ambassador image
Kadrije Arifi
Arsimtar i matematikës
SHF "7 Marsi" - f. Opajë
Është më e rëndësishme në zhvillimin tim profesional është fakti që në periudhë të shkurtër kohore, u përpoqa që të bashkëpunoj me mësimdhënës me përvojë, me qëllim të adaptimit të metodave mësimore për secilin nxënës.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Kadrije Arifi nga fshati Opajë, komuna e Likovës dhe jam mësimdhënëse e matematikës në SHF “7 Marsi”. Si mësimdhënëse, përpiqem që të njihem më mirë me nxënësit duke ndjekur zhvillimin dhe njohuritë e tyre. Më pëlqen puna me fëmijë dhe besoj se arsimi ka fuqi për ta ndryshuar jetën.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Ende nuk jam mësimdhënëse me përvojë të madhe, por ajo që është më e rëndësishme në zhvillimit tim profesional është fakti që në periudhë të shkurtër kohore, u përpoqa që të bashkëpunoj me mësimdhënës me përvojë, me qëllim të adaptimit të metodave mësimore për secilin nxënës.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Në fillim kur u krijua portali EDUINO, nuk kisha shumë informata për procesin e përpunimit të videoleksioneve dhe kjo më dukej pak e vështirë. Por, kur u shpall thirrja e dytë, desha të bëj diçka që do të mbetet për shumë gjenerata. Kuptohet, motivi kryesor janë nxënësit. Rekomandimi imë është që të përpiqet çdo mësimdhënës, sepse kjo është për të mirën e nxënësve.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Si Eduino Ambasador, të ardhmen e shoh si mësimdhënës që vazhdimisht përpiqet të gjejë strategji novatore dhe të përshtatshme, si dhe modele të ligjërimit gjatë mësimit.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO është një platformë përmes të cilës mësimdhënësit mund t’i shfrytëzojnë idetë e tyre kreative për të krijuar materiale edukative. EDUINO ishte gjëja më e mirë gjatë kohës së pandemisë, sepse ishte platformë që u mundësoi nxënësve që të mos jenë tërësisht të ndarë nga libri dhe procesi edukativ-arsimor. EDUINO është vendi ku nxënësit mund t’i takojnë mësimdhënësit në çdo kohë.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Bibliotekë
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Silvana Boskovska Qulavkovska
Motivimi më i madh për pjesëmarrje dhe kontribut në EDUINO ishte mundësia për të mbledhur ide të reja për aktivitete që do të realizoj në lojëtoren time.
ambassador image
Zaklina Ristovska
Unë krijoj vazhdimisht situata autentike, në mënyrë që nxënësit të kuptojnë se ajo që ata mësojnë dhe do të mësojnë do të jetë e nevojshme dhe e dobishme në jetë.
ambassador image
Renata Maksimova
Për mua, procesi mësimor nuk është final me përfundimin e arsimit formal, por është diçka që zgjat gjithë jetën.