ambassador image
Zorica Milkova
Mësimdhënës klasor
SHFK "Tosho Velkov-Pepeto" - Kavadar
Unë do ta përshkruaja veten si një person kreativ, novator dhe i palodhur kur bëhet fjalë për krijimin dhe realizimin e procesit edukativo-arsimor. I përplotësoj njohuritë vazhdimisht dhe i ndjek trendët e rinj arsimorë. Kënaqësia e nxënësve të mi është prioriteti im i parë, e gjithashtu edhe bashkëpunimi me prindërit që më mbështesin fuqimisht.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Zorica Millkova, mësimdhënëse klasore në SHF “Tosho Vellkov – Pepeto” në Kavadar. Ky është viti im i 12-të si mësimdhënëse, vit i cili për mua është veçanërisht i rëndësishëm sepse kam fituar titullin mësimdhënëse-mentore e parë në shkollën time për të cilën jam shumë krenare. Unë jam edukatore e cila punon vazhdimisht në zhvillimin profesional. Jam ambicioze, dua të hulumtoj dhe të sjell mjete digjitale bashkëkohore në procesin arsimor, jam kreative dhe e palodhshme kur janë në pyetje krijimi i mjeteve ndihmëse didaktike pa të cilat procesi arsimor do të jetë vetëm prezantim frontal i njohurive. Zotohem për mësimdhënie aktive dhe mësimdhënie e cila e zhvillon të menduarit kritik të nxënësve. Gjithmonë jam gati për zbulim të metodave të reja dhe bashkëkohore të cilat e përmirësojnë procesin edukativo-arsimor.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Unë jam mësimdhënëse e cila përpiqet gjithmonë të hartojë dhe realizojë diçka të re, diçka kreative, emocionuese dhe të larmishme. Do t’i veçoj karakteristikat vijuese të cilat më bëjnë edukatorja që jam sot: unë para së gjithash jam shok me nxënësit e mi që në çaste të caktuara zbret në nivelin e njëjtë me to, fëmija brenda meje ende është i zgjuar dhe aktiv. Klasa ime është vendi në të cilin të gjithë fëmijët janë të njëjtë, respekti dhe shoqërimi janë në vend të parë, por gjithsesi edhe disiplina e cila është rrugë drejt suksesit. Klasa ime është novatore, e unë jam gjithmonë e disponuar për realizim të ideve të nxënësve të mi.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
EDUINO për ne mësimdhënësit është mjet i cili u bë përditshmëri, portal edukativ i cili ofron përmbajtje arsimore dhe aktivitete të lojërave të cilat janë ndihmë e madhe në procesin arsimor. Të jesh pjesë e EDUINO-s është nder. Ndjehem krenare që kisha mundësi të kontribuoj për bibliotekën e EDUINO aktiviteteve të lojës në kuadër të platformës EDUINO Zhvillimi i hershëm i fëmijës. Me leximin dhe aplikimin e aktiviteteve edukative të EDUINO-s u zgjua edhe dëshira ime për ndarje të aktiviteteve të lojës të cilat i realizoj me nxënësit e mi. Ndarja e ndërsjellë mund të jetë vetëm ndihmë për ne, prandaj kolegë të dashur përfshihuni në komunitetin EDUINO sepse bashkë jemi më të fortë. Ne jemi promotorët e shoqërisë, idolët e fëmijëve tanë, ne e krijojmë rrugën drejt suksesit.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Si ambasadore EDUINO do të përpiqem të kontribuoj për përmirësimin e procesit arsimor, të jem në hap me ndryshimet që vijnë dhe t’i arsyetoj pritjet e nxënësve dhe prindërve. Synojmë digjitalizimin e procesit edukativo-arsimor, prandaj duhet të jemi në hap me kohën, t’i përplotësojmë vazhdimisht shkathtësitë tona digjitale me qëllim të përgatitjes për të ardhmen. Në të ardhmen shpresoj për shfrytëzim sa më të madh të mjeteve digjitale bashkëkohore dhe softuerëve bashkëveprues të cilat do të jenë të arritshëm lehtë për të gjithë, që të nxitet më shumë mbajtja e orëve bashkëkohore plot me aktivitete loje të cilat fëmijëve do t’u lënë kujtime të veçanta.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO për mua përbën platformë edukative bashkëkohore e cila ofron shembuj të shumtë të praktikës së mirë, aktiviteteve të lojës për aplikim në klasë, në dhomën e aktiviteteve dhe në kushte shtëpiake. EDUINO është thesar i ideve të cilat duhet të plotësohen vazhdimisht. Përmbajtjet e vendosura të EDUINO-s janë pasuri e përhershme të cilën do ta përdorin edhe shumë kolegë, nxënës dhe prindër të ardhshëm.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Burim i pashtershëm i ideve.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Teodora Gjorgjieska
EDUINO na jep mundësinë që aktivitetet edukative kreative të mbeten përgjithmonë të dukshme në një vend.
ambassador image
Simona Tasheva
Fëmijët, për çdo ditë janë një burim i ri njohurish dhe emocionesh,, gjë që e bën jetën time të përditshme maksimalisht të plotë.
ambassador image
Nikolina Milevska
Unë besoj se e ardhmja e arsimit është në aplikimin e metodave të reja moderne dhe digjitale që do të jenë të përshtatshme me interesat dhe dëshirat e reja të nxënësve.