ambassador image
Biljana Arsovska
Mësimdhënës klasor
SHFK "Vera Jociq" - Shkup
Si edukatore, krijoj ambient të mësimit që bazohet në respektin e ndërsjellë dhe parimet demokratike. E nxis mendimin kritik te nxënësit, interesat e tyre dhe sjellim rregulla të përbashkëta të sjelljes në klasë. Krijoj situata për mësim, bazuar në përvojat e drejtpërdrejta, bashkëveprimin shoqëror dhe hulumtime.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Billjana Arsovska, mësimdhënëse klasore në SHFK “Vera Jociq” në Shkup. Do të përshkruhesha si edukatore e cila vazhdimisht investon në edukimin e vet me qëllim të përmirësimit të zhvillimit personal dhe profesional. Gjatë punës sime, i ndjek aktivisht risitë që përfshihen në procesin edukativ-arsimor dhe i zbatoj menjëherë në praktikë. Si edukatore, krijoj ambient të mësimit që bazohet në respektin e ndërsjellë dhe parimet demokratike. E nxis mendimin kritik te nxënësit, interesat e tyre dhe sjellim rregulla të përbashkëta të sjelljes në klasë. Krijoj situata për mësim, bazuar në përvojat e drejtpërdrejta, bashkëveprimin shoqëror dhe hulumtime. Në klasë, e shoh veten time si nxënëse së bashku me fëmijët tjerë.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Dashuria ndaj nxënësve është udhërrëfyesja ime e vazhdueshme për të kontribuar sa më shumë për ta. Mundësia për t’ua bërë sa më interesant mësimin nxënësve, në një ambient të këndshëm dhe atmosferë pozitive të punës, të krijoj nxënës që dinë të respektojnë, të bashkëpunojnë, nxënës që besojnë në vetvete.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Më tërhoqi koncepti i EDUINO-s, fakti që kishim hapësirë për të bërë diçka që do të mbetet vlerë e përhershme edhe për nxënësit edhe për kolegët tanë. Gjithashtu, orët EDUINO të kolegëve, më ndihmuan shumë në krijimin e ideve të reja për orë akoma më interesante që i realizoja në klasë. Shkëmbimi i përvojave dhe njohurive si dhe puna ekipore gjatë mësimit është më e rëndësishmja sepse e jep frytin më të mirë, e ai është suksesi i nxënësve.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Nevoja për ndryshim në arsim është shumë e rëndësishme për shkak të ndryshimeve që ndodhin nëpër botë. Ardhmëria e arsimit patjetër duhet të bazohet në programe mësimore kualitative të cilat që do të jenë fleksibile, përkatësisht programe të cilat do t’u përshtaten lehtë nevojave konkrete të nxënësve. Nxënësit duhet të nxisin të menduarit, të parashtrojnë pyetje, të gjejnë zgjidhje për problemet dhe sfidat e caktuara.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO është platformë e cila ofron arsim kualitativ për nxënësit, mësimdhënësit, praktikantët dhe prindërit. Eduino ofron shumë kreativitet, njohuri dhe shkëmbim të përvojave.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Platformë e cila hap derë për njohuri të reja
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Jasmina Muriq
Ishte kënaqësi të krijoja një shumëllojshmëri aktivitetesh edukative dhe video leksionesh që do të jenë në dispozicion për të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit.
ambassador image
Zaklina Ristovska
Unë krijoj vazhdimisht situata autentike, në mënyrë që nxënësit të kuptojnë se ajo që ata mësojnë dhe do të mësojnë do të jetë e nevojshme dhe e dobishme në jetë.
ambassador image
Nusret Haziri
Motivi im kryesor janë nxënësit, ndërsa videoleksionet ekzistojnë që ata të kenë mundësi shtesë për të aplikuar mësimin në largësi.