ambassador image
Zorica Adamçevska
Mësimdhënës klasor
SHFK "Petre Pop Arsov" - Bogomilë
Aftësia për të bërë një mozaik nga të gjitha gjërat tuaja tanimë të provuara. Është një ndjenjë e mrekullueshme kur një mësues, i cili as që ju njeh, do t'ju dërgojë një mesazh: "Sot keni qenë mësuese e nxënësve të mi për dy orë", dhe në moment merrni një varg fotografish të punës së tyre.
Njihuni me EDUINO Ambasadorët tanë
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Zorica Adamcevska, mësuese e klasave të ulëta, e cila për 15 vjet shoqërohet me më të vegjëlit, nxënësit e klasave të para, duke udhëtuar 50 km çdo ditë deri në SHFK "Petre Pop Arsov" në f. Bogomillë të komunës së Çashkës. Çfarë arsimtari? Dikush e jep maksimumin në angazhim për të fituar besimin e çdo nxënësi.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
LOJA. A ka ndonjë strategji më të mirë për mësim sesa interesi për lojë, këmbëngulja për të patur sukses, për të fituar dhe, në fund, të shikosh në ato sy të ndezur dhe të dëgjosh në mënyrë eksplozive: "IA ARRITA!”
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
MOTIVIMI. Aftësia për të bërë një mozaik të të gjitha gjërave tuaja të provuara. Është një ndjenjë e mrekullueshme kur një mësues, i cili fare nuk ju njeh, do t'ju dërgojë një mesazh: "Sot Ju ishit mësuese e nxënësve të mi për dy orë" dhe në moment merrni një varg vizatimesh të punuara nga ta. Dhe, atëherë thjesht e ndien se TI MUNDESH. ÇFARË JU REKOMANDOJ? Provojeni - ju nevojitet vetëm qëllimi konkret, një ide e mirë, një INTERAKSION i domosdoshëm dhe pak durim.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Me hapa të vegjël drejt ndryshimeve të mëdha! Arsimtari i motivuar ka zgjidhje për atë që duket e pamundur! Ne u përpoqëm dhe patëm sukses!
Çfarë përbën për ju EDUINO?
Një vend ku çdo anëtar i komunitetit mund të gjejë një pjesë për veten e tij - nxënës, prind, mësues, fillestar ... ÇDONJËRI.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
DALJE / ZGJIDHJE / EUREKA / EKIPI KOMPLET / PËRKRAHJA.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Elena Micovski
EDUINO është një mënyrë e edukimit modern. Qasje e shpejtë, e lehtë, përmbajtje edukative që nxit interesin te nxënësit.
ambassador image
Nora Zuta Sela
EDUINO për mua është një përvojë e re në karrierën time, një mundësi për të krijuar vlera të qëndrueshme në arsim.
ambassador image
Viktorija Stojanovska
Motoja ime është “Jepni fëmijës dashuri dhe mirëkuptim, ndihmoni që t’i bëjë gjërat vetëm dhe ai do të mësojë gjithçka që i nevojitet përmes përvojës”.