ambassador image
Emilija Stojanovska
Arsimtar i gjuhës angleze
SHFK "Braqa Miladinovci" - f. Miladinovci, Ilinden
Do ta përshkruaja veten si mësimdhënëse e përkushtuar, kreative dhe e durueshme, njëkohësisht edhe si person i palodhur në procesin e zhvillimit dhe përsosjes profesionale. Gjegjësisht, do të them se vazhdimisht vendos qëllime të reja të cilat i realizoj në mënyrë të palodhur. Një karakteristikë tjetër kryesore për mua si edukatore është ajo që fëmija brenda meje ende jeton dhe është aktiv.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Emilija Stojanovska dhe tanimë 12 vite punoj në shkollën fillore “Braqa Milladinovci” në fshatin Milladinovcë të komunës së Ilindenit. Jam nga Shkupi dhe ligjëroj gjuhën angleze. Që në fillim kur kam filluar me punë, m’i dhanë orët e mësimit klasor dhe në pjesën më të madhe të kohës punoj me nxënës më të vegjël me vetëm vetëm disa orë në mësimin lëndor. Do ta përshkruaja veten si mësimdhënëse e përkushtuar, kreative dhe e durueshme, njëkohësisht edhe si person i palodhur në procesin e zhvillimit dhe përsosjes profesionale. Gjegjësisht, do të them se vazhdimisht vendos qëllime të reja të cilat i realizoj në mënyrë të palodhur. Një karakteristikë tjetër kryesore për mua si edukatore është ajo që fëmija brenda meje ende jeton dhe është aktiv. Më pëlqejnë ngjyrat, laramania, llojllojshmëria, muzika, vizatimet, lojërat... e gjithë kjo më ndihmon që të afrohem më shumë me nxënësit e mi të ri dhe ta përfitoj vëmendjen e tyre gjatë orëve. Shpërblimi dhe mirënjohja më e madhe për punën dhe mundin tim janë buzëqeshjet e sinqerta të fëmijëve, shkëlqimi i syve pas mbarimit të orës ose aktivitetit dhe dëshira e tyre për të mësuar më tepër. Gjithashtu, do të shtoja se nuk frikohem nga kritika ose çfarëdo vërejtje, madje përpiqem që gjithë këtë ta shndërroj në burim të ri të njohurive dhe përsosjes. Më e rëndësishme është që përpiqem që çdo situatë ta shndërroj në mundësi për zhvillim profesional, qoftë ajo mbledhje formale, seminar ose bisedë joformale me kolegët ose reflektim pas mbarimit të orës.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Mendoj se nuk mund të definoj se cila punë më ka bërë të jem edukatorja që jam sot. Por konsideroj se ajo është një proces afatgjatë që në fakt nuk përfundon kurrë, meqë gjithmonë mund të bëhemi një version më i mirë i vetvetes edhe si personalitete por edhe konkretisht si mësimdhënës. Sigurisht që mënyra se si ndryshon bota i imponon ndryshimet në çdo segment të jetës. Ekzistojnë disa gjëra që më kanë ndihmuar të kuptoj se e rëndësishme është që të punohet me vetveten dhe çfarë do të thotë të jesh mësimdhënëse e mirë:
1.Nëna ime – profesoreshë e gjuhës angleze me përvojë dhe merita të mëdha në profesion e që fillimisht ishte edhe arsyeja për përzgjedhjen e profesionit.
2.Seminaret dhe trajnimet në fillim të karrierës – një pjesë të tyre i kam financuar vetë, një pjesë janë organizuar nga BZHA ose të përkrahura nga shkolla, por ishin shumë të rëndësishme për mua si mësimdhënëse – praktikante që ta orientoj në drejtimin e duhur kreativitetin tim dhe ta kuptoj rëndësinë e përsosjes.
3.Bashkëpunimi me Këshillin Britanik nga Kanadaja –rastësisht një përfaqësues i tyre më kontaktoi pasi i kishte parë idetë e mia për orët që i kisha shënuar në blogun tim. Ky bashkëpunim rezultoi me incizimin e orëve për kursin e tyre online. Për mua ajo ishte një mirënjohje e vlefshme për punën dhe përpjekjet e mia si një konfirmim i rëndësishëm se mënyra e punës që unë e praktikoj është kualitative dhe inventive.
4.Bashkëpunimi me Fakultetin Filologjik, grupin e gjuhës dhe letërsisë angleze – Falënderim i veçantë për profesoreshën Elena Onçevska Ager, e cila si një entuziaste e madhe me një përkushtim të pafund në punën e saj më mësoi se gjithçka mund të jetë mundësi për zhvillim profesional. Çdo bashkëpunim me të më mbush me energji dhe ide për diçka të re dhe do të shtoja se aq sa mësojnë prej meje studentët e saj gjatë pjesëmarrjeve në ligjërata, aq mësoj edhe unë prej tyre gjatë diskutimeve të tyre për orët e mia.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Këtë e kuptova si një sfidë shtesë. Mësimi online më bëri që të mendoj krejtësisht ndryshe. Përkatësisht sa është e rëndësishme që të jemi në hap me kohën dhe sa duhet ta zgjerojmë horizontin tonë. Siç përmenda edhe më parë, puna me nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt ishte arsye për mua që të krijoj videoleksione që do të jenë mjaft interesante, tërheqëse dhe edukative për fëmijët e kësaj moshe. Pasi fillova, më nuk mundja të ndalem.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Konsideroj se nevojiten ndryshime të mëdha në arsimin tonë, në shumë aspekte. Por, më e rëndësishmja për momentin është që të kthehet dëshira e mësimdhënësve për ta punuar punën e tyre dhe kthimi i reputacionit në sytë e nxënësve dhe prindërve. Konsideroj se ekziston një kuadër shumë kualitativ në vendin tonë, por thjeshtë nuk mund të vijë në shprehje. Nuk ka mënyrë se si të promovohet, por njëkohësisht nuk fiton kurrfarë merita ose mirënjohje për punën e vet, e gjithë kjo rezulton me humbjen e motivimit për të realizuar atë. Konsideroj se të jesh Eduino Ambasador është një mundësi për t’i treguar publikut se në vendin tonë ka shumë mësimdhënës kualitativ që e punojnë punë e tyre shkëlqyeshëm, e njëkohësisht të jesh edhe motiv për të gjithë kolegët të cilët ndoshta ndihen të pafuqishëm për t’u spikatur, përkatësisht për t’i treguar kualitetet e tyre dhe të dëshmohen si profesionist të mëdhenj. Së këndejmi, nëse kuadri është i motivuar, dëgjohet zëri i tij dhe i jepen mundësi për përsosje, mendoj se arsimi vazhdimisht do ta marrë atë formë që edhe duhet ta ketë.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO për mua është një kënd i cili që prej shumë kohësh i është nevojitur ambientit tonë dhe për të cilin mendoj se ende shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se çfarë përmasa ka dhe çfarë përbën. Është një hapësirë ku mësimdhënësit përfundimisht janë në rend të parë, një vend ku mund të ndahen ide, të mësohet diçka e re, të jepet dhe merret përkrahje. Vend ku mund t’i thoni të gjitha hamendjet tuaja në lidhje me punën dhe të fitoni ide dhe përkrahje të shkëlqyeshme për to. EDUINO është diçka që duhet të ngrihet në diçka ende më të mrekullueshme.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Zhvillim profesional.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Svetllana Bobevska
Si mësuese e re, kur fillova të punoj, isha shumë entuziaste dhe pranova çdo risi në arsim, dhe përmes krijimtarisë sime e aplikova në mësim.
ambassador image
Sanja Aleksoska
EDUINO është një nxitje për kërkim dhe përdorim të strategjive më të mira që ndjekin sfidat globale në punën edukative.
ambassador image
Qemajledin Emini
Tani kemi shumë mundësi për të përmirësuar arsimin, por kërkesat sot janë më të mëdha, që do të thotë se puna mbetet përparësi për rezultate të mira.