Këtë muaj një pjesë të rubrikës Edu Talks ua kushtojmë edukatorëve dhe mësuesve për të cilët puna është më shumë se sa vetëm ligjërim i njohurive. Për ta pozita e punës si mësues përveç që fillimisht nënkupton edukimin e nxënësve, paraqet edhe mësimin se si ata fëmijë mund të zgjedhin rrugën e drejtë në profesionin, karrierën dhe jetën e tyre. Krahas kësaj, këta edukatorë nuk edukojnë vetëm nxënësit, por ata me punën dhe përkushtimin e tyre u ndihmojnë edhe kolegëve të tyre, por i edukojnë edhe prindërit se si mund të kyçen në rritjen dhe zhvillimin e drejtë të fëmijëve. Andaj, këto persona me krenari e bartin titullin profesional – mësues.

Edicionin e parë nga Edu Talks  do t’ia kushtojmë temës zhvillimi kognitiv i moshës 3 deri në 6 vjeç. Me kënaqësi do të bisedojmë me mysafiren e parë të kësaj rubrike Marija Davçevska, edukatore dhe rehabilituese speciale në SHF me qendër të resurseve “Maca Ovçarova”, Veles. Marija gjatë këtij edicioni do të japë këshilla për kolegët dhe edukatorët si dhe prindërit për përvojën e saj, për rritjen dhe zhvillimin e drejtë të fëmijëve, ndërsa do të japë edhe propozime për zhvillimin e aftësive kognitive te më të vegjlit. 

Me Marijën e filluam bisedën për zhvillimin kognitiv te fëmijët e moshës nga 3 deri në 6 vjeç, që ka të bëjë me arritjen e aftësive për vlerësim, kritikë, zgjidhje të problemeve, kuptimin e rregullave dhe koncepteve, si dhe vizuelizimin e mundësive dhe pasojave. Çfarë përfshin ky proces zhvillimor dhe çfarë aktivitetesh përfshin?

“Ky proces zhvillimor te fëmijët e moshës prej 3 deri në 6 vjeç përfshin disa segmente, siç janë: njohja, përpunimi, organizimi dhe përdorimi adekuat i informatës së dhënë. Zhvillimi kognitiv në këtë fazë përfshin disa aktivitete mendore si: hulumtimin, zbulimin, prezantimin, përzgjedhjen, klasifikimin dhe të mbajturit mend e informatave, ndërsa zhvillohet përmes logjikës dhe të menduarit, matematikës dhe numrave, artit dhe shkencës.” – na shpjegoi Marija.

Gjatë bisedës me Marijën biseduam se në raport me të menduarit logjik, fëmija është i aftë që të hulumtojë dhe zbulojë gjëra të reja, meqë siç thekson bashkëbiseduesja jonë, “çdo fëmijë dëshiron të mësojë gjëra të reja”, ndërsa prindi ose edukatori mund t’i ndihmojë në këtë proces nëse u mundëson qasje deri te lëndët dhe materialet e sigurta ose lojërat mekanike të cilat mund t’i shfrytëzojë dhe që çmontohen dhe montohen:

Nxiteni fëmijën që t’i vërejë ndryshimet dhe gjendjet e reja në rrethinë dhe bisedoni duke parashtruar pyetje dhe duke ofruar përgjigje. Është me rëndësi që fëmija të marrë pjesë në aktivitete të thjeshta hulumtuese dhe të ketë qasje në gjëra, lojëra të ndryshme për hulumtim dhe mbikëqyrje, si p.sh t’i lejohet që të përkulet për t’u marrë erë kutive të ndryshme, shisheve ose sendeve të tjera, në mënyrë që të mundohet të zbulojë se çfarë ka në to.”

Në këtë periudhë zhvillimore, fëmija duhet të demonstrojë njohuri për sasinë, numrat dhe numërimin përmes aktiviteteve në lidhje me matjen dhe numërimin siç potencon Marija, fëmija në këtë periudhë duhet që të mund të identifikojë dhe kuptojë pjesë të një tërësie siç është kuptimi i asaj se sa në fakt është një gjysmë gote e qumështit:

Tregoni fëmijës një libër me numra dhe shkronja ose shkruani numra dhe shkronja dhe nxiteni që të tregojë se ku është numri. Kjo është një taktikë e mirë që fëmija të mund të lidhë numrat me sende të caktuara, e këtë mund ta bëjë përmes lojës me katrorë ose sende të tjera. Luteni fëmijën që t’u japë një, dy, tre katrorë… Gjithashtu mund të nxitni fëmijën që t’i shfrytëzojë numrat në komunikimin e përditshëm – t’i shfrytëzojë numrat gjatë përgjigjes së pyetjeve, si p.sh: “Sa vjet i ke?”, “Sa molla janë në tavolinë?” ose ta inkurajoni që të numërojë deri në 10 dhe t’i tregojë numrat sipas renditjes.”

Deri sa po bisedonim me Marijën rreth aftësisë së fëmijëve për klasifikim, ajo na sqaroi se është mirë që fëmija të ketë qasje në gjëra të ndryshme, me karakteristika të caktuara me qëllim që të nxitet për t’i organizuar dhe përzgjedhur sipas disa karakteristikave si p.sh topat e mëdhenj në kutinë e gjelbër, të vegjlit në të kuqen, etj.

“Në këtë pjesë gjithashtu mund të bisedoni me fëmijën për aktivitetet e tij ditore dhe ta nxisni që të tregojë se çfarë bën në mëngjes, e çfarë në mbrëmje me çka fëmija do të kategorizojë, klasifikojë dhe radhisë objektet dhe ngjarjet sipas renditjeve të caktuara. Gjithashtu mund të përpiqeni që ta nxisni për t’i mbikëqyrur objektet lart, poshtë dhe përreth tyre (të flasë me mobiliet, lojërat, etj.), e më pas t’i numërojë të gjitha objektet që i shikon, e që gjenden mbi ose nën të, para dhe pas tij në hapësirë.

Si propozim për lojë të cilën unë e praktikoj është “Vlerëso dhe qëllo”. Merrni 10 kapakë dhe 10 shishe dhe renditni në tavolinë. Në një grumbull vendosni 10 shishe, ndërsa në një tjetër 10 kapakë. Më pas kërkoni që fëmija të vlerësojë, pa numëruar se në cilin grumbull ka më shumë, më pak ose njësoj sende. Mund të kërkoni që të vlerësojnë dhe të shprehen me numra se sa lëndë ka në secilin grumbull. Me këtë detyrë fëmijët kanë mundësi që të kontrollojnë vlerësimin e tyre, e me atë që në secilën shishe vendoset nga një kapak. Në fund, së bashku më fëmijën numëroni se sa sende ka në tavolinë (10 shishe dhe 10 kapakë). Të njëjtin aktivitet mund ta bëni edhe me 10 filxhanë dhe 10 tabakë.”

Po ashtu, mund ta shikoni edhe përzgjedhjen e madhe të  aktiviteteve të lojërave edukative në portalin EDUINO, prej të cilave lojërat “Balonat me forma”, “Balonat e larme”, “Minimarketi” dhe “Ndërtojmë shtëpizë (tendë) – lojë sociale” janë propozimet e bashkëbisedueses sonë Marija, që ndihmojnë në zhvillimin kognitiv te fëmijët.

Në zhvillimin e hershëm të fëmijës, ai fiton informata për ambientin dhe rrethin e tij, duke mbikëqyrur dhe aplikuar të gjitha shqisat. Si mund të nxitet kurioziteti i tij?

Mundësoni fëmijës që të shfrytëzojë sende të ndryshme, me qëllim që ta hulumtojë rrethin e tij, duke eksperimentuar me sende dhe materiale, respektivisht të bëjë brumë, të luaj me baltë, të gërryej tokën, të ndërtoj një pus… Merreni fëmijën në shëtitje në natyrë dhe nxiteni kuriozitetin e tij deri sa bisedoni për aktivitetet ekologjike dhe karakteristikat kryesore të stinëve të vitit. Në raport me artin, krijoni kushte për fëmijën që të dëgjojë kompozime të ndryshme muzikore, këngë dhe inkurajoni që të këndojë gjatë lojës ose deri sa merret me ndonjë aktivitet fizik. Mundësoni fëmijëve materiale të ndryshme figurative për përpunimin e sendeve siç janë llojet e ndryshme të letrave, plastelinë, brumë, dru, ngjitës.” – na shpjegoi Marija.

Besojmë se ky Edu Talks është inspirim për çdo fëmijë dhe edukator, sepse me të vërtetë secila fjalë e theksuar më lartë, në vete përmban shumë mundësi për të mësuar sende të reja për ju, për nxënësit dhe fëmijët tuaj. Këshilla jonë për secilin edukator dhe prindër është që të përcjellë edhe publikimet e bashkëpunëtorëve dhe përkrahësve tanë, UNICEF, ndërsa ky link përmban shkrime të dobishme që mund t’ju ndihmojnë për të mësuar aftësi dhe strategji të dobishme, me që tërë kjo është e prezantuar përmes shembujve dhe hulumtimeve, veçanërisht në pjesën e ngjarjeve vijuese dhe aktuale. Ka materiale dhe sfera për çdokënd, juve ju mbetet vetëm të klikoni dhe hulumtoni.

Edu Talks -in e dytë do të bisedojmë me Marina Stanisllavova në temën “Kur e lavdërojmë fëmijën për përpjekjen e tij, e jo për rezultatin e fundit, e forcojmë motivimin e brendshëm.

Deri në leximin e radhës, ruani kuriozitetin ndaj mësimit të gjërave të reja te ju dhe fëmijët.

I juaji, #EduTalks.