ambassador image
Naser Adili
Arsimtar i matematikës
SHFK "Besa" - f. Bozovcë
Rekomandimi im për mësuesit e tjerë është të bëjnë video-prezantime për portalin Eduino, mos hezitoni ta bëni këtë, sepse ne mësojmë nga njëri-tjetri. Ne e pasurojmë bibliotekën tonë me njësi të ndryshme mësimore nga lëndë të ndryshme.
Njihuni me EDUINO Ambasadorët tanë
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Naser Adili, nga qyteti i Tetovës, jam arsimtar i matematikës në Shkollën Fillore Komunale "Besa" të fshatit Bozovcë për gati 25 vjet. Të jesh mësimdhënës është nder, por edhe përgjegjësi e madhe, sepse duhet t’i edukosh dhe arsimosh gjeneratat e reja. Jo më kot thuhet se arsimi nuk është vetëm profesion, por edhe mision
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Si çdo fillim që ka vështirësitë e veta, edhe unë si fillestar, normalisht kam pasur vështirësi, duhet të ballafaqohesh me sfida të reja, sepse nga ajo që ke mësuar si teori duhet ta praktikosh te nxënësit. Megjithatë, të gjitha vështirësitë tejkalohen nëse ke një bashkëpunim me kolegët më me përvojë dhe me stafin e shkollës, të cilëve, u jam mirënjohës për ndihmën e dhënë. Gjithashtu, trajnimet janë një praktikë e mirë për të gjithë mësimdhënësit, veçanërisht me zhvillimin dhe përdorimin e teknologjive të reja në mësim (TIK-u, interneti, aplikacionet e ndryshme, veglat e ndryshme arsimore etj.), të cilat, në fillim dukeshin shqetësuese, por të hapin mundësi të reja në procesin e mëtutjeshëm të mësimdhënies. Kjo është kohë e ndryshimeve të mëdha, por edhe të shpejta në çdo fushë të jetës, por edhe në arsim.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Në fillim hasëm në vështirësi, sepse u gjetëm në një situatë që nuk e kishim praktikuar më parë, edhe pse kisha njohuri për disa vegla për mësim në distancë (edmodo dhe classrom). Eduino qe një platformë që më tërhoqi më tepër, e përshtatshme për mësim në asinkron, sepse përmes video-prezantimeve nxiste interesimin e nxënësve. Motiv kryesor dhe përkushtimi për kontributin e dhënë në Eduino ishin video-prezantimet e mia, të cilat nuk i ndiqnin vetëm nxënësit e mi, por edhe nxënësit tjerë të interesuar. Ju rekomandoj edhe arsimtarëve të tjerë që të përgatisin video-prezantime për portalin Eduino, të mos druajnë se si do të dalin, sepse ne mësojmë nga njëri-tjetri dhe duke i parë ato, pasurojmë bibliotekën tonë me njësi të ndryshme mësimore nga lëndë të ndryshme, dhe është me rëndësi se nxënësit tanë kanë ku t’i gjejnë leksionet e nevojshme për ta.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Ardhmërinë e arsimit e shoh si një sfidë të madhe të gjeneratave tona. Mendoj se vetëm me një përkushtim të madh, në radhë të parë, me një përkushtim të atyre që krijojnë politikat e arsimit (Ministria e Arsimit, BZHA etj.), të cilët, duhet të kenë parasysh që të konsultohen me punonjësit e arsimit (profesorët, arsimtarët) për të vendosur arsimin në këmbë të shëndosha me qëllim që reformat të cilat duhet të bëhen të jenë të parësore dhe frytdhënëse. Mendoj se koha e pandemisë i ka nxjerrë në pah shumë dobësi të sistemit tonë arsimor.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
Eduino për mua është një mundësi e mirë në karrierën time si mësimdhënës, një përvojë e mirë, një motiv më tepër për të dhënë kontributin për nxënësit.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Një dritare për t’u takuar me nxënësit!
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Natasha Todorovska
Si Eduino Ambasador, kolegëve të mi do t’u rekomandoja që të bëhen pjesë e komunitetit EDUINO, nëse secili prej nesh incizon së paku një orë do të kemi një thesar të orëve edukative.
ambassador image
Shemsije Ajdari
Mësimi elektronik, si mënyrë moderne e të mësuarit, nuk do t'i plotësojë të gjitha kërkesat dhe nevojat e të mësuarit dhe të nxënësit, por është një pjesë e pashmangshme dhe plotësuese e të mësuarit tradicional.
ambassador image
Elena Tasheva
Gjatë pandemisë, kam shfrytëzuar në maksimum kohën time duke shkruar, përgatitur aktivitete, filmuar dhe dokumentuar.