ambassador image
Marinela Gotak
Pedagog
IPKFKF ”Aco Karamanov” - Radovish
Si punëtore profesionale zotohem për punë ekipore me kolegët e kopshtit dhe më gjerë dhe jam gjithmonë e hapur për bashkëpunim, ndihmë dhe mbështetje. Në pikëpamjen e prindërit vendos marrëdhënie të komunikimit të hapur dhe besimit që të mund ta zgjedhim çdo sfidë në interesin më të mirë të fëmijës.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Marinella Gotak, e punësuar si pedagoge në kopshtin “Aco Karamanov” në Radovish. Do ta kisha përshkruar veten si person i cili e do dhe e vlerëson punën dhe që investon shumë energji pozitive, entuziazëm dhe dashuri.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Institucionet parashkollore janë një vend ku duhet të ketë komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet tre aktorëve kryesorë: stafit, prindërve dhe fëmijëve. Si punëtore profesionale, zotohem për punë ekipore me kolegë nga kopshti dhe më gjerë dhe jam gjithmonë e hapur për bashkëpunim, ndihmë ose mbështetje. Në pikëpamjen e prindërit vendos marrëdhënie të komunikimit të hapur dhe besimit që të mund ta zgjedhim çdo sfidë në interesin më të mirë të fëmijës. Në punën me fëmijë përpiqem të jem para së gjithash shembull i mirë, sepse fëmijët mësojnë nga dukuria jonë e përgjithshme e jo vetëm nga ajo që dëshirojmë t'i mësojmë ne të rriturit. Edhe unë si pedagoge zhvillohem dhe mësoj nga të gjithë, nga koleget, nga prindërit, e shumë gjëra mësoj edhe nga më të vegjlit.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Motivimi im për t'iu bashkuar komunitetit EDUINO ishte një mikja ime e cila kërkoi ide dhe materiale për prindërit që dëshironin të bënin aktivitete me fëmijën e tyre. Jam e lumtur që pavarësisht mënyrës moderne të jetesës dinamike, ne kemi prindër që duan të kalojnë kohë cilësore me fëmijët e tyre, por kanë nevojë për ide dhe mbështetje. Ia sugjerova asaj platformën EDUINO për Zhvillimin e hershëm të fëmijës, por vura re se baza e aktivitetit mund të ishte më e pasur. Si nënë bëj edhe aktivitete të ndryshme me fëmijën tim në shtëpi dhe doja t'i ndaja me prindër të tjerë të interesuar. Nga ana tjetër, mendoj se aktivitetet e lojës për kopshtin do të jenë në ndihmë të të gjithë edukatorëve që duan të fusin një ide plus në punën e tyre.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Arsimi është themeli i së ardhmes së një populli. Duhet të jemi pozitivë dhe të shikojmë me optimizëm drejt së ardhmes, por edhe të jemi realistë për situatën aktuale, e cila mund dhe duhet të përmirësohet. Besoj se respekti për punëtorët arsimore duhet të rikthehet dhe për të duhet të luftojmë vetë me investim të vazhdueshëm në punë, zhvillim profesional dhe sjellje të denjë.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO për mua është mjet për përmirësimin e punës, mbështet të ndërsjellë dhe bashkëpunim.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Ndarje vetëmohuese të ideve.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Manuela Dimova
Krijimi i mënyrave dhe metodave kreative, edukative, inovative për të transferuar njohuritë është pjesë e përditshmërisë sime si mësimdhënëse.
ambassador image
Vesna Jovanova
EDUINO është mundësia jonë për avancim profesional, një hap më afër ndryshimeve thelbësore në arsim.
ambassador image
Marija Bogatinovska
Më tërhoqi vetë koncepti i EDUINO, fakti që kishim mundësinë të bënim diçka që do të mbetej si vlerë e qëndrueshme si për nxënësit, po ashtu edhe për kolegët tanë.