ambassador image
Nane Todorka
Mësimdhënës klasor
SHFK "Nikolla Karev" - Krushevë
Me aplikimin e teknikave dhe metodave novatore, aktiviteteve kreative, u ndihmoj dhe i orientoj nxënësit që ta zbulojnë anën interesante e të mësuarit. Kam pritje reale nga nxënësit, i inkurajoj dhe i nxis të synojnë të bëhen më të mirë. E dua punën time dhe fëmijët që janë motivimi im i madh ta jap maksimumin.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Todorka Nane, mësimdhënëse klasore SHF "Nikolla Karev" në Krushevë. Kam 25 vite përvojë pune, 9 prej të cilave si edukatore në një grup në çerdhe. E konsideroj veten një mësimdhënëse e përgjegjshme dhe kreative, e cila me përvojën dhe edukimin e saj të vazhdueshëm përmirëson vazhdimisht punën e saj. Duke aplikuar teknika, metoda dhe aktivitete kreative novatore, unë i ndihmoj dhe i udhëzoj nxënësit të zbulojnë anën interesante të të mësuarit. Kam pritshmëri reale nga nxënësit, i inkurajoj dhe i inkurajoj që të përpiqen të bëhen më të mirë. Unë e dua punën time dhe fëmijët të cilët janë motiv i madh për mua për ta dhënë maksimumin.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Në orët e mia çdo ditë e shfrytëzoj mundësinë që klasa të jetë e mbushur me atmosferë dhe energji pozitive, e njëjta të jetë vend i këndshëm në të cilin mësojmë, luajmë dhe shoqërohemi. Prandaj në klasën time, nxënësit mësojnë punë të reja pa qenë barrë ose obligim i imponuar për to. Atë e arrij duke ndërtuar besim, respektim, duke vendosur bashkëpunim dhe mundësi të barabarta për të gjithë nxënësit. Komunikimi i hapur dhe i sinqertë me prindërit është pjesë e rëndësishme e praktikës sime.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Loja, përkatësisht të mësuarit përmes lojës paraqet mënyrë interesante, e thjeshtë dhe argëtuese e të mësuarit. Loja, nuk është vetëm metodë por edhe nevojë e fëmijëve dhe nxënësve nga klasat e para, e cila nxit motivim, mendim, krijim, kreativitet, gëzim dhe fantazi. Motivimi im ishte pikërisht mundësia të cilën na i dha EDUINO për të krijuar aktivitete të lojës me të cilat do t’i pasurojmë orët tona dhe do ta bëjmë klasën tonë vend të këndshëm, sepse fëmijët dhe nxënësit e klasave të para mësojnë më së miri përmes lojës. Të gjithë mësimdhënësve u rekomandoj: Gjithmonë mundemi më shumë dhe më mirë, prandaj përpiquni që të bëheni pjesë e komunitetit EDUINO.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Arsimi çdo ditë ballafaqohet me sfida të reja. Tani edhe lirisht mund të flasim për arsim bashkëkohor që nënkupton edhe mësimdhënie bashkëkohore. Kjo është kështu për shkak të zhvillimit të shpejtë të shkencës dhe teknikës, ndërsa mësimi duhet të posedojë karakteristika bashkëkohore. Kjo e imponoi nevojën për përshtatje dhe harmonizim qëllimeve të caktuara arsimore. Të gjitha kushtet e reja kanë nevojë për përsosje profesionale të mësimdhënësit për të fituar njohuri të reja plotësuese dhe për të fituar shkathtësi që duhet t’i posedojë mësimdhënësi për realizim efikas dhe cilësor të mësimdhënies, me ç’rast arsimi përmirësohet, avancohet dhe përsoset.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO për mua paraqet pjesë shumë të rëndësishme të mozaikut të quajtur arsim bashkëkohor. EDUINO na jep mundësi të barabartë të gjithë mësimdhënësve me njohuritë, idetë dhe praktikat tona ta ndihmojmë dhe mbështesim arsimin tonë, por edhe të mësojmë, bashkëpunojmë dhe të përsosemi.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Sfidë.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Snezhana Guculj
Unë besoj se çdo fëmijë ka potencial të madh që ne, të rriturit, duhet t'i njohim dhe të punojmë në ato me një qasje të përshtatshme.
ambassador image
Jelena Mandiq
Fokusi im do të jetë gjithmonë në mbështetjen e duhur arsimore për fëmijët përmes përdorimit të lojërave kreative dhe teknologjisë digjitale.
ambassador image
Marija Bogatinovska
Më tërhoqi vetë koncepti i EDUINO, fakti që kishim mundësinë të bënim diçka që do të mbetej si vlerë e qëndrueshme si për nxënësit, po ashtu edhe për kolegët tanë.