-
Mirë se vini në portalin mësimor EDUINO, ueb-platformën me burime të hapura për mësimdhënie në internet
Këtu mund të gjeni 4000 video-leksone, të regjistruara nga mësuesit në të gjithë vendin, të cilat janë shikuar mbi 3.6 milionë herë!
Në mënyrë plotësuese, do të gjeni burime të hapura, uebinarë dhe video-udhëzime të dizajnuara për përmirësimin e procesit të mësimit në distancë.
-
Udhëzues për Kualifikimet e arsimit profesional
“Udhëzuesi për kualifikimet në arsimin profesional” është i dedikuar për shërbimet profesionale të shkollave fillore mbarë vendit, por edhe për tërë kuadrin mësimor, prindërit, nxënësit dhe publikun më të gjerë profesional dhe lexues.
Udhërrëfyesi është punuar nga ana e ekipit të punës të Qendrës për arsimim dhe trajnim profesional, me mbështetje të projektit “Arsimim për punësim në Maqedoninë e Veriut”. -
Bashkësia jonë EDUINO
EDUINO ka nxitur dhe përfshirë mbi 1200 arsimtarë, mësues, prindër dhe ekspertë arsimorë në zhvillimin e përmbajtjes digjitale të mësimdhënies, lojërave arsimore, uebinarëve dhe udhëzimeve. Kontributi i tyre ishte vullnetar, falas dhe me një bujari të pashoq.
Falënderojmë të gjithë ata që gjatë muajve të fundit kanë dhënë mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme, përmes së cilës krijohen, rishikohen dhe publikohen burime dhe materiale të reja në mënyrë kolektive, duke ndërtuar portalin kolektiv EDUINO.
-
Mësoni më shumë rreth komunitetit EDUINO
Bashkësia EDUINO është nxitësi kryesor i portalit kolektiv.
Një vend të veçantë në këtë bashkësi zënë ambasadorët tanë EDUINO – mësuesit të cilët me vetëmohim dhanë një kontribut të madh në zhvillimin e përgjithshëm të përmbajtjes së platformës, duke ndarë video-leksionet e tyre, motivimin dhe pasionin për punën, të gjitha me një qëllim – arsimim më të mirë per te gjithe.
Dëgjoni rrëfimet e tyre dhe takoni ambasadorët tanë në EDUINO
-
Uebinarë, video-udhëzime dhe burime për të mbështetur mësimin në internet
Ju ftojmë t’i shikoni burimet në dispozicion, të cilat do t’ju ndihmojnë të përtërini mjete të reja digjitale dhe të pasuroni orën tuaj të ardhshme!
Në portalin mësimor EDUINO do të gjeni mbi 50 video-udhëzime dhe 15 uebinarë, të cilat janë dizajnuar për të rritur shkathtësitë e personelit arsimor, në mënyrë që të zbatohet më mirë dhe në mënyrë më cilësore mësimi në distancë.
Zgjidhni nga opsionet e ofruara:
Videoudhëzime dhe burime të hapura kushtuar kuadrit arsmior
Video dhe burime të hapura për rritë dhe zhvillim personal





Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, së bashku me Byronë, janë të përfshirë në mënyrë aktive në aktivitetet e portalit EDUINO dhe ndihmojnë duke promovuar burimet e disponueshme, dhe marrin pjesë në procesin e miratimit të propozimeve të reja të lojërave, aktiviteteve dhe materialeve.




Projekti financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Shkup, me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe UNICEF-it, dhe zbatohet nga SmartAp – Laboratori për Inovacione Sociale.



