ambassador image
Ramiz Iljazi
Arsimtar i matematikës
SHFK "Besa" - Tetovë
Gjithmonë jam përpjekur të jem i mirë me nxënësit gjatë procesit mësimor dhe të mos bëj gabime, të jem një shembull i mirë për nxënësit. Profesioni i arsimtarit është me shumë vlerë për mua. Të jesh arsimtar do të thotë të jesh shembull për nxënësit dhe kolegët e rinj në procesin edukativo-arsimor.
Njihuni me EDUINO Ambasadorët tanë
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Ramiz Iljazi, arsimtar i lëndës së matematikës dhe informatikës në SHFK "Besa", Veshallë në Tetovë, me përvojë pune 28 vjeçare. Gjatë gjithë kohës që kam punuar si arsimtar i matematikës, gjithmonë jam përpjekur të punoj që nxënësit të marrin leksionin më të mirë. Gjatë punës sime si arsimtar, kam marrë pjesë në shumë seminare dhe trajnime të ndryshme, thjesht për të përmirësuar aftësitë e mia si arsimtar dhe për t'iu përshtatur reformave të ndryshme në arsim. Për mua, procesi edukativo-arsimor është i shenjtë dhe gjithmonë jam përpjekur të jap maksimumin. Gjithmonë jam përpjekur të jem i mirë me nxënësit gjatë procesit mësimor dhe të mos bëj gabime, në mënyrë që të jem shembull i mirë për nxënësit. Profesioni i arsimtarit është me shumë vlerë për mua. Të jesh arsimtar duhet të jesh shembull për nxënësit dhe për kolegët e rinj që janë të orientuar në procesin edukativo-arsimor. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj profesionin e arsimtarit, prandaj për çdo gjeneratë të re që orientohet të punojë në procesin edukativo-arsimor, ju sugjeroj që këtë profesion ta marrin si profesion zemre, sepse të qenit arsimtar është mision i shenjtë.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Puna ime e pandërprerë vetëm e vetëm që të arrij të jem i afërt me nxënësit. Sjellja ime e mirë ndaj nxënësve dhe kolegëve të tjerë. Respekti për profesionin e shenjtë i arsimtarit.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Duke parë që në muajin mars të vitit 2020, procesi arsimor u ndërpre për shkak të pandemisë COVID-19 dhe duke vërejtur se nxënësit dhe arsimtarët mbetën në një "rrugë pa krye" dhe nuk kishin idenë se çfarë të bënin më tej, dhe duke parë që vetëm Platforma Eduino kishte filluar me video-incizime, atëherë e pashë të arsyeshme që mundësisht edhe unë të kontribuoj me video-incizimet e mia për të ndihmuar nxënësit dhe kolegët e tjerë në të gjithë Maqedoninë e Veriut. Ndjehem i privilegjuar dhe krenar që kam bashkëpunuar me Platformën Eduino dhe besoj që bashkëpunim im do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
E ardhmja e arsimit në Republikën e Maqedonisë Veriore do të jetë e suksesshme vetëm nëse arsimtari dhe nxënësi janë në nivelin më të lartë të shoqërisë. Nëse politika largohet nga arsimi, atëherë arsimi ka një të ardhme të ndritur.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
Një bibliotekë elektronike që do t’u ndihmojë mësuesve dhe nxënësve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Një platformë e përgatitur mirë. Duhet të plotësohet me materiale të ndryshme që të mund të ndihmojë në procesin arsimor.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Goran Cvetkoski
“Si edukator, është kënaqësi e madhe për mua që aftësitë dhe njohuritë e mia t’ua jap nxënësve".
ambassador image
Svetllana Bobevska
Si mësuese e re, kur fillova të punoj, isha shumë entuziaste dhe pranova çdo risi në arsim, dhe përmes krijimtarisë sime e aplikova në mësim.
ambassador image
Marija Bogatinovska
Më tërhoqi vetë koncepti i EDUINO, fakti që kishim mundësinë të bënim diçka që do të mbetej si vlerë e qëndrueshme si për nxënësit, po ashtu edhe për kolegët tanë.