ambassador image
Sonja Apostolovska - Trajkovska
Mësimdhënës klasor
SHFK "Naum Ohridski" - f. Creshovë
Puna tetëvjeçare me më të vegjlit në kopsht më bënte të lumtur dhe më plotësonte përmes gëzimit dhe lumturisë së tyre, me aforizmat, idetë dhe mendimet e përditshme që i ndanin me mua. Por, dëshira për ta parë përparimin e tyre gjatë viteve të ardhshme, ishte një shtysë për mua që të inkuadrohem në mësimin klasor.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Sonja Apostollovska Trajkovska. Punoj në SHFK “Naum Ohridski” në fshatin Creshevë. Fillesat e mia në botën e arsimit ishin si edukatore, përkatësisht profesoreshë e edukimit parashkollor dhe arsimit në grup të kopshtit ku kam punuar tetë vite me nxënësit më të vegjël. Që në vitet e para të karrierës sime jam ndier përplot energji dhe entuziazëm të pashtershëm, të palodhur dhe aktive, ndërsa dëshira për të ndjekur zhvillimin e nxënësve të mi më nxiti të zhytem edhe në ujërat e mësimit klasor.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Puna tetëvjeçare me më të vegjlit në kopsht më bënte të lumtur dhe më plotësonte përmes gëzimit dhe lumturisë së tyre, me aforizmat, idetë dhe mendimet e përditshme që i ndanin me mua. Por, dëshira për ta parë përparimin e tyre gjatë viteve të ardhshme, ishte një shtysë për mua që të inkuadrohem në mësimin klasor. Përpunimet e përditshme kreative të fëmijëve përmes të cilave ata ballafaqohen me sfidat më bëjnë edhe mua një edukator më i mirë, njëjtë sikur projektet e shumta në të cilat kam punuar deri më tani. Prej tyre do ta veçoja projektin “Arsimimi gjuhësor”.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
Paralajmërimi i parë për pandeminë për mua ishte me të vërtetë tronditës, veçanërisht në ato çaste kur u mbyllëm në shtëpi duke mos besuar që ajo do të zgjasë me muaj, madje edhe me vite. Me vetë ftesën për krijimin e videoleksioneve në EDUINO, pashë një mundësi dhe sfidë të re për të mësuar botën e digjitalizimit. Ishte vështirë, me orë shikoja video udhëzimet për instalimin e OBS, dhe gjithsesi patjetër t’i shpreh një falënderim të madh menaxherit programor të EDUINO-s, Aleksandar Llazovski, i cili u angazhua për mbështetjen teknike, si dhe koleges sime Elena Maksimovska e cila më ndihmoi gjatë të gjitha pengesave që i hasja. Ju rekomandoj të gjithëve që të përpiqen të incizojnë video leksione, me çka do ta shohin vetveten si autorë të veprave përmes të cilave në mërye të pavarur do të mund të sjellin konkluzione për përmirësimin e tyre të mëtejmë, veçanërisht në pjesën e digjitalizimit. Nxënësit shpejtë i përvetësojnë ndryshimet e ditëve të sotme dhe shpesh hasim në momente kur nuk dimë, ndërsa nxënësit kanë më shumë dituri për ndryshimet teknologjike. Për t’u tejkaluar këto momente ne mësimdhënësit duhet t’i ndjekim hapat për zhvillimin e digjitalizimit që të jemi në hap me kohën në të cilën arsimojmë dhe edukojmë.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Sinqerisht gëzohem që jam pjesë e familjes së Eduino Ambasadorëve dhe besoj se veprat e mia do të jenë shtytje për të gjithë mësimdhënësit që të incizojnë video leksione, me çka do të rritet thesari i leksioneve të cilat gjithmonë dhe në çdo kohë do të jenë të arritshme për të gjithë nxënësit, por edhe një ndihmë për kolegët tanë më të ri. Asgjë nuk është më e mirë se sa të jetosh në botën e sotme të digjitalizimit dhe t’i në dispozicion të gjitha përmbajtjet që i mëson si nxënës.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
Familje e entuziastëve të mrekullueshëm, mësimdhënës të qëndrueshëm dhe këmbëngulës të cilët nuk heqin dorë dhe nuk kursehen.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Ardhmëria.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Elizabeta Teodosievska
Ardhmërinë e arsimit, si Eduino Ambasador e shoh në mundësinë që mësimdhënësi të krijojë një klasë bashkëkohore, ku nxënësi i ka të gjitha mundësitë për të hulumtuar
ambassador image
Tinka Paliniq
EDUINO më inkurajoi të mendoj në mënyrë kritike dhe të zbatoj përvojat dhe njohuritë e fituara në mësimdhënie.
ambassador image
Ramiz Iljazi
Ndihem i privilegjuar dhe krenar që kam bashkëpunuar me platformën Eduino, besoj se bashkëpunimi im do të vazhdojë edhe në të ardhmen.