ambassador image
Marina Stanisllavova
Mësimdhënës klasor
SHFK "Strasho Pinxhur" - Negotinë
Praktikë ime është edhe komunikimi dhe bashkëpunimi i mirë me prindërit, gjë që është e rëndësishme për të rrumbullakuar trekëndëshin edukativ-arsimor nxënës-mësimdhënës-prind. Qëllimi im kryesor është që t’i jap mundësi çdo nxënësi që të jetë versioni më i mirë i vetes!
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Marina Stanisllavova, e punësuar si mësimdhënese klasore në SHFK “Strasho Pinxhur” në Negotinë. Për veten do të them se jam edukatore energjike dhe e palodhshme, që e do shumë profesionin, jam ambicioze, entuziaste dhe kreative në punën time dhe gjithmonë e gatshme për sfida të reja nga sfera e arsimit.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Që në fillesat e mia profesionale, aplikoj orë interesante bashkëvepruese, ndërsa nxënësit gjithmonë janë në qendër të vëmendjes, të përfshirë dhe të nxitur në mënyrë aktive nga shumë situata sfiduese dhe problematike për hulumtim. Energjia në klasë, kreativiteti, aktivitetet e lojërave, teknikat dhe metodat novatore jo vetëm që e bëjnë orën më interesante dhe e ruajnë vëmendjen e nxënësve por edhe i inkurajojnë dhe motivojnë nxënësit për arritje më të mëdha. Praktikoj vendosjen dhe ndërtimin e raporteve të besimit dhe respektimit, ndjenjës së përkatësisë në klasë, ndërsa i kushtoj vëmendje të madhe edhe zhvillimit personal dhe social të nxënësve. Konsideroj se forcimi i shkathtësive për zhvillim personal të fëmijëve janë kryesore për zhvillimin e mëtejmë arsimor, por edhe rritjes dhe zhvillimit jetësor. Praktikë ime është edhe komunikimi dhe bashkëpunimi i mirë me prindërit, gjë që është e rëndësishme për të rrumbullakuar trekëndëshin edukativ-arsimor nxënës-mësimdhënës-prind. Qëllimi im kryesor është që t’i jap mundësi çdo nxënësi që të jetë versioni më i mirë i vetes!
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
EDUINO portali për mua ishte një sfidë e madhe të cilën e pranova. Isha e motivuar që të jap kontribut dhe të jem pjesë e EDUINO komunitetit, por edhe të ndihmoj me kontribut personal për shfrytëzuesit e portalit EDUINO, e që janë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit. Patjetër më duhet të pranoj se aspak nuk ishte e thjeshtë që të planifikohet, aplikohet, analizohet, të zgjidhet mjeti përkatës digjital, ideja, fotografia, dizajni dhe të përmblidhet dhe transmetohet në mënyrë më interesante e tërë përmbajtja e planifikuar mësimore, por kur kjo bëhet me dashuri të madhe dhe motivim të brendshëm, gjithçka është e mundur. Rekomandimi im personal për të gjithë mësimdhënësit është që të inkurajohen dhe ta shfrytëzojnë energjinë dhe kreativitetin e tyre në aktivitete dhe leksione edukative dhe të bëhen pjesë e komunitetit EDUINO, në këtë mënyrë do të ndihmojnë të kompletohet mozaiku nga të gjitha pjesët dhe të mbulohet i tërë materiali mësimor.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Arsimi bashkëkohor me klasë, resurse, teknologji bashkëkohore që nevojiten për ngritjen e kualitetit të procesit edukativ-arsimor në shtetin tonë. Trajnime të vazhdueshme për mësimdhënësit e rinj dhe forcimin e zhvillimit profesional për të gjithë mësimdhënësit, me këtë edhe kthimin e dinjitetit dhe autoritetit të – MËSIMDHËNËSIT.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO për mua përbën burim digjital të njohurive, mësimit, ideve, bashkëpunimit, përkrahjes.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Burim novator-kreativ.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Marija Mostro
Kam një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me nxënësit, e cila bazohet, mbi të gjitha, në mirëkuptimin dhe respektin reciprok.
ambassador image
Vesna Boskovska
Ne duhet të krijojmë breza me ndjenjë të zhvilluar empatie, vetëbesimi, aftësi për të punuar në grup dhe mendim kritik.
ambassador image
Ksenija Nikolova
Eksperienca, kreativiteti dhe dashuria ndaj punës dalin në pah momentin kur EDUINO të sfidon.