EDUINO-Ambasadorët është iniciativë e portalit kolektiv me përmbajtje
arsimore digjitale EDUINO, i cili u krijua në mars të vitit të kaluar për
shkak të pandemisë si zgjidhje për nevojën e mësimit në distancë.

Nisma nënkupton njohjen publike të mësuesve që inçizuan më shumë video dhe
përgatitën më shumë aktivitetet për të luajtura në shtëpi.

“Për herë të parë, po u shprehim mirënjohje publike mësuesve të cilët janë
forcë shtytëse e arsimit, e me këtë edhe e shoqërisë. Përmes kësaj
iniciative ne duam të shprehim mirënjohjen tonë të pamasë për të gjithë
ata që kanë dhënë mund të madhe, kohë dhe njohuri në krijimin e video
leksioneve dhe aktiviteteve arsimore për arsimin parashkollor, fillor dhe
të mesëm.”

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski,
Ministrja i Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska dhe Drejtori i Byrosë për
Zhvillimin e Arsimit, Zeqirija Hasipi, e mirëpritën këtë iniciativë dhe
zyrtarisht i shpallën 23 EDUINO ambasadorët e parë të zgjedhur, të cilët
deri më 31.12.2020 inçizuan më shumë video dhe përgatitën më shumë
aktivitete për të luajtur në shtëpi.

23 EDUINO AMBASADORËT E PARË deri më datën 31.12.2020 janë:

Zorica Adamçevska, Zharko Aleksovski, Shemsie Ajdari, Naser Adili, Lazime
Ameti, Svetlana Bobevska, Miradie Bajrami, Marija Bogatinovska, Fatime
Bexheti-Durmishi, Valentina Gavriloska, Qemajledin Emini, Ramiz Iljazi,
Marija Mostro, Isak Osmani, Zorica Parmaçka-Velinski, Vesna Pupuçovska,
Simona Tasheva, Elena Tasheva, Elena Todorovska, Sonja Trifunovska, Nezir
Tairi, Goran Cvetkoski dhe Aleksandar Cvetkoski.

Kjo iniciativë është vetëm fillimi dhe ju njoftojmë që së shpejti do të
bëhet një përzgjedhje e re e EDUINO ambasadorëve, të cilët kanë përmbushur
njërin nga kriteret e përcaktuara deri më tani:

  • mbi 15 video të inçizuara;
  • mbi 10 aktivitete për të luajtur në shtëpi.

Deri më tani, mbi 1200 mësues në të gjithë vendin tonë kanë kontribuar në
krijimin e 3,626 videove, dmth:

  • për arsimin parashkollor – 303 video;
  • për arsimin fillor – 2,925 video;
  • për arsimin e mesëm – 398 video.

Për më shumë rreth suksesit dhe rezultateve të arritura me ndihmën e
mësuesve dhe EDUINO mësimdhënies, mund të shihni
këtu

Njihuni me EDUINO Ambasadorët që dhanë video deklarata në gjuhën
maqedonase.

Njihuni me EDUINO Ambasadorët që dhanë video deklarata në gjuhën shqipe.