Pyetjet e
shtruara
më shpesh

KATËGORIT
Çfarë është portali kolektiv EDUINO?
Portali kolektiv për përmbajtje digjitale, bashkëpunim dhe zhvillim profesional është një hapësirë digjitale që përmban një numër të madh të burimeve arsimore, lojërave dhe aktiviteteve edukative për të mbështetur procesin edukativo-arsimor.
Cili është dallimi midis portalit kolektiv dhe platformave EDUINO?
Bashkësia EDUINO - është lidhja kryesore e të gjitha platformave EDUINO. Vendi kryesor ku ofrohet informacioni dhe nga ku përdoruesit hyjnë në platformat e ndara (p.sh.-mësimi në EDUINO) është portal kolektiv. Gjithashtu, portali kolektiv mundëson sinkronizimin përmes sistemit unik të profilizuar të të gjitha platformave EDUINO, i cili mundëson shkallëzimin dhe rritjen e papenguar të të gjitha burimeve dhe materialeve.
Çfarë janë Ambasadorët Eduino?
Iniciativa Ambasadorët-EDUINO është dizajnuar për të vlerësuar publikisht punën e palodhur dhe kontributin vetëmohues të mësuesve dhe kontribuesve më të përkushtuar në portalin kolektiv EDUINO.
Si mund të bëhem Ambasador Eduino?
Ambasadorët e EDUINO-s zgjidhen sipas kritereve të përcaktuara nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe në bazë të proceseve statistikore të bëra nga ekipi i EDUINO-s. Kriteret vendosen bazuar në vlerat e përcaktuara mesatare në përputhje me numrin e përgjithshëm të materialeve të marra deri në momentin e ndarjes. Ju mund të mësoni më shumë rreth kritereve dhe procesit në platformën Ambasadorët-EDUINO.
Cili është qëllimi i projektit?
Qëllimi i projektit është, mbi të gjitha, krijimi i një mjedisi që mundëson përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies përmes kreativitetit dhe inovacioneve. Ky mjedis bazohet në parimet e krijimit të bashkëpunimit dhe ndërtimit të një bashkësie profesionale.
Kujt i dedikohet projekti?
Projekti ju dedikohet punonjësve të arsimit, fëmijëve, nxënësve dhe arsimtarëve.
A mund të bashkëpunojnë organizatat dhe kompanitë tjera me platformën Eduino?
EDUINO bazohet në parimet e bashkëpunimit. Sipas kësaj, ne jemi të hapur për çdo lloj sugjerimesh, idesh për bashkëpunim, rrjetëzim dhe veprim të përbashkët për një arsim më të mirë.
Cilat organizata dhe partnerë qëndrojnë pas këtij projekti dhe kush e mbështet?
  • Projekti financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së Britanisë së Madhe në Shkup. Projekti realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së e Arsimit dhe Shkencës, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe UNICE-it.
  • Projekti zbatohet nga Laboratoria për Inovacione Sociale, SmartAp.
  • Dizajni teknik dhe mirëmbajtja e faqes në internet është rezultat i punës së Synrg Software.

INFORMACIONET PËR KONTAKT

EDUINO-portal kolektiv
eduino@innovationlab.mk
Zhvillimi i fëmijërisë së hershme EDUINO
Së shpejti
platforma mësimore - EDUINO
Video-leksione: help@innovationlab.mk
Mbeshtetja teknike: help@innovationlab.mk
Problemi i certifikatës: sertifikat@innovationlab.mk
Uebinarët: webinar@innovationlab.mk
Marketingu: marketing@innovationlab.mk