ambassador image
Svetllana Bobevska
Arsimtar i mësimit klasor
SHFK "Bllazhe Koneski" - Veles
Motivimi im ishte të krijoj mësime digjitale që do të përdoren nga nxënësit dhe mësuesit, me të cilat do të lë gjurmë të përhershme me punën time. Ju rekomandoj mësuesve të rinj të përfshihen në aktivitete të tilla, të mos dorëzohen në dështimin e parë, sepse me këmbëngulje dhe qëndrueshmëri do të bëhen mësues të suksesshëm.
Njihuni me EDUINO Ambasadorët tanë
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Svetlana Bobevska, arsimtare në SHFK "Blaze Koneski" në Veles. Duke ndjekur inovacionet, përplotësoj dhe përsos dijen time si arsimtare. Në këtë mënyrë mund të jem një mësimdhënëse e shekullit 21, dhe vetë procesi i inovacioneve nuk është vetëm risi, por edhe ndryshim i rolit të arsimtarit, i cili do të harmonizohet me mundësitë e shkollës, interesin dhe aftësitë e nxënësve, veçanërisht në digjitalizimin e sotëm të arsimit. Pandemia, përveç shumë gjërave negative, solli edhe dritë në procesin arsimor digjital.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Si arsimtare e re, kur fillova të punoj, isha shumë entuziaste dhe pranova çdo risi në arsim dhe e zbatova përmes kreativitetit tim në mësimdhënie. Doja të kisha njohuri si sot, por njeriu mëson gjithë jetën. Kjo është motoja jonë - të mësuarit gjatë gjithë jetës, prandaj jam ajo që jam sot: një edukatore e cila me dashamirësi i ndan njohuritë e veta me arsimtarët tjerë.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Unë, për nga natyra jam një person që pranon sfida dhe nuk dorëzohet lehtë derisa të përmbush qëllimin që vë vetes, prandaj edhe tani e pranova sfidën, edhe pse nuk e dija me çfarë po përballesha. Motivimi im ishte të përgatis mësime digjitale që do të përdoren nga nxënësit dhe arsimtarët, duke lënë kështu gjurmë të qëndrueshme në punën time. U sugjeroj mësuesve të rinj të përfshihen në aktivitete të tilla dhe të mos dorëzohen në rast të ndonjë mossuksesi në fillim, sepse me këmbëngulje dhe qëndrueshmëri do të bëhen arsimtar të suksesshëm.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Modernizimi i arsimit po shkon kah digjitalizimi dhe mësimi në distancë, i cili po funksionon në botë tanimë një kohë të gjatë. Shpresoj që EDUINO të rritet në një bashkësi të burimeve digjitale për arsimim në vendin tonë, ku ne si ekip do të kontribuojmë me entuziazmin dhe përkushtimin tonë në punë.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO është një familje e madhe digjitale me shumë anëtarë, të cilët kontribuojnë në suksesin e saj.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Arsim digjital.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Ishak Osmani
Ju rekomandoj kolegëve të mi të punojnë më shumë, të kenë më shumë video-leksione dhe gjithçka që ju nevojitet për një mësim më të mirë dhe më cilësor.
ambassador image
Gonxhe Ejubi
Motivimi im që kontribuoi për njohjen time që të jem pjesë e Eduino Ambasadorit, në fakt është sukses i nxënësve.
ambassador image
Shemsije Ajdari
Mësimi elektronik, si mënyrë moderne e të mësuarit, nuk do t'i plotësojë të gjitha kërkesat dhe nevojat e të mësuarit dhe të nxënësit, por është një pjesë e pashmangshme dhe plotësuese e të mësuarit tradicional.