ambassador image
Marija Bogatinovska
Arsimtar i mësimit klasor
SHFK "Nikolla Karev" - Probishtip
Përgatitja dhe xhirimi i orëve për portalin EDUINO për mua ishte një botë e re, e ndryshme, në të cilën unë hyra gradualisht dhe fillova ta shijojë, veçanërisht pasi fëmijë të panjohur filluan të më njohin në rrugë, duke thënë: "Mami, kjo është mësuesja nga EDUINO!" Këto janë momente që mbushin shpirtin dhe të bëjnë të ndjehesh mirë.
Njihuni me EDUINO Ambasadorët tanë
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Marija Bogatinovska, arsimtare klasore në SHFK "Nikola Karev" në Probishtip. Punoj që dhjetë vjet dhe mund të them se gjatë gjithë kësaj kohe, jam përpjekur të mos jem e bezdisshme, monotone dhe pa qëllim ndonjë orë apo ndonjë ditë. Unë jam një edukatore që vazhdimisht edukohet, punoj në zhvillimin tim personal profesional, ndjek risitë që futen në procesin arsimor, menjëherë i zbatoj në praktikë, i analizoj rezultatet dhe efektet e tyre, reflektoj dhe gjej mënyra për të përmirësuar punën time. Edukatori i mirë duhet të jetë në rrjedhë me trendët moderne arsimore, të përcjellë qartë dhe kuptueshëm materialin tek nxënësit, të jetë i drejtë dhe i njëjtë me të gjithë nxënësit, të vendos një organizim të mirë dhe rregulla të sjelljes në klasë, por edhe t’i ndjekë interesat e nxënësve (në përputhje me moshën e tyre) në mënyrë që të mund të afrohet me ta dhe të krijojë lidhje dhe një komunikim të mirë me ta, për t'u treguar atyre se i vlerëson dhe i respekton dëshirat dhe interesat e tyre.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Ndërsa përgatitesha për ditën e parë të punës, doja të dija se çfarë donin nxënësit, çfarë prisnin nga unë dhe si ta mbaja vëmendjen e tyre gjatë gjithë orës. Menjëherë gjeta përgjigjen e pyetjes sime: “Larushia e orës nuk mund të jetë e bezdisshme!” Kështu, aplikimi i shumë burimeve, manipulimeve, posterëve, teknikave, eksperimenteve, mjeteve të ndryshme vizuale gjatë orëve të mësimit dhe, natyrisht, gjëja më e rëndësishme - interaktiviteti me nxënësit, është bërë praktika ime më e mirë dhe më e zakonshme, sepse mendoj se vizualizimi është ai që mbetet përgjithmonë në kujtime. Krijimi i një mjedisi stimulues për mësimështë një faktor i rëndësishëm për arsimimin e suksesshëm.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Siç e përmenda më parë, unë jam një person që pranoj sfida dhe dua të mësoj gjëra të reja dhe, sa i përket punës, nuk them kurrë: "Nuk dua" ose “nuk mundem”. Më tërhoqi vetë koncepti i EDUINO-s, fakti që kishim mundësinë të bënim diçka që do të mbetet si një vlerë e qëndrueshme si për nxënësit tanë, po ashtu edhe për kolegët tanë, patëm mundësinë të shkëmbejmë përvoja dhe praktika dhe, më e rëndësishmja, kontribuuam në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë për të cilën askush nuk ishte i përgatitur. Përgatitja dhe regjistrimi i orëve për platformën EDUINO për mua ishte një botë e re, ndryshe, në të cilën unë hyra gradualisht dhe fillova ta shijoja, veçanërisht pasi fëmijët e panjohur filluan të më njohin në rrugë, duke thënë: "Mami, ja mësuesja e EDUINO-s!". Këto janë momente që të mbushin shpirtin dhe ju bëjnë të ndiheni mirë. Prandaj, i inkurajoj kolegët e mi mësues të përfshihen në këtë proces, sepse mund ta përmirësojnë atë, para së gjithash, vetë, dhe për faktin se kanë bërë diçka të mirë për procesin arsimor.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Arsimi është një proces që po ndryshon globalisht dhe duhet të përsoset, avancohet dhe të përmirësohet vazhdimisht. E ardhmja e arsimit duhet të bazohet në programet mësimore cilësore, burimet cilësore për punë, digjitalizimin dhe në konceptin e menduar mirë, i cili do të mbështetet dhe pranohet nga arsimtarët, dhe në të njëjtën kohë, do të jetë produktiv për nxënësit.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO është një burim i kreativitetit, njohurive, mundësive, diversitetit, zbatimit të shumë teknikave dhe shkëmbimit të përvojave. EDUINO është platformë novatore, e cila aktualisht ndihmon shumë, dhe shpresoj që edhe në të ardhmen do t’u ndihmojë nxënësve, mësuesve, dhe prindërve. EDUINO është një shans që në të ardhmen mund ta përdorim në situata kur, për shembull, kemi nxënës që mungojnë, për të lehtësuar të mësuarit e tyre, për të shpjeguar më tej disa përmbajtje për nxënësit që janë më të vështira për t'u zotëruar, dhe gjithashtu kolegët fillestar mund të mësojnë më shumë rreth zbatimit të metodave dhe teknikave të reja të mësimdhënies.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Inovacion.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Goran Cvetkoski
“Si edukator, është kënaqësi e madhe për mua që aftësitë dhe njohuritë e mia t’ua jap nxënësve".
ambassador image
Zorica Adamçevska
Me hapa të vegjël drejt ndryshimeve të mëdha! Mësuesi i motivuar ka zgjidhje edhe për atë që duket e pamundur!
ambassador image
Qemajledin Emini
Tani kemi shumë mundësi për të përmirësuar arsimin, por kërkesat sot janë më të mëdha, që do të thotë se puna mbetet përparësi për rezultate të mira.