Të nderuar mësues, të nderuar profesorë,

Ju drejtohemi me ftesë të hapur që të kyçeni në thirrjen e fundit dhe plotësisht të hapur për inçizimin e video leksioneve për platformën mësimore EDUINO.

Kjo thirrje është një nga hapat e fundit drejt qëllimit tonë të përbashkët – krijimi i një biblioteke nacionale me video leksione.

Shpresojmë që me mbështetjen tuaj do të përfundojmë këtë iniciativë të përbashkët, kurse ne do të investojmë me resurse dhe kohë me qëllim që e njejta të bëhet më e mirë dhe më e arritshme në të ardhmen. Për këtë arsye, ne ju ftojmë që përsëri të kyçeni në projekt duke dërguar video leksionin tuaj të inçizuar, i cili do të mbetet vido – resurs i përhershëm në portal për brezat e ardhshëm.

Dëshirojmë të ndajmë me ju krenarinë dhe gëzimin tonë që përmes këtij komuniteti të mrekullueshëm kemi arritur të postojmë mbi 4000 video leksione, të cilat janë shikuar më shumë se 4 milion herë në kanalet EDUINO në youtube!

Gjithashtu video leksionet u transmetuan në TVSHM, me të cilat së bashku ndihmuam që të sigurohet qasje e vazhdueshme në arsim edhe për kategoritë sociale më të prekshme në vendin tonë.

Ky sukses i ndërsjellë gjithashtu vërtetohet përmes aplikimit dhe synimit që EDUINO të renditet ndër risitë më të mira arsimore në botë për vitin 2020 të zbatuara nga HundrED, me fokus të veçantë në temën “Mësuesit që ndryshojnë botën”. Ju mund të shihni aplikacionin e tërë, rrugën që kaloi i gjithë projekti si dhe sukseset kryesore të komunitetit për të cilat jemi sinqerisht krenarë, në linkun në vijim.

Në këtë thirrje të fundit dhe të hapur për inçizimin e video leksioneve, unë do të doja të falemnderoja edhe një herë të gjithë ata që kontribuan në krijimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për arsimin tonë, t’ju uroj punë të mbarë dhe t’ju them ashtu si më parë unë dhe i gjithë ekipi pas këtij projekt jemi në dispozicionin tuaj për mbështetje dhe për të gjitha pyetjet tuaja.

 

Me respekt dhe faleminderim të sinqertë,

Aleksandar Lazovski,

Menaxher u projektit – SmartAp, Laboratoria për inovacione sociale 

 

Thirrja do të mbyllet zyrtarisht më 30.06.2021

 

PROGRAMI EDUINO AMBASADORË

Në periudhën e kaluar, ju ishit ata që me punën, kohën dhe njohuritë e juaja krijuat video leksione dhe materiale edukative për arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm. Të frymëzuar nga ju, ne hartuam iniciativën EDUINO – Ambasadorët, e cila synon të vlerësojë publikisht punën tuaj, si dhe përzgjedhje të një grupi mësuesish dhe edukatorësh jashtëzakonisht të vlefshëm dhe të përkushtuar në përputhje me kriteret më poshtë.

Në grupin e parë të EDUINO Ambasadorëve u përzgjodhën 23 persona të cilët janë pasqyrë e angazhimit të madh për inovacioni dhe përmirësimin e arsimit në vendin tonë. Ne ju ftojmë të njiheni me ata në linkun në vijim.

Përmes kësaj thirrje të fundit të hapur për video leksione edhe ju do të keni mundësi të bashkangjiteni në grupin e EDUINO Ambasadorëve!

Kriteret e reja për t’u bashkangjitur në grupin e ambasadorëve (në lidhje me aktivitetin me EDUINO video leksione) janë:

  1. Personat që kanë inçizuar, verifikuar dhe publikuar mbi 15 video leksione në platformën mësimore EDUINO
    • Paralajmërim:
    • Kohëzgjatja mesatare e të gjitha video leksioneve të paraqitura nga personi duhet të jetë së paku 180 minuta, me kohëzgjatje të kombinuar, domethënë video leksionet duhet të kenë kohëzgjatje mesatare prej 10 deri në 15 minuta për çdo video leksion.
    • Videot e të gjithë mësuesve / profesorëve që plotësojnë kriteret për anëtarësim në grupin e EDUINO Ambasadorëve, do të rishikohen më tej nga ekipi EDUINO-s dhe këshilltarët e BZHA-së që të përcaktohet cilësia e përgjithshme dhe ndërveprimi i tyre.

Prandaj, ne ju inkurajojmë të përdorni metoda interaktive dhe mjete të ndryshme arsimore si pjesë e video leksioneve tuaja. Për frymëzim dhe / ose për t’u njohur më shumë me disa nga mjetet, ju rekomandojmë të shikoni video – udhëzimet që janë publikuar në këtë link. Për më tepër, ju rekomandojmë që t’i shikoni EDUINO webinaret tona në këtë link. Webinarët janë një mundësi e shkëlqyeshme për të fituar aftësi dhe njohuri të reja dhe shpresojmë që t’ju inkurajojnë të sjellni risi në video leksionet tuaja.

Më shumë informacion në lidhje me programin dhe benefitet e tij mund ti gjeni në linkun në vijim. Për më shumë informacion në lidhje me programin dhe kriteret mund të na kontaktoni në: eduino@innovationlab.mk

Si të paraqitem për njësi mësimore?

Realizimi i kësaj thirrje do të jetë më ndryshe nga thirrjet e mëparshme. Në këtë thirrje, drejtorët e shkollave nuk do të marrin kërkesë dhe detyrë për shpërndarjen e përmbajtjeve mësimore  të caktuara. Çdo mësues duhet të zgjedhë dhe të aplikojë për leksion i cili është i lirë dhe i pa inçizuar, pavarësisht se për cilën javë mësimore është leksioni. Ky aplikim do të bëhet përmes tabelave aktuale me njësi mësimore, të cilat mund t’i hapni përmes linkut në vijim.

Procesi i tërë për aplikimit për njësi mësimore shpjegohet në këtë dokument:

 

Udhëzime për aplikim për njësi mësimore

 

 

Shikoni këtë video prej 15 minutave në të cilën shpjegohet i gjithë procesi për përzgjedhjen e njësisë mësimore, prej fillimit deri në fund.

Hapat

  1. Hapni listën e tabelave për arsimin e mesëm dhe fillor për të hyrë në tabelat me njësi mësimore (klikoni këtu)
  2. Zgjidhni një nga tabelat e listuara duke klikuar në link
  3. Përmes tabseve (në pjesën e poshtme të dokumentit) navigoni tek lënda dhe klasa për të cilën jeni të interesuar.
  4. Shikoni se cilat leksione janë të lira (pa ngjyrë dhe pa koment) dhe zgjedhni përmbajtje mësimore që dëshironi të inçizoni.
  5. Menjëherë mbi katrorin e cila është pranë titullit të mësimit (kolona mësues përgjegjës / shkolla për inçizimin e njësive mësimore) lini një koment, i cili do të përmbajë:
    • emrin dhe mbiemrin tuaj, shkolla
    • E-mail adresaAfati brenda të cilit detyroheni ta dorëzoni leksionin

 

Pasi të shënoni se do të inçizoni njësi mësimore të përcaktuar, ekipi ynë do të kontrollojë komentet e bëra dhe do t’i vë në katrorët e duhur të jenë të përhershëm, me qëllim që të jetë e qartë për të tjerët se mësimi është i zënë.

 

E rëndësishme: Aplikoni për njësitë mësimore për të cilat do të përkushtoheni dhe do të jeni të sigurt që do t’i inçizoni dhe do t’i dorëzoni në afatin e caktuar nga ju.

 

Shihni këtë Udhëzues se si të shihni dhe lini koment për njësinë mësimore.

 

 

Si të inçizoj video leksionin tim?

E detyrueshme: Shikoni këto katër videot e radhës në YouTube listën ku shpjegohen mjetet kryesore dhe procesi i inçizimit 

E detyrueshme:  Hapni këtë dokument i cili përmban të gjitha dokumentet dhe udhëzimet e rëndësishme për inçizimin e video leksionit. Lexojeni me kujdes dokumentin e tërë.

Nëse keni nevojë: Shihni dokumentin e mëposhtëm që tregon problemet më të shpeshta teknike dhe zgjidhjet  e tyre.

Rekomandojmë: Do të ishte mirë nëse video leksionin e inçizoni në shkollën tuaj, duke përdorur materialet demonstruese që keni në klasën tuaj, duke përdorur laptopët dhe internetin në shkollë.

 

Mbeshtetje teknike:

Si mbështetje teknike, Ministria e Arsimit dhe Shkencës i detyroi shkollat ​​që të sigurojnë mbështetje teknike fillestare nga një mësues i informatikës ose nga një mësues që ka përvojë në përgatitjen e video leksioneve. Kjo do të thotë që ka një person nga shkolla juaj që do t’ju ofroj mbështetje. Konsultohuni me drejtorin për të zbuluar se cili person nga shkolla juaj do t’ju ofrojë mbështetje teknike nëse është e nevojshme. Sidoqoftë, nëse keni paqartësi për leksionin e zgjedhur, ose është bërë ndonjë gabim, raportojeni atë në help@innovationlab.mk, ku mbështetja teknike e ekipit të Eduino-s që punon në përgatitjen e videove do t’ju ofrojë mbështetjen e nevojshme nëse personi nga shkolla juaj nuk mundet. 

 

Konfigurimi minimal për inçizimin e një video leksioni:

* Nëse nuk e keni të qartë, ju rekomandojmë që të konsultoheni me personin e IT-së në shkollën tuaj para se të inçizoni dhe të keni problem me programin e inçizimit në laptopin / kompjuterin tuaj.

 

Windows:

  • DirectX 10.1 compatible GPU
  • Windows 7 SP1 or newer

macOS:

  • Intel CPU (PPC is not supported)
  • OpenGL 3.2 compatible GPU
  • macOS 10.12 or newer

 

 

Si ta dorëzoj video leksionin tim?

E detyrueshme: Hapni formularin e duhur për dorëzimin e video leksionit

Zgjidhni njërën nga tre formularët sipas nivelit adekuat të arsimit për të cilin është përgatitur video leksioni juaj: http://eduino.mk/ 

Afati i dorëzimit:

Afati i fundit për dorëzimin e video leksioneve përcaktohet nga ju dhe ju e shkruani atë në koment kur aplikoni për njësinë mësimore.

Certifikata: Të gjithë dorëzuesit e video leksioneve do të marrin certifikatë digjitale nga ana e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit. Kjo certifikatë u është dhënë mësuesve dhe profesorëve që dërguan video leksione për EDUINO në thirrjet e bëra në vitin e kaluar shkollor.

E rëndësishme / Njoftim:

Videoja juaj do të publikohet pas verifikimit nga këshilltarët e BZHA-së.

Nëse videoja nuk i plotëson kushtet teknike të cilësisë dhe të përshtatshmërisë së përmbajtjes, do të njoftoheni në afat të shkurtër në adresën tuaj të emailit që e keni dhënë.

Sipas rregullave të kanalit Е-Училница, nuk do të lejojmë komente dhe pëlqime të videove, por të njëjtën video do të mund ta postoni në kanalin tuaj në Youtube.

E-mail adresa juaj do të shtohet në listën tonë të abonentëve të MailChimp me qëllim që t’ju informojmë për thirrjet e reja të hapura dhe funksionalitete të EDUINO-s.

Pajtueshmëri:

Duke dërguar videon në adresat në dokumentet e mësipërme, ju pranoni që videoja të postohet në platformën EDUINO, e cila është në pronësi të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit. Më konkretisht, videoja do të postohet në seksionin E-Klasa dhe në kanalin përkatës në Youtube. Në mënyrë që videoja të jetë në dispozicion për të gjithë nxënësit, do të ofrohet qasje për të gjithë publikun në përputhje me rregullat e përdorimit të Youtube, të cilat mund t’i lexoni këtu: https://www.youtube.com/t/terms

Gjithashtu, disa nga video leksionet do të transmetohen në “Mësimdhënie në TV” në Radio Televizionin e Maqedonisë. Çdo ditë pune duke filluar nga ora 08:30 dhe sipas orarit mësimor, fëmijët nga klasa e parë deri në të nëntën do të mund të ndjekin përmbajtjet edukative nga ekranet e tyre, me qëllim që të njejtat të jenë në dispozicion për të gjithë fëmijët. Mësimet e transmetuara janë të destinuara për arsimin fillor, në gjuhën mësimore maqedonase dhe gjuhën mësimore shqipe.