ambassador image
Marija Mostro
Arsimtar i gjuhës angleze
SHFK "Hristo Uzunov" - Ohër
Durimi është forca ime dhe mendoj se është një cilësi që çdo mësues duhet të ketë. Në orët e mia ka edhe të qeshura, shaka dhe lojëra, por kjo nuk do të thotë që disiplina dhe rregulli mungojnë.
Njihuni me EDUINO Ambasadorët tanë
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Marija Mostro, arsimtare e gjuhës angleze në SHFK "Hristo Uzunov" në Ohër. Si arsimtare punoj tanimë 15 vjet me nxënës të klasave të ulëta dhe me mësim lëndor. Mund ta përshkruaj veten si një person i i kthjellët, e hapur për risi. Me nxënësit kam një marrëdhënie të drejtpërdrejtë, e cila bazohet, mbi të gjitha, në mirëkuptimin dhe respektin reciprok. Durimi është forca ime dhe mendoj se është një cilësi që çdo arsimtar duhet ta ketë. Në orët e mia ka të qeshura, shaka dhe lojëra, por kjo nuk do të thotë që disiplina dhe rregulli mungojnë.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Sipas mendimit tim, ajo që e veçon një mësues nga të tjerët është marrëdhënia me nxënësit. Ne të gjithë e kemi materialin, njohuritë, por mësuesi duhet të jetë një person me të cilin do ta linit fëmijën tuaj kur nuk ju eni i pranishëm. Kam pasur një rast, të thme, “me nxënës problematik" me rezultate të dobëta, i cili në adoleshencën e tij bënte gjithçka vetëm për të qenë kukull në klasë. Dhe ia arrinte. Një ditë e thirra në zyrë dhe u morëm vesh që ai të mos më shqetësonte në klasë dhe nuk do t’i bëja problem për notën. Ia shtrimë dorën njëri-tjetrit dhe prita çfarë do të ndodh orën tjetër. Orën tjetër ai u ul në bankën e parë dhe heshti ... nuk bëri asgjë, por ishte i heshtur, orën tjetër - e njëjta gjë, pas disa orësh filloi të shkruajë diçka. Madje mori rezultate të mira në teste dhe në fletët e punës, normalisht - ishte i kujdesshëm, kështu që iu kujtua diçka. Kjo rrëfim nuk është se kush e di se çfarë, dikush mund të thonë se është një "marrëveshje e lehtë", por unë iu drejtova nxënësit me respekt dhe ai ma ktheu me respekt. Ishte një mësim i shkëlqyeshëm për mua dhe ju siguroj se gjithnjë funksionon.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Gjatë verës, më telefonoi këshilltarja e BZHA-së, Zora Bushoska dhe më shpjegoi të gjithë situatën. Pranova t’i incizojë disa orë mësimi, dhe të shohim se si do të shkojë. Përgatitjet filluan, prezantimet ishin gati dhe tani duhej të incizoheshin. Prisni që të gjithë të flenë në shtëpi për të pasur qetësi, filloni të filmoni dhe vini re se zëri nuk po regjistrohet. Shikoni udhëzimet, bëni të gjitha cilësimet e mundshme ... përsëri e njëjta gjë. Pastaj, telefononi mikun tuaj në radio në orën 12 të mesnatës që të vij ta rregullojë zorin, sepse ai e di programin ... E rregullon deri në orën 1.00 dhe – pastaj fillon. Regjistroni videon e parë - SUPER! Sapo e shikon, nuk e ke shtypur sustën e regjistrimit, përsëri nga fillimi ... Dhe kështu, videon e parë e regjistrova për tri orë. Por kur e shihni rezultatin, kënaqësia është shumë e madhe, vetëbesimi që unë mund të rritem, dhe po kështu rritet dëshira për një punë të re. Kisha një përkrahje të madhe nga drejtorja e shkollës, Olivia Piruzeva-Janeva, e cila kishte mirëkuptim për punën nga shtëpia dhe më liroi nga obligimet e tjera të punës. Gjithashtu, kolegia ime Tatjana Panovska, arsimtare e gjuhës angleze, ishte një mbështetje e madhe për mua, e cila gjithashtu regjistroi një duzinë videosh, kështu që ia dërgonim njëra-tjetrës dhe në një farë mënyre edhe i rishikonim.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Ndryshimet janë më se të nevojshme. Sipas mendimit tim, arsimi, flas për arsimin fillor, duhet të jetë më i përqendruar në zhvillimin e shkathtësive tek nxënësit dhe të mësuarit e natyrës, si mjedisi i parë dhe më i rëndësishëm. Fëmijët, qëllimisht e përdor këtë shprehje, sepse para së gjithash, ata janë fëmijë, pastaj nxënës, duhet të njihen me ligjet e natyrës, orientimin në natyrë, por jo vetëm përmes librit, por edhe praktikisht. Pastaj, këtu do të merrja temën e trafikut, jo vetëm shenjat e trafikut dhe rrugët, por edhe mënyrën e ngasjes së biçikletës në rrugë. Dhe kjo mësohet duke drejtuar biçikletën, ashtu si makinën. Sa u përket materialeve mësimore, fatkeqësisht, akoma nuk kemi libra shkollorë elektronikë. Në këtë rast, nuk mendoj për librin shkollor në formë elektronike, por për një libër shkollor interaktiv, me video dhe audio-regjistrime, me projeksione ... ashtu siç i kanë edhe vendet e zhvilluara. Mendoj se vitin e kaluar dhe këtë vit shkollor, sado të këqij të ishin, na mësuan se duhet të ecim përpara dhe të mendojmë se si në një klasë virtuale do ta përkëdhelim një fëmijë.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
Në fillim kisha përshtypjen se është një bibliotekë materialesh, por nga kjo pikëpamje, është një shkollë virtuale.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Shkollë virtuale.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Gonxhe Ejubi
Motivimi im që kontribuoi për njohjen time që të jem pjesë e Eduino Ambasadorit, në fakt është sukses i nxënësve.
ambassador image
Emilija Stojanovska
Të jesh Eduino Ambasador është një mundësi për t’i treguar publikut se në vendin tonë ka shumë mësimdhënës kualitativ që e punojnë punë e tyre shkëlqyeshëm.
ambassador image
Zharko Aleksovski
Unë si ambasador do të vazhdoj të ndihmoj në krijimin e videove të reja dhe shpresoj që nxënësit do të jenë të kënaqur me ligjërimet dhe prezantimet e mia.