ambassador image
Sanja Aleksoska
Edukator
IPFKF "13 Nëntori" - Shkup
Do të isha përshkruar si edukatore e përkushtuar, kreative e cila krijon vazhdimisht mjedis stimulues për mësimin e fëmijëve në periudhën parashkollore. Si personalitet investoj në zhvillimin tim profesional, mësoj gjëra të reja me qëllim për t’u dalë në ndihmë nevojave, dëshirave dhe interesave të fëmijëve.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Sanja Aleksoska, edukatore e fëmijëve të moshës parashkollore. Si edukatore, do ta përshkruaja veten si një person i përkushtuar, kreativ dhe ambicioz që hulumton vazhdimisht përmes praktikës së saj të përditshme. Gjithmonë jam i gatshëm t’i përplotësoj kompetencat e mia profesionale dhe të krijoj një mjedis stimulues në të cilin fëmijët do të ndihen të pranuar, të sigurt dhe të lumtur.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Që në fillim si edukatore i jam përkushtuar zhvillimit socio-emocional të fëmijëve. Për mua ishte veçanërisht e rëndësishme që fëmijët në kopsht të ndihen të sigurt, sepse vetëm kështu mund të mësojnë diçka të re. Mësova të njoh disponimin e tyre dhe të depërtoj thellë në shpirtin e fëmijës. Edhe në atë kohë e dija se një pjesë të mirë e trajnimit tim si profesionist do t'i kushtoja zhvillimit socio-emocional. Ajo që jam sot është falë investimit të vazhdueshëm në përmirësimin e ndërgjegjësimit tim për kuptimin e kompetencës socio-emocionale dhe zhvillimin e inteligjencës socio-emocionale. Në praktikën time, e përdor qasjen konstruktive të punës dhe dëshiroj që mësimi i fëmijëve parashkollorë të bëhet në një kontekst real përmes hulumtimit dhe lojës. Praktikoj me fëmijët për të krijuar një marrëdhënie të sinqertë dhe miqësore dhe vazhdimisht inkurajoj grupin për të krijuar bashkëpunim të ndërsjellë. Ndërtoj marrëdhënie dhe bashkëpunim të hapur me prindërit, sepse vetëm së bashku mund t’i nxisim të gjitha potencialet zhvillimore të fëmijëve.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Që nga krijimi i portalit EDUINO, kam qenë shumë e interesuar për punën e tyre. Që në fillimet e mia si edukatore, kam vlerësuar veçanërisht edukimin digjital të fëmijëve të vegjël dhe besoj se çdo burim digjital i planifikuar në mënyrë pedagogjike mund të ndikojë ndjeshëm në mësimin dhe ndërtimin e njohurive të fëmijëve. Më duhet të pranoj se nuk ishte e lehtë të hartosh dhe të krijosh aktivitete për të cilat do të të duhet të incizosh videoleksione, por falë ekipit të ri entuziast dhe plotësisht të përkushtuar të EDUINO-s, fitova shumë njohuri në këtë fushë. Jam e kënaqur që jam pjesë e platformës EDUINO sot dhe rekomandoj ngrohtësisht që çdo edukator t'i bashkohet kësaj "familjeje" digjitale, t’i zhvillojë shkathtësitë dhe aftësitë e tij digjitale dhe t’i ndajë risitë e tij përmes përmbajtjeve arsimore.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Digjitalizimi i arsimit është proces i pashmangshëm i cili jep mundësi për nxitjen e inovacioneve në arsim. Në atë mënyrë afirmohet roli i vërtetë i edukatorëve, e kjo është përcjellja e njohurive në mënyra të ndryshme dhe në situata të ndryshme, të përgatitur në çdo moment për ta përshtatur rolin e tij edukativ në procesin edukativo-arsimor. Në atë mënyrë çdo edukator ka mundësi të vë vulën e tij në bibliotekën digjitale dhe të lë pas vete material edukativ me rëndësi të madhe për gjeneratat e ardhshme.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO për mua përbën shembull për cilësi në përpunimin dhe krijimin e përmbajtjeve digjitale, burim të pashtershëm të njohurive për zhvillim të vazhdueshëm profesional. EDUINO është nxitje për hulumtim dhe shfrytëzim i strategjive më të mira të cilat i ndjekin sfidat botërore globale në punën edukativo-arsimore.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Komuniteti profesional digjital.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Daniela Milosheska
Thelbi i termit edukim për mua do të thotë një angazhim pune dhe një dëshirë për të transferuar njohuri, për të krijuar dhe ndërtuar personalitete.
ambassador image
Natasha Markovska
Të gjithë fëmijët, pavarësisht se ku jetojnë, aftësitë, përkatësia etnike apo aftësia e kufizuar, kanë të drejtën për një arsim cilësor.
ambassador image
Silvana Boskovska Qulavkovska
Motivimi më i madh për pjesëmarrje dhe kontribut në EDUINO ishte mundësia për të mbledhur ide të reja për aktivitete që do të realizoj në lojëtoren time.