ambassador image
Stançe Shterjovska
Mësimdhënës klasor
SHFK "Krste Misirkov" - Kumanovë
Si edukatore përpiqem ta gjej talentin te çdo nxënës dhe përmes punës së aktiviteteve mësimore dhe jashtëmësimore ta orientoj në drejtimin pozitiv. Nxënësve u ofroj mundësi për t’i zgjeruar horizontet e tyre, për të hulumtuar, për të garuar, bashkëpunuar, shoqëruar dhe argëtuar.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Jam Stançe Shterjovska, mësimdhënëse në shkollën fillore në “Kërste Misirkov” Kumanovë, me përvojë pune 20 vjeçare. Unë do ta përshkruaja veten fillimisht si mësimdhënëse që ndikon në zhvillimin e personalitetit të fëmijës, duke u mbështetur në faktorë socio-emocionalë. Kam mënyrë të relaksuar të mësimdhënies, qasje individuale, ton të sinqertë, miqësor komunikimi. Shkolla bashkëkohore kërkon mësimdhënie bashkëkohore dhe prandaj aplikoj në punë forma, metoda, teknika dhe strategji efektive dhe cilësore. Krijoj mjete të qarta për t'u mundësuar studentëve, me ndihmën e resurseve të ndryshme, të përvetësojnë më lehtë përmbajtjen mësimore dhe që njohuritë të mbeten të përhershme dhe të zbatueshme. Përshtatem me dinamikën e ndryshimeve arsimore dhe qëndroj konsekuente ndaj vlerave etike dhe morale. Investoj në ngritjen time profesionale duke ndjekur seminare, trajnime, konferenca dhe duke marrë pjesë në projekte. Unë e ndaj me vetëmohim përvojën time me kolegët e mi.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Si edukatore përpiqem që ta gjej talentin te çdo nxënës dhe përmes punës së aktiviteteve mësimore dhe jashtëmësimore ta orientoj në drejtimin pozitiv. Përmes pjesëmarrjes së projekteve që janë organizuar nga MASH-i dhe BZHA-ja, të cilat i gjej në rrjetet sociale ose si bashkautor me kolegen me të cilën punoj shumë vite. Nxënësve u ofroj mundësi për t’i zgjeruar horizontet e tyre, për të hulumtuar, për të garuar, bashkëpunuar, shoqëruar dhe argëtuar. Buzëqeshja dhe dëshira për të qëndruar edhe ndonjë orë në shkollën është dëshmi se jam e drejtë ndaj secilit dhe se secili punon sipas dëshirave, interesave dhe mundësive personale.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Pas përfundimit të muajve të parë të pandemisë, përfundoi edhe viti shkollor. Përderisa zgjaste mësimi online e dija se nxënësit janë angazhuar dhe kalojnë në mënyrë cilësore një pjesë të kohës. Për shkak të masave, lojërat e fëmijës edhe në vend të hapur ishin të kufizuara. Anëtarët e familjes kërkuan mënyra si të luajnë fëmijët, që të jetë interesant për to, e njëkohësisht edhe të edukohen e të mos mërziten. Në atë çast vijoi thirrja e EDUINO-s për aktivitete edukative të lojës në kushte shtëpie. Më parë me ekipin tim DIDAKTIKO përpiluam disa lojëra për kushte të shkollës dhe ishte sfidë për mua që të krijoj lojëra përmes të cilave nxënësit e mi gjatë pushimit veror do të argëtohen dhe do të mësojnë. Edukatorëve tjerë do t’u rekomandoj që së paku një pjesë të lojërave që i kanë luajtur kur kanë qenë fëmijë, ose që i kanë luajtur me fëmijët ose nipërit e tyre, t’i fusin në platformën EDUINO Zhvillimi i hershëm i fëmijës.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Ardhmërinë e arsimit e shikoj si një mundësi të re ku mësimdhënësit kreativë dhe ambiciozë do të kontribuojnë me idetë e tyre, të cilat do t'i përcjellin me vetëmohim të gjithë publiku. Me atë do të bëjnë të mirë të përgjithshme për të gjitha palët e interesuara në procesin edukativo-arsimor. Mësimdhënësit do të marrin ide të reja për realizim më të suksesshëm të përmbajtjeve mësimore, prindërit do ta marrin mbështetjen e duhur dhe do t’u jenë në gjendje t’u ndihmojnë fëmijëve të tyre dhe fëmijët do të mësojnë përmes lojës. Nëpërmjet aplikimit të mjeteve, teknikave dhe strategjive të reja dhe bashkëkohore, në mënyrë moderne arsimi do të ecë përpara.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
Për mua EDUINO është hapësirë ku altruistët do të garojnë me ide, pa dëshirë për fitim, por me dëshirë për të mësuar diçka të re, të propozohet ndonjë zgjidhje e re kreative për ndonjë sfidë të sapokrijuar.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Mediat, baza e ideve dhe zgjidhjeve.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Lazime Ameti
Dëshira për sfida të reja më motivoi t'i realizoj në distancë këto leksione të natyrës edukative.
ambassador image
Nusret Haziri
Motivi im kryesor janë nxënësit, ndërsa videoleksionet ekzistojnë që ata të kenë mundësi shtesë për të aplikuar mësimin në largësi.
ambassador image
Elena Tasheva
Gjatë pandemisë, kam shfrytëzuar në maksimum kohën time duke shkruar, përgatitur aktivitete, filmuar dhe dokumentuar.