ambassador image
Silvana Boskovska Qulavkovska
Edukator
IPFKFKQ "Koço Racin" - Shkup
E dua punën time dhe ndjehem e plotësuar duke i shikuar fëmijët si zhvillohen dhe si rriten si individë mbi të cilët lëmë trashëgimi të përhershme në botë. Si edukator jam e lumtur që kam rol kryesor në formimin e gjeneratave të ardhshme.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Silvana Boshkovska Qulavkovska, punoj si mësimdhënëse në IPKF "Koço Racin" - Shkup. Arsyeja më e madhe për atë që bëj sot është se dua të kem një ndikim pozitiv, frymëzues në jetën e fëmijëve. Më pëlqen të punoj me fëmijët, ata asnjëherë nuk pushojnë të më bëjnë të lumtur. Për veten time mund të them se jam plotësisht e përkushtuar në profesionin tim, jam person ambicioz, kreativ dhe energjik, që përpiqet çdo ditë fëmijët të kalojnë kohë cilësore gjatë qëndrimit në kopsht. Jemi dëshmitarë sesi fëmijët rriten në persona të mirë dhe të virtytshëm të mbushur me kureshtje.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Do të veçoj disa praktika në punën time të cilat sipas meje konsideroj si janë një nga më të rëndësishmet: - Liria dhe kreativiteti. Fëmijëve u jap gjithmonë lirinë që të më drejtojnë në atë që i intereson dhe me mbështetjen time realizohen dëshirat e tyre; - Krijimi i një mjedisi stimulues dhe të sigurt në të cilin fëmijët do të jenë të përgjegjshëm, të motivuar dhe të vetëdijshëm për veten e tyre; – Padyshim, sipas meje, cilësia më e rëndësishme është pasioni. Dhe kur gjërat ndonjëherë nuk shkojnë sipas planit tim në dhomën e aktiviteteve, kjo cilësi më mban të motivuar. Ndjenja e arritjes së suksesit në përparimin e fëmijëve është ajo që do ta ushqejë këtë pasion; - Dhe sigurisht durimi. Cilësia më e rëndësishme që duhet të ketë një edukator është durimi. Një edukator i suksesshëm është gjithmonë i durueshëm me fëmijët e tyre si dhe me prindërit e tyre dhe përballet çdo ditë me çështje dhe probleme.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Motivimi më i madh për pjesëmarrje dhe kontribut në portalin EDUINO ishte fillimisht mbledhja e ideve të reja për aktivitetet që do t'i realizoj në dhomën time të aktiviteteve, duke ndarë në të njëjtën kohë njohuritë, praktikat dhe përvojat e mia me koleget tjera. Rekomandimi im për edukatorët e tjerë është si në vijim: Ju inkurajoj që t'i bashkoheni komunitetit EDUINO, ku me bashkëpunim të ndërsjellë do të ndikojmë pozitivisht në zhvillimin e drejtë të hershëm të fëmijës.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Si Ambasadore EDUINO, portalin EDUINO dhe komunitetin EDUINO i shikoj si resurse që sigurojnë materiale falas, të dobishme dhe edukative për fëmijët dhe edukatorët. Hapësirë ku edukatori mund të sigurojë botë të njohurisë për fëmijët pa shpenzime shtesë.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO është portal interneti i cili ofron zgjedhje të pasur të aktiviteteve të ndryshme kreative të lojës për moshën nga 3 deri në 10 vjet.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Doracaku digjital për të gjithë edukatorët kreativë.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Sanja Aleksoska
EDUINO është një nxitje për kërkim dhe përdorim të strategjive më të mira që ndjekin sfidat globale në punën edukative.
ambassador image
Ramiz Iljazi
Ndihem i privilegjuar dhe krenar që kam bashkëpunuar me platformën Eduino, besoj se bashkëpunimi im do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
ambassador image
Maja Miteva Petroska
EDUINO është një vend ku vendosen synime të larta, gjenden sfida të mëdha dhe lindin ide të bukura, një kombinim i cilësisë, kreativitetit dhe angazhimit.