ambassador image
Nusret Haziri
Arsimtar i matematikës
SHF "Hasan Tahsini" - f. Rogle
Si mësimdhënës, gjithmonë përpiqem që t’i motivoj nxënësit ta duan lëndën, sepse kur e mësojnë lëndën që e duan, arrijnë rezultate tejet të mira gjatë mësimit.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Nusret Haziri, mësimdhënës i matematikës në SHF “Hasan Tahsini”. Si mësimdhënës, gjithmonë përpiqem që t’i motivoj nxënësit ta duan lëndën, sepse kur e mësojnë lëndën që e duan, arrijnë rezultate tejet të mira gjatë mësimit.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Qëllimi im kryesor është që t’i nxis nxënësit të kenë mendim kritik. Ndjej një kënaqësi të veçantë kur do të vërej se nxënësit zgjidhin një problem matematikor në mënyra të ndryshme. Shpeshherë në klasë organizoj edhe kuize me karakter argëtues, që ua tërheqin vëmendjen të rinjve, e ku i përfshij moshat heterogjene të grupeve të nxënësve.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Motivi im kryesor janë nxënësit, ndërsa videoleksionet ekzistojnë që ata të kenë mundësi shtesë për të aplikuar mësimin në largësi. Kolegëve u rekomandoj që të inkuadrohen dhe të kontribuojnë, në këtë mënyrë pak nga pak do ta pasurojnë këtë pasuri – EDUINO .
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Mendoj se e ardhmja e arsimit duhet të studiohet mirë. Duke ndjekur përvojat e suksesshme të vendeve të zhvilluara në fushën e arsimit, duhet ta nxjerrim përvojën më të mirë, por ky është një proces shumë i kujdesshëm dhe i sofistikuar.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO për mua është një pasuri njohurish të cilat mund të shfrytëzohen lehtë nga largësia.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
PASURI!
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Violeta Popovska
EDUINO për mua përbën edhe një sfidë në karrierën time si mësimdhënëse, një përvojë e mirë ndryshe nga sfera e deritanishme e arsimit.
ambassador image
Zorica Parmaçka Velinski
Si arsimtare, është kënaqësi e madhe për mua që shkathtësitë dhe njohuritë e mia t'ua jap nxënësve.
ambassador image
Ishak Osmani
Ju rekomandoj kolegëve të mi të punojnë më shumë, të kenë më shumë video-leksione dhe gjithçka që ju nevojitet për një mësim më të mirë dhe më cilësor.