Edu Talks-in të tretë e fillojmë me Ambasadorin tonë EDUINO, Ramiz Iljazi. Duke e përgatitur tregimin tonë, kushtuar misionit arsimor të Ramizit, u morëm vesh për një takim në platformën ZOOM.

I lindur në vitin 1969 në shpatet e Malit Sharr, në fshatin piktoresk të Shipkovicës. Me nostalgji na tregoi se shumë herët, në moshën gjashtëvjeçare e ka humbur babanë, i cili megjithëse kishte qenë blegtorë, kishte pasur dëshirë të madhe që fëmijët e tij të arsimohen. Duke dashur që ta realizojë amanetin e babait edhe përkundër kushteve të vështira materiale, shkollën e mesme e ka përfunduar në Tetovë, ndërsa “Shkollën e lartë pedagogjike” në Prishtinë. Matematikën gjithmonë e ka pasur pasion, por edhe e ka dashur edhe punën me fëmijë, andaj në vitin 1992 punësohet si mësues në fshatin fqinjë të Veshallës, që është shtatë kilometra larg Shipkovicës së tij. Në SHF “BESA”, sot ai ligjëron matematikën dhe informatikën, po me entuziazmin e njëjtë me të cilin ka arritur që të arsimojë madje 29 gjenerata. Atëherë, në moshën 23 vjeçare, kishte filluar të punojë me një entuziazëm të madh si mësues, me nxënës të cilët matematikën e mësonin nga mësues që kishin të kryer vetëm arsimin e mesëm. Mësuesi Iljazi në atë kohë me përsosjen e vet profesionale, por para se gjithash edhe me inspirimin dhe motivimin ndaj punës, arrin që ta ngritë mësimin në një nivel më të lartë. Qëllimi i tij ishte që nxënësit të zotërojnë materien mësimore dhe të arrijnë rezultate sa më të mëdha, por para se gjithash, edhe ta duan matematikën.

Pothuajse tri dekada më vonë, edhe pse me një numër më të vogël të nxënësve për shkak të migrimit masiv, dëshira për të arritur rezultate sa më të mëdha është shumë e madhe, para se gjithash edhe për shkak të sfidave me të cilat u ballafaquan nxënësit, prindërit dhe mësuesit, për shkak të transferimit të imponuar të mësimit me prezencë fizike në mësim nga largësia. Sidoqoftë, ai thotë: “E preferoj mësimin që zhvillohet në klasë, sepse fëmijët në atë mënyrë kuptojnë më mirë”.

Në SHF “BESA”, me fillimin e pandemisë, disa javë kishim mësim online, ku për shkak se në atë periudhë nuk ishte krijuar një platformë e përbashkët zyrtare, me qëllim që nxënësit t’i zhvillojë orët, ai si platforma komunikimi i shfrytëzonte EDMODO, VIBER dhe WHATS APP . Por, pas deklaratës së MASH-it se atje ku ka më pak se 50 nxënës, mësimi mund të zhvillohet edhe me prezencë fizike, mësimin e kanë vazhduar në mënyrë klasike.

Mësuesi Iljazi i shfrytëzon teknologjitë e reja gjatë mësimit, në ato segmente të programit arsimor ku nevojiten dhe ku janë të dobishme.

Për mua si një mësues që e njeh teknologjinë, nuk ishte e vështirë që të mbaj orë edhe online. Por, kam disa kolegë më të mëshuar që janë para pensionit, të cilët nuk e njohin teknologjinë, të cilët nuk e dinë çfarë është Teams, vështirë i pranonin metodat e reja, kishin vështirësi të mëdha.

Nëse dëshironi që të mësoni më shumë për Microsoft Teams, shikoni një pjesë të video udhëzimeve, ndërsa filloni ЕDUINO uebinarin me temë: “Këshilla praktike dhe praktikat pozitive gjatë shfrytëzimit të Microsoft Teams”.

Kur pyetëm sa vallë sa ju ndihmon kolegëve, buzëqeshi dhe e dha shembullin me smart tabelën, duke potencuar me krenari se SHF “BESA”, është e para në rajonin e Tetovës që ka blerë një pajisje të këtillë bashkëkohore për klasë. Atëherë, tre ditë ju ka mbajtur trajnime kolegëve se si ta shfrytëzojnë softuerin që kishte qenë në gjuhën maqedonase dhe atë shqipe, por ndihma vazhdon edhe sot duke e konsultuar, para se gjithash kur duhet që t’i vlerësojnë nxënësit përmes platformave digjitale.

Ishim kureshtarë  që të dimë se sa pothuajse në këto 30 vite dhe para se gjithash, në ndikimin e teknologjive të reja, kanë ndryshuar metodat didaktike. Kështu mësuesi Iljazi na shpjegoi se kur programi mësimor e kërkon dhe lejon atë, shfrytëzon aplikacione siç janë GEOGEBRA, DrGEO dhe QBRUSH (në kuadër të Edubuntu), para se gjithash kur mësohet gjeometria dhe në këtë rast, nxënësit nuk duhet patjetër të shfrytëzojnë kompas ose mjete të tjera, por i shfrytëzojnë mjetet digjitale.

Qasja e tij e dëshmuar në orë është ajo ku mësuesi duhet të jetë aktiv 30%, ndërsa fëmijët 70%, nëse vetëm mësuesi flet, duke shtuar: “Për mua ajo nuk është mësim.”  dhe shton se: “Një mësues i mirë duhet të jetë edhe aktor, të dijë të shprehet, të mund të përgjigjet në ato pyetje që nuk priten, të mund të përshtatet.”

Mësuesi Iljazi e vazhdon tregimin e tij duke thënë se nxënësit janë shumë të shkathët dhe më mirë se të rriturit e shfrytëzojnë teknologjinë, andaj shton se mësuesit më të moshuar shumë më vështirë i mbajnë orët online: 

“Problem i madh në rajonin tonë është edhe gjendja e vështirë ekonomike, zemra më dhemb kur shoh se ndonjë fëmijë vjen pa fletore në orë. Kushtet financiare të prindërve nuk mundësojnë që ata të kenë kompjuterë në shtëpi.”

Se sa është përkushtimi i mësuesit Iljazi ndaj profesionit, flet edhe fakti që ai ka blogun e tij personal për matematikë, një prej pesë EDUINO ambasadorëve tanë në rajonin e Tetovës, me madje 52 leksione të incizuara, ka disa certifikata dhe tituj si mjeshtër i trajnimit , si dhe seminare ndërkombëtare dhe udhëtime studimore, por edhe përvojë si trajnues për integrimin multietnik. 

Video leksionin e tij më të preferuar që është në platformën Eduino Mësimi, mund ta shikoni në këtë link, që është nga lënda e Matematikës.

Gëzimi dhe kënaqësia e tij më e madhe është kur nxënësit, për edukimin e të cilëve ka dhënë shumë mund dhe para se gjithash dashuri, do të arsimohen dhe bëhen njerëz të suksesshëm dhe profesionistë, e që përsëri nuk e harrojnë, ku përmes Facebook ose Instagram  i shprehin falënderimet për gjithçka që ka bërë për ta dhe për mundin e dhënë me të cilin ka arritur që t’i ndihmojë për ta ndryshuar jetën e tyre!

Jam krenar kur më shkruajnë: Ju faleminderit mësues, tani falë jush kemi punë të mirë.“ na thotë mësuesi i përkushtuar Ilјazi.

Mësuesi Iljazi përmes kësaj interviste në blog-postin tonë na tregoi një tregim prej të cilit të gjithë mund të mësojmë se si duhet të duhet profesioni ynë dhe të krijohet me shumë dashuri ndaj punës. Në EduTalks-in e katërt për këtë muaj, do të flasim me bashkëbiseduesin tonë të radhës, EDUINO ambasadoren Marija Mostro në temën “Ndërtojmë personalitet – aty shikohet misioni ynë!”.

Deri në leximin e radhës, kënaquni duke mësuar vazhdimisht.

I juaji, #EduTalks.