ambassador image
Nezir Tairi
Arsimtar i matematikës
SHFK "Naim Frashëri" - Tetovë
Mundohem të jem sa më afër fëmijëve, shpesh u them që të më konsiderojnë si mikun e tyre që di pak më shumë se ata. Dua rregull, disiplinë dhe punë në klasë.
Njihuni me EDUINO Ambasadorët tanë
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam mësues i lëndës së matematikës që nga viti 1983. Punoj në shkollën fillore "Naim Frashëri", Tetovë. Gjithmonë mundohem të jem pranë fëmijëve, shpesh u them që të më konsiderojnë si mikun e tyre që di pak më shumë se ata, që të bashkëpunojnë me mua pa komplekse. Unë dua rregull, disiplinë dhe punë në klasë.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Unë nuk mund të bëhem prind ose mik i tyre, por ata mund të mbështeten tek unë për gjithçka që u nevojitet, për të zotëruar sa më lehtë aftësitë aftësitë matematikore. Unë jam në dispozicion për ta 24 orë.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Dy thënie popullore thonë: "Nuk ka shtëpi pa familje sikurse që nuk ka shkollë pa nxënës" dhe "Ne duhet të përpiqemi për të mirën kurse e keqja vjen vetë". Kur shkollat u mbyllën, fëmijët më nuk vinin në shkollën dhe na duhej të vepronim me mençuri, në mënyrë që të gjenim një zgjedhje për të shkuar tek ata. Tani shkolla është në çdo shtëpi dhe ne kemi nevojë për të shkojmë në shtëpitë e tyre. Fillova të inçizoja mësimet dhe ua shpërndava atyre përmes platformës EDMODO. Më vonë, përmes EDUINOs unë u transferova tek fëmijët në shtëpi dhe vazhdoj kështu.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Dihet që vendi ynë është në shkollë dhe nxënësit janë para nesh. I lutem Zotit që të kthehemi në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur. Edhe shkon mirë mësimet online, por dihet që prania fizike është më e mira.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
Një dritare në të cilën kemi shkëmbyer dhe kemi shpërndarv përvoja solide gjatë pandemisë.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Kontinuitet
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Goran Cvetkoski
“Si edukator, është kënaqësi e madhe për mua që aftësitë dhe njohuritë e mia t’ua jap nxënësve".
ambassador image
Valentina Todorova
EDUINO është rruga jonë drejt suksesit dhe krijimit të një mësimdhënie të zbatueshme, të qëndrueshme, cilësore dhe inovative.
ambassador image
Dushica Jakimovska
Falë EDUINO-s pata mundësinë të ndaj aktivitetet e mia edukative me edukatorë, prindër dhe fëmijë nga i gjithë vendi.