ambassador image
Miradije Bajrami
Mësimdhënës klasor
SHFK "Naim Frashëri" - Kumanovë
Gjithmonë përpiqem të jem një person i hapur, pozitiv dhe komunikues, e gatshme për të mësuar dhe mbrojtur nxënësit e mi. Unë jam e gatshme t'i inkurajoj dhe t'i motivoj që të jenë kreativ në çdo kohë.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Miradie Bajrami, mësuese në shkollën fillore "Naim Frasheri" në Kumanovë. Punoj me nxënës të klasës së parë. Unë e dua këtë profesion dhe e punoj me dashuri. I dua shumë studentët e mi, çdo ditë me shumë gëzim fëmijët më presin para dere dhe më përqafojnë, por edhe unë i dua ata, sepse e dua profesionin tim. Jam e gatshme t’i inkurajoj dhe motivoj që të jenë kreativ në çdo kohë. Gjithmonë përpiqem të jem një person i hapur, pozitiv dhe komunikues, i cili është i gatshëm të mësojë dhe mbrojë xënësit e vet.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Praktika është e përditshme, është e ndryshme çdo ditë dhe ka kuptimin e vet. Unë do t’i veçoja diskutimet e përditshme me fëmijët e mi të dashur.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Covid 19 e ndryshoi botën dhe shumë prej nesh mësuesve për herë të parë në jetën tonë u njohëm me modelin e mësimit në internet dhe të mësuarit në distancë.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Unë mendoj se së pari duhet të ketë një staf cilësor, sepse fëmijët janë një kapital i paçmuar i një vendi dhe investimi në ta është investim për të ardhmen.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO për mua është portali më i pëlqyer, i cili gjatë pandemisë e mbështeti sistemin arsimor në vendin tonë. EDUINO është portal kolektiv që ishte më afër fëmijëve gjatë pandemisë, ku nxënësit patën mundësinë të mësojnë nga përmbajtja digjitale.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Shoqërim dhe inkurajim.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Renata Maksimova
Për mua, procesi mësimor nuk është final me përfundimin e arsimit formal, por është diçka që zgjat gjithë jetën.
ambassador image
Jasmina Muriq
Ishte kënaqësi të krijoja një shumëllojshmëri aktivitetesh edukative dhe video leksionesh që do të jenë në dispozicion për të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit.
ambassador image
Milica Kabranova
Një edukator i mirë gjen gjithmonë një mënyrë të lehtë për t'ua përcjellë nxënësve detyrat edukative në një mënyrë të kuptueshme për ta.