ambassador image
Ishak Osmani
Arsimtar i arsimtari gjuhës maqedonase
SHFK "Mehmet Deralla" - f. Gradec
Fëmijët janë e ardhmja, fëmijët janë gjithçka për prindërit e tyre dhe për shoqërinë. Edukimi i tyre është punë fisnike. Ne si prindër, mësues, profesorë, jemi të vetëdijshëm se fëmijët janë gjithçka për shoqërinë. Ata duhet të arsimohen, edukohen për një të ardhme më të mirë.
Njihuni me EDUINO Ambasadorët tanë
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Isak Osmani, profesor i gjuhës maqedonase në shkollën fillore "Mehmet Derala" në fshatin Gradec. Jetoj në Gradec. Për një kohë të gjatë mbi 20 vjet kam punuar në shkollën fillore "Naim Frashëri" në fshatin Negotinë dhe në Vrapciste në vitin 2015 në fshatin Gradec në shkollën fillore "Mehmet Derala". Kam ligjeruar gjuhë maqedonase dhe matematikë nga përvoja e fituar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, të cilën fatkeqësisht nuk e kam përfunduar. Si arsimtarë me shumë vite punë në shkolla të ndryshme, kam përvojë të mirë me takime me fëmijët të cilëve dhënë mësim. E mendoj më të mirën për fëmijët dhe të ardhmen e tyre.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Fëmijët janë e ardhmja, fëmijët janë gjithçka për prindërit e tyre dhe për shoqërinë. Edukimi i tyre është shumë i rëndësishëm. Ne si prindër, mësues e profesor jemi të vetëdijshëm se fëmijët janë gjithçka për shoqërinë. Ata duhet të edukohen dhe arsimohen për një të ardhme më të mirë. Si edukator, pedagog dhe mësues kam një qasje tjetër ndaj fëmijëve. Me fjalë të mira, kur jap mësim dhe kur bëj pyetje, përpiqem të jem afër tyre për t'ua mundësoj të shprehen. Të jen të afërt me mua, të më pyesin për gjithçka që ata nuk dinë dhe nuk kuptojnë. Unë u jap atyre udhëzime se nga të mësojnë, ku të gjejnë materiale shtesë. Me një fjalë, unë bëj gjithçka për ta.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Motivimi im janë fëmijët që të mos mbesin pa shkollën dhe të humbin vitin. Shikoja fëmijët e mi të mërzitur sepse nuk shkonin në shkollën. Ata më pyesnin gjëra të ndryshme duke mos ditur se prej ku dhe çfarë të mësojnë. Mendova se edhe fëmijët e tjerë kishin të njëjtat telashe. Dhe pse mos të filloja të inçizoj video leksione për platformën Eduino me qëllim që fëmijët të kenë më shumë materiale mësimore. Unë rekomandoj që kolegët e mi të punojnë më shumë, të ketë më shumë video leksione dhe gjithçka që nevojitet për një mësim më të mirë dhe më kualitativ.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Të përmirësohet, të jetë më kualitative dhe më e organizuar për një të ardhme më të mirë. Dhe pse jo, të zgjerohet platforma Eduino me përmbajtje të reja.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
Mundësi e mirë për të mësuar.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Shkollë.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Zharko Aleksovski
Unë si ambasador do të vazhdoj të ndihmoj në krijimin e videove të reja dhe shpresoj që nxënësit do të jenë të kënaqur me ligjërimet dhe prezantimet e mia.
ambassador image
Akesandar Cvetkoski
Të ardhmen e arsimit e shoh në një nivel të lartë. Një të ardhme të mbushur me shumë sukses dhe qasje në arsim cilësor.
ambassador image
Lazime Ameti
Dëshira për sfida të reja më motivoi t'i realizoj në distancë këto leksione të natyrës edukative.