ambassador image
Sonja Trifunovska
Mësimdhënës klasor
SHFK "Goce Dellçev" - Tetovë
EDUINO nxiti shpirtin tim krijues dhe më dha përvojën e nevojshme për t'u ndjerë krenar për punën time si mësuese e klasave të ulëta. Prandaj, ju rekomandoj mësuesve t'i bashkangjiten familjes EDUINO dhe me potencialin dhe njohuritë e tyre të ndihmojnë në krijimin e materialit arsimor cilësor që do të ndihmojë të mësuarit te brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.
Njihuni me EDUINO Ambasadorët tanë
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Sonja Trifunovska, punoj si mësuese e klasave të ulëta SHFK "Goce Delchev" në Tetovë. Unë, që si fëmijë kisha dëshirë të bëhem mësuese, të gjitha shtigjet që i zgjodha në jetë qenë në funksion të dëshirës sime. E dija saktësisht se çfarë po mësoja dhe pse. Kjo dëshirë u rrit në një dashuri të madhe për punën edukativo-arsimore dhe dëshirën e madhe për mësim të vazhdueshëm për të qenë një mësuese cilësore. Në qendër të vëmendjes sime është nxënësi si individ që zotëron potencial që duhet të zhvillohet. Unë e kuptoj punën time si mision për të gjetur mënyra për të marrë maksimumin nga secili fëmijë, prandaj zgjedh qasje të ndryshme kreative në arsim përmes të cilave të mësuarit për fëmijën bëhet kuriozitet, lojë dhe hulumtim i zbatueshëm në jetën e përditshme dhe, jo detyrë e imponuar që duhet të kryhet. Pikërisht ky mendim udhëzues më drejtoi që të shkruaj tregime edukative përmes të cilave nxënësit do të motivohen për të mësuar vetë. U botua tregimi im i parë edukativ me detyra digjitale me titull: "Pjetri mëson për ushqimin e shëndetshëm".
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Përgatitja e video-leksioneve për platformën EDUINO për mua ishte një nga praktikat më të mira në përvojën time si mësuese, sepse për të bërë mësimin, për të arritur interaktivitetin me nxënësit për t'i motivuar që të mësojnë, duhej të krijoja metoda të ndryshme, të zbatoj teknika të ndryshme dhe të përdor më shumë mjete digjitale. Për çdo leksion të radhës unë isha më e pasur në përvojë dhe leksionet i bëja gjithnjë e më të mira. Çelësi për të qenë një mësues i mirë qëndron në dashurinë për punën dhe përvojën. Sot ndihem shumë më e sigurt në punën time pikërisht për shkak të përvojës.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Me fillimin e pandemisë, zbulova një tipar të rëndësishëm në veten time si edukatore, i cili më ndihmoi të jem i palodhur në punën time, dhe kjo është qëndrueshmëria dhe këmbëngulja e madhe në gjithçka që bëj. Unë jam ndër pionierët e EDUINO-s, sepse u paraqita menjëherë, në thirrjen e parë për orë mësimore, dhe vazhdimisht i përgatisja leksionet, por edhe në thirrjen e parë për aktivitete lojërash. Kam përgatitur 18 video-leksione për nxënësit nga klasa e dytë deri në klasën e pestë dhe 9 aktivitete të lojërave së bashku për fëmijët nga 3 deri në 10 vjeç. Xhirimi i video-leksioneve ishte një sfidë e madhe për mua dhe një fushë në të cilën unë duhej të dëshmohesha si mësuese kreative dhe të kontribuoj për zhvillimin më të mirë të mësimit në distancë. Isha veçanërisht e lumtur që me mësimet arrita te nxënësit në të gjithë vendin tonë, rashë në kontakt me shumë mësues, por edhe me shumë prindër, të cilët shprehën mirënjohjen e tyre për punën time dhe më inkurajuan që të vazhdoj me xhirimet. Në leksione vura theks të veçantë në shkathtësitë, sepse në fillim kishte leksione të tilla, dhe unë doja t’i nxis nxënësit që të ushtrojnë më shumë, të vallëzojnë, të këndojnë, të luajnë në ndonjë instrument muzikor, të pikturojnë dhe të bëjnë aktivitete të ngjashme praktike së bashku me mua dhe, ia arrita. Kam marrë shumë video-mesazhe përmes të cilave i shikoja nxënësit se si mësonin nga leksionet mia. EDUINO më nxiti shpirtin tim krijues dhe më dha përvojën e nevojshme për t’u ndjerë krenare për punën time si mësuese në klasë. Prandaj, ju rekomandoj mësuesve të bashkohen me familjen EDUINO dhe të tregojnë potencialin dhe njohuritë e tyre në përgatitjen e materialit arsimor cilësor, që do t'i ndihmojë në mësim gjeneratat e sotme dhe të ardhshme.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Arsimi duhet të jetë shtyllë e shoqërisë, ndërsa arsimtari një figurë kryesore në zhvillimin e saj, sepse mënyra se si do të zhvillohet shoqëria varet nga brezat që do të edukohen dhe arsimohen. Besoj se e ardhmja e arsimit do të thotë investim në zhvillimin profesional të arsimtarëve dhe ndryshimin e pozicionit të tyre në një person me autoritet, i cili do të vlerësohet dhe respektohet; sigurimi i kushteve më të mira në shkolla, në të cilat do të ketë një atmosferë të këndshme dhe stimuluese për mësim, inkluziviteti dhe ndërkulturalizmi, integrimi dhe digjitalizimi, të gjitha për përparimin e vazhdueshëm të nxënësve dhe zhvillimin e tyre në personalitete të përgatitura për t'u përfshirë në sfidat shoqërore.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO për mua është një bërthamë arsimore që bashkon të gjithë aktorët e interesuar në procesin edukativo-arsimor: arsimtarët, nxënësit, prindërit, bashkëpunëtorët profesionistë dhe ushqen përparimin arsimor të të gjithëve. Arsimtarët kanë mundësinë të fitojnë përvojë duke përgatitur leksione dhe veprimtari edukative, duke rritur zhvillimin dhe aftësitë e tyre profesionale përmes uebinarëve dhe videove duke përdorur mjete arsimore. Bashkëpunëtorët profesionistë, gjithashtu kanë mundësinë për avancim të vazhdueshëm profesional përmes përgatitjes dhe ndjekjes së uebinareve. Prindërit kanë mundësinë t’i ndjekin uebinarët dhe të mësojnë se si të veprojnë në situata të ndryshme me fëmijët e tyre dhe të jenë mbështetja e tyre në procesin arsimor, ndërsa për nxënësit është e rëndësishme baza e madhe e video-leksioneve dhe aktiviteteve edukative të lojërave me të cilat do të arrin sukses.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Zhvillimi.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Gonxhe Ejubi
Motivimi im që kontribuoi për njohjen time që të jem pjesë e Eduino Ambasadorit, në fakt është sukses i nxënësve.
ambassador image
Gordana Naumovska Trajkoska
Jam e lumtur që klasa ime është gjithmonë e mbushur me kreativitet, solidaritet, barazi dhe miqësi mes të gjithë nxënësve.
ambassador image
Atinula Niçova
Lojëtorja është një mjedis i sigurt dhe stimulues, gjëja më e rëndësishme është që fëmijët të ndihen të rëndësishëm, të dashur dhe të pranuar pa kushtëzime në grupin edukativ.