ambassador image
Atinula Niçova
Edukator
KPF "Srniçka" - Shkup
Do të përshkruhem si edukatore e cila hulumton vazhdimisht cilat janë praktikat më të përshtatshme në përgatitjen e ambientit i cili siguron mundësi optimale për mësim të hershëm te fëmijët, duke kombinuar njohurinë e vet profesionale me përvojë shumëvjeçare në punën me fëmijët e vegjël.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Atinulla Niçova, edukatore në institucionin publik për fëmijë Sërniçka – Shkup, me përvojë 23 vjeçare në profesionin dhe njeri i cili zhvillimin e vet profesional e kupton si mësim i përjetshëm. Studimet e masterit i mbarova në drejtimin e Pedagogjisë në sferën e metodikës. Gjatë karrierës sime profesionale kam punuar si trajnuese e edukatorëve në qendrat shtetërore, kopshtet private dhe qendrat për mësim dhe zhvillim të hershëm në mjedise rurale. Më tutje kam përvojë edhe si hulumtuese e terrenit dhe anëtare në ekipet e ndryshme të ekspertit për zhvillimin e dokumenteve ligjore nga sfera e mbrojtjes së fëmijës dhe mbikëqyrjes së matjes së cilësisë në institucionet për fëmijë. Pjesëmarrja ime si mentore dhe trajnuese e personave që punojnë me fëmijë – migrantë dhe persona që kanë në përkujdesje fëmijë në kushte shtëpie ende më shumë e pasuruan përvojën time profesionale. Jam autore e shumë punimeve shkencore nga sfera e zhvillimit të hershëm të fëmijës, arsimit inkluziv dhe multikulturalizmit në fëmijën e hershme.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Marr pjesë në të gjitha aktivitetet e përditshme me fëmijët, duke i mbikëqyrur vazhdimisht, mësoj prej tyre, duke krijuar mundësi për të zgjedhur aktivitetet mësimore, duke siguruar përfshirje të barabartë në aktivitetet e të gjithë fëmijëve dhe duke ofruar një mjedis të sigurt për lojë. Kam pritshmëri të mëdha për potencialin zhvillimor të të gjithë fëmijëve, përfshirë grupet e fëmijëve vulnerabilë. Unë përdor përvojën time për të njohur momentin kur një fëmijë tregon interes të madh për të mësuar, në mënyrë që të stimulojë në maksimum potencialet e tij zhvillimore. Krijoj një mjedis të sigurt dhe stimulues, të mbushur me dashuri dhe besim të ndërsjellë. Gjëja më e rëndësishme për mua është që fëmijët të ndihen të rëndësishëm, të dashur dhe të pranuar në mënyrë të pakushtëzuar në grupin edukativ.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Edukatorët mund të bëjnë shumë për të inkurajuar prindërit që të marrin pjesë aktive në procesin e të mësuarit të hershëm te fëmijët e tyre. Në kushte të pandemisë, kur kopshtet dhe shkollat ​​ishin të mbyllura dhe të paarritshme për fëmijët, platforma EDUINO luajti një rol shumë të rëndësishëm. Kontributi im gjatë asaj periudhe ishte krijimi i videomaterialeve për të mbështetur prindërit në mësimin e fëmijëve të tyre. Që atëherë filloi bashkëpunimi im me përgjegjësit e këtij portali dhe jam shumë mirënjohëse që vazhdoi edhe më tutje me përmbajtje të jashtëzakonshme që i ndihmon prindërit në mbështetjen e zhvillimit socio-emocional të fëmijëve të tyre. U rekomandoj të gjithë edukatorëve që të përfshihen dhe të punojnë së bashku për të krijuar komunitete profesionale të cilët do të punojnë me përkushtim për përmirësimin e sistemit arsimor në vendin tonë.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Si ambasadore e EDUINO-s, do të jem vazhdimisht aktive në rritjen e vetëdijes dhe rëndësisë së zhvillimit socio-emocional, si dhe në sigurimin e një mjedisi stimulues për mësim, me qëllim për të arritur sukses më të madh në arsim.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
Platforma EDUINO paraqet burim të pasur të resurseve për edukatorët dhe mundëson ndarje të përvojave profesionale me qëllim përforcimin e kompetencave të praktikuesve dhe përcjelljen e njohurive dhe shkathtësive të tyre në praktikën e përditshme edukativo-arsimore.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Lojë, argëtim dhe mësim.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Miradije Bajrami
EDUINO është portal kolektiv që ishte më afër fëmijëve gjatë pandemisë, ku nxënësit patën mundësinë të mësojnë nga përmbajtjet digjitale.
ambassador image
Sandra Koleva
Për mua, magjia e një edukatori të suksesshëm është pikërisht në të kuptuarit e dëshirave, interesave dhe mënyrave të të menduarit të fëmijëve.
ambassador image
Sonja Trifunovska
Regjistrimi i video-leksioneve për portalin EDUINO për mua ishte një nga praktikat më të mira që kam në përvojën time si mësuese.