ambassador image
Ksenija Nikolova
Mësimdhënës klasor
SHFK "Goce Delçev" - Strumicë
Gjatë 25 viteve si edukatore në mjedis rural, jam përpjekur t'u tregoj nxënësve rrugën e duhur që duhet të ndjekin, të gjejnë veten dhe të vetëdisohen. Së bashku ne hulumtojmë, edukohemi, eksperimentojmë dhe shijojmë të gjitha ditët së bashku. Bukuria e profesionit tonë nuk mund të shprehet me fjalë, ajo përjetohet.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Ksenia Nikolova, mësimdhënëse klasore në SHFK "Goce Dellçev" - Bosilovë, në Komunën e Bosilovës. Unë vij nga një familje mësimdhënësish dhe ndoshta ky është çelësi i suksesit tim. I ndjek lajmet, investoj shumë në zhvillimin tim personal dhe profesional. I dua fëmijët dhe e ndjek gjithmonë moton time: “Shiko në thellësinë e syve të fëmijëve dhe do të marrësh përgjigjen për qëllimin e ekzistencës tënde”.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Të punosh në një mjedis rural është një sfidë e vërtetë. 25 vite me rend përpiqem t'u tregoj nxënësve rrugën e duhur që duhet të ndjekin, të gjejnë veten dhe të vetëdisohen. Së bashku ne hulumtojmë, edukohemi, eksperimentojmë dhe shijojmë të gjitha ditët së bashku. Bukuria e profesionit tonë nuk mund të shprehet me fjalë, ajo përjetohet.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Më lindi dëshira të bëhem pjesë e kësaj familje të mrekullueshme punëtorësh dhe edukatorësh të përkushtuar, sepse doja të kontribuoja për një edukim më të mirë për të gjithë fëmijët. Do të rekomandoja që çdo edukatorë të jetë pjesë e komunitetit EDUINO dhe së bashku të lëmë vlera të qëndrueshme për brezat aktualë dhe të ardhshëm. Megjithatë, ata janë thesari i jonë, e djeshmja, e sotmja dhe e nesërmja jonë.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Arsimi do të ketë të ardhme vetëm me dashuri dhe përkushtim ndaj punës. Sa më shumë investojmë, edukojmë, shkëmbejmë ide dhe ndihmojmë njëri-tjetrin si edukatorë, aq më shumë do të kemi breza nxënësish me njohuri dhe vlera të qëndrueshme dhe reale.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO për mua ishte fillimisht një sfidë kurse tani është familje. Një vend ku do të takohemi të gjithë: nxënës, prindër dhe mësues. Me një fjalë, të gjithë pjesëmarrësit e procesit arsimor.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Sfidë.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Svetllana Bobevska
Si mësuese e re, kur fillova të punoj, isha shumë entuziaste dhe pranova çdo risi në arsim, dhe përmes krijimtarisë sime e aplikova në mësim.
ambassador image
Marina Stanisllavova
Rekomandimi im personal për të gjithë mësimdhënësit është që të inkurajohen dhe ta shfrytëzojnë energjinë dhe kreativitetin e tyre në aktivitete dhe leksione edukative dhe të bëhen pjesë e komunitetit EDUINO
ambassador image
Gorica Ferdinandi
Unë gjithmonë përpiqem t'i bëj orët e mija interesante dhe kreative, ku mësimi bazohet në të mësuarit përmes lojës.