ambassador image
Hilda Dimitrievska
Mësimdhënës klasor
SHFK "Krste Misirkov" - Kumanovë
Përsosem vazhdimisht përmes trajnimeve dhe seminareve dhe njohuritë e fituara ua përcjell rregullisht nxënësve dhe kolegëve, duke kryer diseminim dhe duke u ndihmuar përmes punës ekipore. Jam e përgatitur për mësim të përjetshëm dhe fitim të njohurive të cilat do të më mundësojnë t’u përgjigjem kërkesave të gjeneratave të reja të nxënësve.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Kush jeni ju? Si do ta përshkruani veten si edukatore?
Unë jam Hillda Dimitrievska, pedagoge e diplomuar me 26 vjet përvojë pune, ndërsa momentalisht punoj si mësimdhënëse klasore në SHF “Kërste Misirkov” Kumanovë. E dua profesionin tim dhe e punoj me dashuri dhe përkushtim. Për mua është karakteristike ajo që dua vazhdimisht të fus qasje të reja në mësimdhënien, të shfrytëzoj metoda dhe teknika të reja të të mësuarit, aplikoj mësimdhënie projektuese dhe e nxis shfrytëzimin e veglave digjitale te nxënësit. Konsideroj se klasa nuk është vend i denjë për edukim. Prandaj organizojmë vizita të institucioneve, lokaliteteve historike, pjesëmarrje në garat ndërkombëtare, festivale, manifestime, evenimente, ekspozita ndërkombëtare. Me atë nxënësit pavarësohen, inkurajohen, fitojnë vetëbesim, i përmirësojnë shkathtësitë e tyre për komunikim dhe bashkëpunim.
Ndani praktikën tuaj më të mirë në arsim (ajo që ju bën një edukatore siç jeni sot).
Mësimdhënien projektuese e realizoj në praktikën time tashmë disa vite. Në fillim m’u dha mundësia në shkollën të përfshihem në disa projekte, e tani vetë i gjej, ose i organizoj bashkë me kolegen time me të cilën punojmë tandem. Aktivitetet që realizohen në projektet japin mundësi për lidhje të mësimdhënësve dhe nxënësve, mundësi për rrjetëzim dhe këmbim të njohurive dhe përvojës. Nxënësit njihen me kultura, gjuhë, traditë dhe religjione të ndryshme. Ajo që është më e rëndësishme, mësojnë t’i respektojnë diversitetet. Kanë mundësi ta zgjerojnë dhe pasurojnë dijen e tyre, të njoftohen me nxënësit tjerë, të shoqërohen, respektohen ndërmjet tyre, të ndihmohen dhe bashkë të gëzohen.
Cili ishte motivi dhe përkushtimi juaj për kontributin e madh për portalin EDUINO dhe çka u rekomandoni edukatorëve tjerë?
EDUINO për mua para së gjithash ishte sfidë për ndarje të praktikave të mira, njohurive dhe përvojës për lojëra dhe aktivitete të cilat i planifikojmë dhe i realizojmë në praktikën tonë mësimore, të cilat me kënaqësi i pranova. Kolegëve të mi edukatorë u rekomandoj edhe ato të përfshihen në komunitetin EDUINO si pjesëmarrës aktivë të cilët do ta pasurojnë platformën me lojërat, aktivitetet dhe videoleksionet e tyre, kështu jo vetëm që do të ndihmohemi ndërmjet nesh, por edhe do t’u ndihmojmë edhe nxënësve dhe prindërve përmes plotësimit, thellimit dhe zotërimit të plotë të përmbajtjeve adekuate me programin mësimor.
Si e shihni ardhmërinë e arsimit si EDUINO Ambasador?
Në kohën kur digjitalizimi zë vend të rëndësishëm në jetën e çdo fëmije, duhet ta orientojmë rolin tonë në zotërimin dhe përsosjen e njohurive për aplikim të mjeteve digjitale edhe të mësimdhënësit edhe te nxënësit. Ta pasurojmë vazhdimisht portalin EDUINO me resurse interesante dhe përmbajtjesore që do të jenë të arritshme për secilin që dëshiron të mësojë ose të ndihmojë në mësimin.
Çfarë përbën për ju EDUINO?
EDUINO është komunitet i edukatorëve novatorë të përgatitur për bashkëpunim, lidhje, plotësim, nxitje, mbështetje, kuptim dhe këmbim të këshillave dhe praktikave të mira. EDUINO është edhe bibliotekë me resurse të pasura për edukim të nxënësve dhe mësimdhënësve që është e arritshme në çdo kohë dhe e cila mund të plotësohet dhe përdoret vazhdimisht.
Përfundoni fjalinë: EDUINO është_____________
Atelie edukative e mësimdhënësve novatorë.
NJIHUNI ME
AMBASADORËT TJERË TË PLATFORMËS EDUINO
ambassador image
Shemsije Ajdari
Mësimi elektronik, si mënyrë moderne e të mësuarit, nuk do t'i plotësojë të gjitha kërkesat dhe nevojat e të mësuarit dhe të nxënësit, por është një pjesë e pashmangshme dhe plotësuese e të mësuarit tradicional.
ambassador image
Akesandar Cvetkoski
Të ardhmen e arsimit e shoh në një nivel të lartë. Një të ardhme të mbushur me shumë sukses dhe qasje në arsim cilësor.
ambassador image
Elena Tasheva
Gjatë pandemisë, kam shfrytëzuar në maksimum kohën time duke shkruar, përgatitur aktivitete, filmuar dhe dokumentuar.