ambassador image
Violeta Popovska
Mësimdhënës klasor
SHFK "Vera Jociq" - Shkup
Çdo profesion nëse e doni - e punoni me shumë dashuri. Mundësia për të punuar me nxënës, për t’ua bërë mësimin sa më interesant, që ta duan shkollën, të bëhen personalitete të mrekullueshme, përbën për mua një sfidë, por edhe përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Violeta Popovska, mësimdhënëse klasore në SHFK “Vera Jociq” - Hipodrom, Shkup me përvojë pune 20 vjeçare. Për veten time do të them se jam edukatore e cila ndryshimet e shpejta në shoqëri dhe arsim i pranon dhe i përjeton si sfidë për përsosje personale, përmes së cilës vihet një shenjë e qartë në krijimin e personaliteteve të përgatitura për të ardhmen e tyre. Kështu, edhe incizimi i videoleksioneve të EDUINO-s për mua ishin një sfidë ku fillova me incizimin e orëve që në fillim. Çdo profesion nëse e doni - e punoni me shumë dashuri. Mundësia për të punuar me nxënës, për t’ua bërë mësimin sa më interesant, që ta duan shkollën, të bëhen personalitete të mrekullueshme, përbën për mua një sfidë, por edhe përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Edukatori i mirë patjetër duhet të jetë në rrjedhë me trendët arsimore bashkëkohore, qartë nxënësve t’ua përcjellë materien në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme, të jetë i drejtë me të gjithë nxënësit, t’i dojë nxënësit, të vendosë bashkëveprim të mirë me to, t’i përcjellë aftësitë dhe dëshirat e tyre. Përmes bashkëveprimit me to arrij që t’ua afroj të gjitha lëndët mësimore, por edhe t’i nxis për ta rritur interesimin për hulumtim dhe mësim për tërë atë që është e rëndësishme ta dhe që i rrethon ata.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
EDUINO për mua përbën edhe një sfidë në karrierën time si mësimdhënëse, një përvojë e mirë ndryshe nga sfera e deritanishme e arsimit. Do të doja t’u rekomandoj kolegëve tjerë që të mundohen të japin kontributin e tyre për pasurimin e kësaj biblioteke, t’i shndërrojnë njohuritë e tyre në video leksione kualitative me ç’rast edhe do t’u ndihmojmë nxënësve që të mësojnë në mënyrë të pavarur, por edhe mësimdhënësve që të fitojnë ide të reja për realizimin e orëve të tyre.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
E ballafaquar me sfidën si Eduino Ambasador, arsimin në të ardhmen e shoh si një sfidë me ide të mia novatore nga sfidat e reja të zbuluara. Si Eduino Ambasador do të vazhdojë me krijimin e videoleksioneve të reja prej të cilave do të mësojnë nxënësit dhe shumë gjenerata të ardhshme, përmes të cilave do të fitojnë njohuri, shkathtësi dhe aftësi të reja. Do të mundohem që përvojën e fituar t’ua përcjell edhe kolegëve të mi, si dhe të kontribuoj në përparimin e arsimit tonë.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO përbën mjet modern për arsim bashkëkohor që ballafaqohet me të gjitha sfidat. Përmbledhje të praktikave të mira ku nxënësit mund të mësojnë në mënyrë të pavarur, vend ku mund të ndahen ide, të shkëmbehen përvoja ndërmjet nxënësve, të gjinden aktivitete të mira të cilat deri më tani nuk i kemi pasur si resurse në një vend. Platformë për bashkëpunim profesional dhe shkëmbim të njohurive dhe përvojave të edukatorëve, me qëllim krijimin e resurseve dhe pasurimin e aftësive të mësimdhënësve.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Bibliotekë
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Shemsije Ajdari
Mësimi elektronik, si mënyrë moderne e të mësuarit, nuk do t'i plotësojë të gjitha kërkesat dhe nevojat e të mësuarit dhe të nxënësit, por është një pjesë e pashmangshme dhe plotësuese e të mësuarit tradicional.
ambassador image
Jasmina Muriq
Ishte kënaqësi të krijoja një shumëllojshmëri aktivitetesh edukative dhe video leksionesh që do të jenë në dispozicion për të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit.
ambassador image
Tinka Paliniq
EDUINO më inkurajoi të mendoj në mënyrë kritike dhe të zbatoj përvojat dhe njohuritë e fituara në mësimdhënie.