Projekti "Krijimi i një mjedisi që mundëson përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të mësuarit përmes bashkë-krijimit dhe inovacionit" shënon fillimet e tij në vitin 2019, me fillimin zyrtar të platformës mësimore EDUINO - gjatë pandemisë me Covid-19, në mars 2020.

Zbatimi i Laboratorisë - SmartAp - Laboratoria për Inovacione Sociale, projekti synon të inkurajojë inovacionin në arsim dhe të krijojë bashkësinë EDUINO, një grup për bashkëpunim profesional dhe bashkërendim, me qëllim të krijimit të përbashkët të burimeve dhe forcimin e shkathtësive të personelit arsimor.

Ju ftojmë në këtë pjesë të portalit kolektiv EDUINO të mësoni më shumë për projektin, rezultatet e arritura dhe vlerat tona të përbashkëta.

Kush qëndron pas portalit kolektiv EDUINO?

Portali kolektiv EDUINO drejtohet nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, si institucion përgjegjës për arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm. Prandaj, Byroja i shqyrton dhe miraton përmbajtjet e programit për përdoruesit e portalit dhe platformave EDUINO. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, së bashku me Byronë, janë të përfshirë në mënyrë aktive në aktivitetet e EDUINO-s dhe ndihmojnë duke promovuar burimet në dispozicion, dhe marrin pjesë në procesin e miratimit të lojërave, aktiviteteve dhe materialeve të reja.
Portali kolektiv EDUINO është realizuar në kuadër të projektit: "krijimi i një ambienti që mundëson përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies përmes bashkë-krijimit dhe inovacioneve". Projekti financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Shkup, me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe UNICEF-it, dhe zbatohet nga Laboratori - SmartAp për Inovacione sociale.
Portali kolektiv është rezultat i punës së palodhur të një numri të organizatave partnere, përfshirë: SyNRG Software & IT Solutions, Fakultetin Filozofik në Shkup dhe Fakultetin e Shkencave të Informatikës dhe Inxhinierisë Kompjuterike në Shkup.