ambassador image
Zharko Aleksovski
Arsimtar i gjeografisë
SHFK "Hristijan Todorovski - Karposh" - Rankovce
Motivimi im më i madh ishte që unë jam fillestar në profesion (kam një vit që punoj), doja të mësoja mënyra të reja të mësimdhënies, metoda të reja, që t'u ndihmojë të gjithë nxënësve në këtë kohë pandemie. Ju rekomandoj të gjithë mësuesve që kanë mundësi dhe dëshirë të ndihmojnë në zgjerimin e stafit të portalit EDUINO.
Njihuni me EDUINO Ambasadorët tanë
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Zharko Aleksovski, jap mësim në SHFK "Hristijan Todorovski - Karposh" në Rankovce, jetoj në komunën e Rankovcit, ligjëroj lëndën e gjeografisë, meqë jam i ri në profesion, përpiqem maksimalisht, shikoj mënyrat më të thjeshta për të shpjeguar gjithçka dhe jam kolegial në çdo fushë të profesionit.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
T'u përkushtohem maksimalisht të gjithë nxënësve dhe të vlerësoj si duhet çdo njohuri.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Motivimi im më i madh ishte që unë jam fillestar në profesion (ka një vit që punoj), doja të mësoja mënyra të reja të mësimdhënies, metoda të reja, për të ndihmuar të gjithë nxënësit në këtë kohë pandemie. Unë ju rekomandoj të gjithë mësuesve që kanë mundësi dhe dëshirë të ndihmojnë në zgjerimin e ekipit në EDUINO, le të urdhërojnë.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Arsimi është shtylla e një vendi, përmes reformave në arsim, do të përmirësohet cilësia e personelit arsimor, nxënësit do të duhet të mendojnë në mënyrë të pavarur dhe të gjithë do ta gjejnë veten në fushën për të cilën kanë më shumë pretendime. Si ambasador, unë do të vazhdoj të ndihmoj në krijimin e këtyre videove të reja dhe shpresoj që nxënësit të jenë të kënaqur me prezantimet e mia.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
Platformë nga e cila mësojmë nxënësit dhe ne si arsimtar.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Platformë nga e cila mësojmë nxënësit dhe ne si arsimtar.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Natasha Todorovska
Si Eduino Ambasador, kolegëve të mi do t’u rekomandoja që të bëhen pjesë e komunitetit EDUINO, nëse secili prej nesh incizon së paku një orë do të kemi një thesar të orëve edukative.
ambassador image
Kadrije Arifi
Si Eduino Ambasador, të ardhmen e shoh si mësimdhënës që vazhdimisht përpiqet të gjejë strategji novatore dhe të përshtatshme, si dhe modele të ligjërimit gjatë mësimit.
ambassador image
Simona Tasheva
Fëmijët, për çdo ditë janë një burim i ri njohurish dhe emocionesh,, gjë që e bën jetën time të përditshme maksimalisht të plotë.