ambassador image
Vesna Boskovska
Mësimdhënës klasor
SHFK "Kiril Pejçinoviq" - Shkup
Këmbëngulësia, përkushtimi, qëndrueshmëria dhe transparenca ndaj çdo gjëje që është e re dhe interesante për procesin mësimor janë shenja ime mbrojtëse. Fryma e palodhur brenda meje dhe dëshira për sistem më të mirë, më të suksesshëm dhe më interesant të punës, me shpie në inovacione dhe progres të vazhdueshëm.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Vesna Boshkovska, mësimdhënëse klasore dhe mësimdhënëse-mentore në SHF “Kiril Pejçinoviq” në Shkup. Me entuziazëm të madh, tashmë 20 vite e realizoj vizionin tim për arsim dhe edukim të suksesshëm të nxënësve të mi të cilët janë shtytësi dhe motivuesi im më i madh për mësim dhe përplotësim të vazhdueshëm. Këmbëngulësia, përkushtimi, qëndrueshmëria dhe transparenca ndaj gjithçka që është e re dhe interesante për procesin mësimor, janë shenja ime mbrojtëse ndërmjet nxënësve dhe kolegëve. Dëshira për sistem më të mirë, më të suksesshëm dhe më interesant të punës, mua dhe nxënësit e mi na shpie në inovacione dhe progres të vazhdueshëm. Por kur me mendje dhe me zemër je futur në procesin nga i cili shikon transformim pozitiv për të mirën e të gjithëve, suksesi është i pashmangshëm.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Për mua, nuk ka praktikë më të mirë se krijimi i klimës pozitive ndërmjet nxënësve. Në klasën time bashkëkohore, përmes procesit të observimeve dhe hulumtimeve interesante, krijoj atmosferë kreative për zgjim dhe mbajtje të kureshtjes së nxënësve. Për mua si mësimdhënëse është e rëndësishme që nxënësit e mi ta njohin jetën përmes të mësuarit, praktikës, përmes shoqërimit, bashkëpunimit dhe ndihmës së ndërsjellë. Gjeneratat e shumta të suksesshme dhe të kënaqur të nxënësve dhe prindërve, për mua janë vërtetim se kjo është rruga e vërtetë për përvetësimin e njohurive të përhershme dhe përvetësimin e shprehive dhe shkathtësive për t’u përballur me të gjitha sfidat që ua sjell arsimi i mëtutjeshëm, por edhe jeta në përgjithësi.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Megjithëse në këtë kohë të digjitalizimit masiv, mënyra e integruar e mësimdhënies është përditshmëria ime, megjithatë fillimi i mësimdhënies online gjatë pandemisë, krijoi vështirësi në realizimin e qëllimeve dhe detyrave edukativo-arsimore. Në kohë të duhur, u paraqit EDUINO, që u ndihmoi mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve në përcjelljen dhe përvetësimin e njohurive dhe shkathtësive përmes videokoleksioneve dhe lojërave edukative për nxitje dhe mbështetje të zhvillimit të drejtë socio-emocional te fëmijët. EDUINO hapi botë të pasur të njohurive të përcjella në mënyrë kreative dhe interesante. U shpreh falënderim të madh të gjithë edukatorëve dhe prindërve që janë pjesë e komunitetit EDUINO dhe i ftoj edhe edukatorët tjerë t’i bashkëngjiten pasurimit të aktiviteteve kreative të dedikuara për më të dashurit tanë, fëmijët.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Gjatë partneritetit ndërmjet njeriut dhe teknologjisë, ardhmërinë e arsimit e shoh në krijimin e programeve mësimore bashkëkohore në të cilat prioritet do të kenë përmbajtjet mësimore të cilat te fëmijët ngjallin kureshtje, sjellje etike, këmbëngulësi, sipërmarrësi dhe mendim kritik. Duhet të krijojmë gjenerata me ndjenjë të zhvilluar të ngushëllimit, vetëbesimit, aftësisë për punë ekipore dhe mendim algoritëm.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
Thënë me një fjalë, për mua EDUINO është gëzim. EDUINO më nxit të jem kreativ dhe inovativ, të krijoj lojëra përmes të cilave do t’i animoj dhe edukoj jo vetëm nxënësit, por edhe kolegët më të rinj të cilët sapo kanë nisur lundrimin në ujërat e procesit edukativo-arsimor.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Kuti e vërtetë, magjike e njohurive dhe përvojave.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Daniela Milosheska
Thelbi i termit edukim për mua do të thotë një angazhim pune dhe një dëshirë për të transferuar njohuri, për të krijuar dhe ndërtuar personalitete.
ambassador image
Sanja Aleksoska
EDUINO është një nxitje për kërkim dhe përdorim të strategjive më të mira që ndjekin sfidat globale në punën edukative.
ambassador image
Sonja Apostolovska - Trajkovska
Nuk është më e mirë se sa të jetosh në botën e sotme të digjitalizimit dhe t’i në dispozicion të gjitha përmbajtjet që i mëson si nxënës.