ambassador image
Simona Tasheva
Absolvent i edukimit special dhe rehabilitimit
Edukimi është shumë i rëndësishëm, dhe EDUINO është pjesë e arsimit. EDUINO është një program që ndihmon në mësimin dhe sigurimin e aftësive të nevojshme për jetën në shoqëri, si dhe mbështetjen e kreativitetit dhe inovacionit, të cilat ndihmojnë në zhvillim. Hartimi i këtij programi ndihmon shkollat ​​të përgatiten dhe përshtaten për të gjitha sfidat e reja.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Emri Simona Tasheva, jam absolvente për edukim dhe rehabilitim special. Jam me origjinë nga Negotina, por jetoj në Shkup. Edukimi im përqendrohet më së shumti tek njerëzit me zhvillim atipik. Në trajnim marr pjesë si interpretues i gjuhës së shenjave. Mënyra ime e edukimit është zakonisht të stimuloj zhvillimin motorik, zhvillimin njohës, si dhe zhvillimin e të folurit dhe dinamikës së tij. Momentalisht punoj me orë individuale dhe jam shoqëruese e fëmijëve në arsimin fillor. Gjithashtu, jam themeluese e faqes për fëmijë "Biblioteka kreative për fëmijë". Kjo është një faqe ku ndajmë këshilla dhe ide të ndryshme për fëmijë. Qëllimi është t’i motivojmë fëmijët dhe prindërit në mënyrë interesante dhe argëtuese për të arritur qëllimin e dëshiruar dhe rezultatin që ata dëshirojnë.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Në arsim u përfshiva si shoqëruese një vit më parë, si praktikant gjatë studimeve. Detyra ime ka qenë gjithmonë edukimi dhe rehabilitimi i fëmijëve. Tanimë një periudhë të caktuar punoj me fëmijë dhe, kur punoj, pjesa më e madhe e ditës së punës përqendrohet tek ata, në edukimin e tyre. Fëmijët, çdo ditë janë një burim i ri njohurish dhe emocionesh, gjë që e bën jetën time të përditshme më të plotë. Gjithsesi, kam përdorur shumë metoda dhe teknika këtu, aiç janë terapi aba, terapi arti, terapi muzikore, terapi me gjel sheqeri (Lollipop), burime interneti dhe shumë metoda të tjera. Do të doja të kisha më shumë informacion dhe kurse, më shumë teknika dhe portale që do ta lehtësonin përditshmërinë e edukatorëve të tjerë, mësuesve, si dhe vetë prindërve, për një punë më të lehtë. Për të gjitha këto më është dashur të marr njohuri kryesisht nga portalet që janë në anglisht ose gjuhë të tjera, kështu që do të ishte mirë të kisha më shumë ushtrime dhe të dhëna në maqedonisht.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Kur u regjistrova në kolegj, nuk e dija peshën e vërtetë të punës sime. Kërkon durim, punë të palodhur, nerva dhe, sigurisht, këmbëngulje. Shpesh takoja fëmijë dhe prindër që ankoheshin se nuk kishin informacion të mjaftueshëm për arsimin, se gjatë ditës së punës ishte e vështirë për ta kur duhej të zgjidhnin dhe të krijojnë lojëra vetë, dhe kështu gjithçka filloi. Gjithçka filloi si një sfidë: kur filloi mbyllja, prindërit kishin nevojë për më shumë informacion, ide, lojëra. Dhe, gjatë pandemisë, pasi koncepti i punës ndryshoi plotësisht, kur gjërat u vështirësuan edhe më shumë, arrita tek ajo që kisha menduar për një kohë të gjatë - si të ndihmoja, si t'ua bëja më të lehtë atyre, si t'i motivoja fëmijët dhe, natyrisht, gjatë pandemisë t’i bëjë të ndjehen bukur, argëtues dhe të suksesshëm. Kështu që hapa faqen "Biblioteka kreative për fëmijë". Ishte gjithçka bukur, por mua më mungonte diçka dhe pastaj pashë idenë e EDUINO-s - një program që kontribuoi për gjithçka që kisha imagjinuar. Atë ditë vendosa të bëj sa më shumë ide interesante për fëmijët dhe t’i bashkangjitem programit. Vendosa të rrezikoj, të dëgjoj dhe të mësoj. Kjo është arsyeja pse unë ju rekomandoj që të gjithë të jenë këmbëngulës dhe të qëndrueshëm në atë që duan të arrijnë, sepse qëndrueshmëria është në gjysmën e rrugës për te ideja.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Arsimi është shumë i rëndësishëm, dhe EDUINO është pjesë e arsimit. EDUINO është një program që ndihmon në mësimin dhe sigurimin e aftësive të nevojshme për jetën në shoqëri, si dhe mbështetjen e kreativitetit dhe inovacionit, të cilat ndihmojnë në zhvillim. Hartimi i këtij programi ndihmon shkollat ​​të përgatiten dhe përshtaten për të gjitha sfidat e reja.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
Një platformë që ndihmon në zhvillimin e fëmijëve dhe në shprehjen e tyre të drejtë, krijimin dhe zhvillimin e tyre. Plotëson gjithçka që i mungon burimit të njohurive të një fëmije. Ndihmon dhe lehtëson të gjitha kërkesat përmes portaleve të ndryshme, të vendosura në një portal.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Inovacione.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Sonja Trifunovska
Regjistrimi i video-leksioneve për portalin EDUINO për mua ishte një nga praktikat më të mira që kam në përvojën time si mësuese.
ambassador image
Vesna Pupuçovska
Mësova të përdor mjete të caktuara që nuk i kam përdorur më parë.
ambassador image
Violeta Popovska
EDUINO për mua përbën edhe një sfidë në karrierën time si mësimdhënëse, një përvojë e mirë ndryshe nga sfera e deritanishme e arsimit.