


Në të kaluarën, ju ishit ata që me punën, kohën dhe njohuritë tuaja krijuat video-leksione dhe materiale edukative për arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm.
Të frymëzuar nga ju, e dizajnuam iniciativën EDUINO-Ambasadorët, e cila synon ta vlerësojë publikisht punën tuaj, si dhe të zgjedh një grup arsimtarësh të zellshëm dhe të përkushtuar, të cilët janë dalluar sipas kritereve të përcaktuara për të cilat mund të lexoni më poshtë.
Ju ftojmë të njiheni me ambasadorët tonë EDUINO, për të dëgjuar përvojat e tyre, si dhe për të mësuar në lidhje me përfitimet dhe mënyrën e përfshirjes në këtë program.
Njihuni me ambasadorët e portalit EDUINO
EDUINO AMBASADORËT TANË











































































si
AMBASADOR

"Prezantimi publik mbi arritjet" – është publikuar intervista juaj në eduino.gov.mk dhe në mediat sociale;

""Bashkësia profesionale" - bëhuni pjesë e një bashkësie më të madhe të ambasadorëve EDUINO të dobishëm për shkëmbimin e sugjerimeve, udhëzimeve dhe risive;

"Akses në trajnime, punëtori dhe konferenca" - mundësia për të qenë pjesë e ngjarjeve të rëndësishme arsimore;

"Mirënjohje nga EDUINO-ambasadorët" - - e nënshkruar dhe dhënë nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit;

"Licencat në dispozicion të ndara për mjetet arsimore digjitale” - në mënyrë që të nxit potencialin kreativ dhe ndarjen e praktikave të mira me bashkësinë.
Kriteret për zgjedhjen e
ambasadorit EDUINO
Përzgjedhja e EDUINO Ambasadorëve bëhet sipas kritereve paraprakisht të miratuara nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit (BZhA). Sipas kësaj, kriteret për përzgjedhjen e secilit grup të ri të EDUINO Ambasadorëve ndryshojnë dhe përshtaten sipas nevojave aktuale. Që nga shtatori 2021, janë zgjedhur dy grupe të ambasadorëve EDUINO sipas përcaktimit të kritereve të mëposhtme:
Për grupin e parë prej 23 EDUINO ambasadorësh:

Arsimtarët me mbi 15 video të regjistruara dhe publikuara

Arsimtarët me mbi 10 aktivitete për lojëra në kushte shtëpie
Për grupin e dytë prej 10 EDUINO ambasadorësh, persona me incizim, verifikim dhe publikim:

Mbi 15 video leksione në platformën mësimore EDUINO

Kohëzgjatja mesatare prej 180 minutash i të gjitha video leksioneve (10 -15 minuta për çdo video leksion)
Videot e të gjithë arsimtarëve / profesorëve që plotësojnë kriteret për anëtarësim në komunitetin e EDUINO Ambasadorëve rishikohen dhe miratohen nga këshilltarët e BZhA-së, në mënyrë që të përcaktohet cilësia dhe ndërveprimi i tyre i përgjithshëm.
Që të jeni të informuar për kriteret në lidhje me grupin e ri të EDUINO Ambasadorëve, ndiqni përmbajtjet e fundit të ndarë në portalin EDUINO.
EDUINO Ambasador mund të bëhet çdo anëtar i komunitetit EDUINO i cili plotëson kriteret të cilat janë konkretisht të përcaktuara në thirrjen e hapur për EDUINO Ambasadorë dhe përmbajtja arsimore e paraqitur e të cilit është miratuar nga ekipi këshillëdhënës i BZhA-së.
Qëllimi i kësaj bashkësie është të rritet, zgjerohet dhe të jetë një bazë e vërtetë për inkurajimin e inovacionit në arsim, përmes parimeve të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të lirë të ideve.


EDUINO është portal kolektiv për përmbajtje arsimore digjitale, bashkëpunim dhe zhvillim profesional. Si portal kolektiv, EDUINO përpiqet të nxis ndarjen e burimeve arsimore dhe të nis frymën inovative dhe krijuese të arsimtarëve.
Në përputhje me këto angazhime, ekipi ynë është i hapur për sugjerime, reagime dhe kritika. Ne jemi të hapur për ide, bashkëpunime dhe mundësi të reja. Prandaj, ju ftojmë që lirisht të na kontaktoni me pyetjet tuaja, duke përfshirë edhe shprehjen tuaj të interesit në iniciativën Ambasadorët EDUINO.
Të gjitha këto mund t’ dërgoni çdo ditë pune në adresën zyrtare elektronike: eduino@innovationlab.mk