ambassador image
Natasha Todorovska
Arsimtar i mësimit klasor
SHFK "Gjorgji Sugarev" - Manastir
Si edukatore do të them se jam e palodhshme, e përkushtuar, konsekuente, me motivim të pashtershëm, kreative dhe gjithmonë e gatshme për të ndjekur dhe aplikuar risitë në arsim
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Natasha Todorovska, mësimdhënëse klasore në SHFK “Gjorgji Sugarev” në Manastir. Këtë vit shënova 25 vjetorin e punës si mësimdhënëse klasore, njëkohësisht edhe fitova titullin mentor-mësimdhënëse e parë e shkollës, për të cilën jam veçanërisht krenare. Sigurisht për çdokënd është vështirë që ta përshkruajë dhe vlerësoje veten se çfarë edukatori është, supozoj se atë më së miri do ta bënin bashkëpunëtorët më të afërt, nxënësit dhe prindërit e gjeneratave të mëparshme dhe të tanishme. Por nëse do të veçoja disa cilësi për mua si edukatore do të them se jam e palodhshme, e përkushtuar, konsekuente, me motivim të pashtershëm, kreative dhe gjithmonë e gatshme për të ndjekur dhe aplikuar risitë në arsim.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Mund të veçoj shumë shembuj që më bëjnë krenare në punën time si edukatore. Punoj në një shkollë ku pjesa më e madhe e nxënësve janë me përkatësi kombëtare rome, një pjesë e madhe e të cilëve jetojnë në kushte të vështira. Është motiv i madh jo vetëm për mua, por edhe për të gjithë kolegët e mi që të arrijmë të krijojmë një ambient motivues për mësim dhe të mundësojmë rezultate të suksesshme te nxënësit në të gjitha shkallët e arsimimit. Çdo hap i tyre përpara na bën krenarë. Praktika ime më e mirë në arsim është që gjithmonë kam për qëllim të siguroj unitet, bashkëpunim dhe shoqërim të nxënësve të kombësive të ndryshme.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Motivimi dhe përkushtimi janë pjesë e natyrës sonë. Shpirti i njeriut, botëkuptimi dhe vizioni që e ka në sytë e tij e çojnë përpara. EDUINO u paraqit në momentin e duhur, kur neve mësimdhënësve dhe nxënësve na duhej ndihmë e madhe për ta realizuar mësimin online, sidomos për nxënësit e moshës më të vogël kur është më i rëndësishëm arsimimi i tyre. Gjatë incizimit të videoleksioneve është me rëndësi që ta keni ndjenjën se para jush janë nxënësit. Kishte momente kur unë deri sa i incizoja orët prisja që të dëgjoj edhe përgjigje nga monitori, me që tërësisht zhytesha në prezantimin e tyre. Prandaj, edhe pas orës së parë të incizuar, thjesht fitova dëshirë për të incizuar orën e dytë, tretë... nëntëmbëdhjetë, për klasën e parë, të dytë dhe të pestë. Si Eduino Ambasador, kolegëve të mi do t’u rekomandoja që të bëhen pjesë e komunitetit të madh EDUINO. Sepse nëse secili prej nesh incizon së paku një orë, do të kemi një thesar të orëve edukative që do të mbeten për gjeneratat e ardhshme. Me çdo orë të incizuar ne bëhemi edhe mentorë të mësimdhënësve të ardhshëm.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Arsimi është një organizëm. Me ndryshimin e shoqërisë, rritet dhe piqet edhe arsimi. Në sytë e mi arsimi është hallka kryesore e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në kualitetin e shoqërisë së re bashkëkohore ku çdo individ mund të shkëlqej me individualitetin, origjinalitetin e tij dhe mendimin progresiv. Reforma duhet të ketë patjetër, sepse çdo gjeneratë e re e nxënësve dhe mësimdhënësve ka pritshmëri të reja. Në të ardhmen, mësimdhënësin e shoh duke u përballur denjësisht me sfidat e reja dhe krenar për kualitetin e njohurive të nxënësve të tij. Njëherazi edhe një arsim që do të ofrojë njohuri të përhershme dhe të zbatueshme dhe që do të mundësojë të punojnë punëtorë kualitativë nëpër vendet përkatëse të punës.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO për mua përbën një platformë tejet të dobishme të një burimi të ri të njohurive që drejtpërdrejt e afron çdo përmbajtje nëpër shtëpitë e secilit, në sytë e secilit dhe e ndryshon kodin komunikues ndërmjet neve mësimdhënësve nga njëra anë dhe nxënësve dhe prindërve në anën tjetër.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Mjet progresiv për vendosjen e një mësimi të ri, të përhershëm, kualitativ dhe novator
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Zharko Aleksovski
Unë si ambasador do të vazhdoj të ndihmoj në krijimin e videove të reja dhe shpresoj që nxënësit do të jenë të kënaqur me ligjërimet dhe prezantimet e mia.
ambassador image
Vesna Pupuçovska
Mësova të përdor mjete të caktuara që nuk i kam përdorur më parë.
ambassador image
Ishak Osmani
Ju rekomandoj kolegëve të mi të punojnë më shumë, të kenë më shumë video-leksione dhe gjithçka që ju nevojitet për një mësim më të mirë dhe më cilësor.