Notice: Undefined variable: uploads_folder in /home/inoveted/eduino/wp-content/themes/ultra-child/single-ambasadori.php on line 85
ambassador image
Valentina Todorova
Mësimdhënës klasor
SHFK "Dimçe Angelov Gaberot" - Demir Kapi
Unë i përkas grupit të mësimdhënësve të përkushtuar, inovativ, të qëndrueshëm dhe të motivuar pafundësisht. Personalisht, e konsideroj veten një ndër ata edukatorë që vlerësojnë dhe e duan profesionin e tyre, të cilët janë plot entuziazëm, ambicie dhe kreativitet dhe që janë gjithmonë të gatshëm për të hulumtuar sfida të reja.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Valentina Todorova, mësuese klasore në SHFK "Dimçe Angelov Gaberot" - Demir Kapi. Kam gjashtëmbëdhjetë vjet përvojë pune si mësimdhënëse e shkollës fillore, nga të cilat gjashtë vjet si mësimdhënëse në paralele të kombinuara, në shkollat ​​rajonale të komunës së Demir Kapisë. Gjatë përvojës sime shumëvjeçare si mësimdhënëse, aktivitetet e mia u shtuan, me synim edukim sa më të mirë të nxënësve. Personalisht, e konsideroj veten një ndër ata pedagogë që vlerësojnë dhe e duan profesionin e tyre, të cilët janë plot entuziazëm, ambicie dhe kreativitet dhe që janë gjithmonë të gatshëm për të hulumtuar sfida të reja. Arritjet e reja në botën ku jetojmë (teknologji, shkencë, ekologji) më kanë nxitur të ndërmarr veprime për zhvillim personal dhe profesional, me synim zbatimin e risive në mësimdhënie. Gjatë punës sime mundohem që nxënësit të mos e kenë mërzitshëm. Gjithmonë përpiqem t'ua bëj më të lehtë qasjen në çdo përmbajtje edukative përmes krijimit të aktiviteteve të ndryshme të lojës.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Që në fillimet e mia, përpiqem të realizoj orë interaktive interesante, në të cilat nxënësitt do të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, të përfshirë në mënyrë aktive dhe të inkurajuar drejt kërkimeve të reja. Në klasë ndihet gjithmonë shpirti i nxënësve, energjia dhe kreativiteti i tyre, të cilin gjithmonë mundohem ta stimuloj nëpërmjet aplikimit të aktiviteteve të ndryshme të lojës. Kështu, çdo orë mësimi bëhet interesant dhe mban vëmendjen e nxënësve, të cilët motivohen dhe inkurajohen për arritje më të mëdha. Komunikimi dhe bashkëpunimi i mirë me prindërit është gjithashtu i rëndësishëm për të përfunduar trekëndëshin e suksesshëm arsimor: nxënës-mësues-prind. Çdo fëmijë ka mundësi të madhe për të përparuar, duhet vetëm të krijohet një mjedis i përshtatshëm për përparimin e tij individual.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Arritjet e reja në botën ku jetojmë më kanë inkurajuar të ndërmarr veprime për të fituar aftësi të reja, në mënyrë që të zbatoj risi në mësimdhënie. Lojën si një metodë për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e ndryshme të nxënësve e përdori çdo ditë, duke zgjedhur zgjidhje të ndryshme kreative. Me vet krijimin e portalit EDUINO, doja menjëherë të bëhesha pjesë e aktiviteteve që lidhen me të. Vetë pjesëmarrja ime në krijimin e aktiviteteve së bashku me qindra mësues të tjerë nga i gjithë vendi, ishte një nxitje për angazhimin tim të mëtejshëm. Kështu u rrit dëshira për të bashkëpunuar me mësimdhënës të tjerë. Dëshira për të ndarë aktivitetet të cilat ishin të zbatueshme, përmes të cilave do të përmirësohet puna në procesin edukativo-arsimor dhe do të zbatohet nga prindërit, në kushte shtëpie, është bërë realitet me thirrjen e hapur për aktivitete edukative për mësim dhe lojë, të krijuara për fëmijët nga tre deri në moshën dhjetë vjeç, në platformën EDUINO Zhvillim i hershëm i fëmijërisë.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Të jesh pjesë e familjes EDUINO është një nder i madh për mua, por në të njejtën kohë edhe përgjegjësi. Përgjegjësia vjen nga vetë besimi që ma ka dhënë EDUINO. EDUINO ka mundësi të mëdha për përmirësimin e nxënësve, për komunikimin dhe shkëmbimin e ideve mes mësuesve dhe për fitimin e njohurive kreative mes prindërve. Vetëm me punë të përbashkët dhe bashkëpunim, ne do të mund të gjejmë mënyra për të formuar njohuri të qëndrueshme dhe të zbatueshme më tej, tek më të dashurit tanë. Të ardhmen e arsimit e shoh nga këndvështrimi i një EDUINO Ambasadore, si një vend ku trekëndëshi: nxënës-mësues-prind do të funksionojë në mënyrë të shkëlqyer. Një e ardhme ku fokusi është tek inovacioni dhe kreativiteti.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
Për mua, EDUINO paraqet një platformë që përpiqet dhe me sukses ndërton një familje, ku të gjithë anëtarët do të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe do të ndajnë në mënyrë jo vetjake përvojat e tyre. EDUINO është rruga jonë drejt suksesit, duke krijuar mësimdhënie të zbatueshme, të përhershme, cilësore dhe inovative. EDUINO ndihmon në të mësuarit dhe ofron aftësitë e nevojshme për jetë në një shoqëri të re moderne. Një shkollë virtuale e pasur, një partner në punën e mësimdhënësve dhe një vend ku nxënësit do të njihen me përdorimin e një mënyre të re të të mësuarit.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Një byzylyk në zinxhirin e arsimit.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Ramiz Iljazi
Ndihem i privilegjuar dhe krenar që kam bashkëpunuar me platformën Eduino, besoj se bashkëpunimi im do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
ambassador image
Natasha Markovska
Të gjithë fëmijët, pavarësisht se ku jetojnë, aftësitë, përkatësia etnike apo aftësia e kufizuar, kanë të drejtën për një arsim cilësor.
ambassador image
Maja Bukleska
Mësimdhënësit janë pasqyra e shoqërisë. Të jemi mësimdhënës me plot njohuri, mirëkuptim, çiltërsi, kreativitet dhe dashuri.