jemi të hapur për bashkëpunim, të mësojmë njëri nga tjetri dhe gjithmonë të përpiqemi të jemi më të mirë dhe më të suksesshëm.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Ardhmërinë e arsimit, si Eduino Ambasador e shoh në mundësinë që mësimdhënësi të krijojë një klasë bashkëkohore, ku nxënësi i ka të gjitha mundësitë për të hulumtuar , për të menduar, debatuar, konfrontuar, për të ndërtuar mendimin e tij dhe të mos frikohet ta thotë atë. Një klasë ku mësimdhënësi do të mund t’i orientojë nxënësit drejt burimeve të ndryshme të njohurive, t’i inspirojë, në të cilën do të ndërtohet vetëbesimi dhe miqësia.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO për mua është një bibliotekë shumë e madhe digjitale, bazë e resurseve të pashtershme të arsimit që është në dispozicion në çdo kohë dhe vend, si dhe një vend ku mund të dëgjosh, lexosh dhe të mësosh për gjithçka që të intereson, pa marrë parasysh nëse je nxënës, mësimdhënës ose prind.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Arsimi
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Daniela Milosheska
Thelbi i termit edukim për mua do të thotë një angazhim pune dhe një dëshirë për të transferuar njohuri, për të krijuar dhe ndërtuar personalitete.
ambassador image
Mira Gjorgjievska
Procesi i digjitalizimit është i pashmangshëm kurse EDUINO është një shembull dhe drejtim real se si duhet të duket arsimi në të ardhmen.
ambassador image
Manuela Dimova
Krijimi i mënyrave dhe metodave kreative, edukative, inovative për të transferuar njohuritë është pjesë e përditshmërisë sime si mësimdhënëse.