
Në pjesën e parë të tekstit folëm se si filloi tregimi EDUINO, si u bashkua enigma e bashkëkrijimit dhe si filluam të krijojmë vlera të përhershme për arsimin tonë përmes punës kolektive dhe krijimit të përbashkët. Në vazhdim lexoni më shumë për iniciativat dhe fushatat tona për të cilat ne jemi veçanërisht krenarë dhe punojmë me shumë gëzim. Të fillojmë…
EDUINO-videoleksione: Ky portal i cili është krijuar me bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të komunitetit EDUINO, krenaria jonë më e madhe, e cila tashmë numëron më shumë se 25,000 anëtarë, të cilët ndihmojnë njëri-tjetrin çdo ditë. Këto video leksione janë përmbledhje burimesh që janë dedikuar për arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm.
– EDUINO filloi me thirrjen e parë të hapur për videoleksione dhe dy vjet më vonë, në kanalet tona u publikuan mbi 4800 video që janë parë më shumë se 4.5 milionë herë. Nga të gjitha videot, më shumë se 4000 video janë për arsimin fillor, më shumë se 500 video janë të dedikuara për nxënësit e arsimit të mesëm, dhe rreth 300 videoleksione janë për fëmijët parashkollorë – tha Veljan Pejovski, administrator i IT në SmartAp.
EDUINO-uebinarët: Në vitin 2020 filluam me serialin e parë EDUINO-uebinarë të cilët në kushtet të pandemisë ishin mbështetje e shumë madhe për edukatorët për mësimdhënie cilësore online. Krahas këtyre uebinareve, ekipi ynë ka përgatitur: video trajnime dhe video udhëzime për të lehtësuar procesin e incizimit të video mësimeve për edukatorët. Këto video trajnime janë parë pothuajse 55,000 herë, ndërsa gjithsej 119 video udhëzime janë parë pothuajse 80,000 herë. Për dallim nga video udhëzimet dhe video trajnimet, EDUINO uebinarët janë evenimente online për të mbështetur zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe mësimin përmes aspektit të drejtpërdrejtë dhe joformal. Nëpërmjet këtij lloji të evenimenteve bashkëvepruese (interaktive) dhe joformale kishim mundësinë që të ndikojmë drejtpërdrejt në zhvillimin profesional dhe avancimin e shkathtësive dixhitale të një numri të madh të edukatorëve në gjithë vendin tonë.
– Përmes projektit EDUINO kam mundësi që me ndihmën e përvojës sime të marr pjesë drejtpërdrejt në tejkalimin e sfidave të nxënësve, mësimdhënësve e gjithsesi edhe të prindërve. Njëra prej aktiviteteve më të preferuara janë EDUINO uebinaret të cilat sipas statistikës sonë janë seriali më i shikuar i uebinareve në shtet. Numrat si dhe fjalët lavdëruese nga anëtarët e komunitetit tonë të cilat nga dita në ditë rriteshin, ishin motiv i mjaftueshëm për të vazhduar me serialin e ri EDUINO uebinare 2021. Në këtë serial përfshimë aplikimin e njohurive të fituara përkatësisht mësimdhënësit krijuan njësi mësimore për lëndë të ndryshme në klasa të ndryshme dhe i ndanë me të gjitha edukatorët në shtet duke krijuar një lloj përmbledhjeje aktivitetesh. – deklaroi Milena Ignjatova, menaxhere e projektit e EDUINO.
– Këto EDUINO uebinare i filluam në vitin 2020 kur mbajtëm gjithsej 17, për të cilat shikueshmëria drejtpërdrejt është 75.000 shikues, ndërsa shikimet në YouTube janë afro 73.000. Jemi veçanërisht krenarë që kishim mundësinë të lëshojmë 35.000 certifikata për edukatorë, e ky ishte motiv plotësues për të vazhduar me EDUINO uebninaret edhe në vitin 2021. Këtë vit realizuam 10 EDUINO uebinare, por siç përmendi edhe Milena, me pragun e dyfishtë të njohurisë ku lëshuam afro 8.300 certifikata për njohuritë e aplikuara dhe të fituara. Gëzohemi që numri i shikuesve drejtpërdrejt dhe numri i shikimeve në YouTube është afro 55.000, me çka vërtetë mund të krenohemi. – deklaroi Pero Sarxhoski, koordinator për EDUINO uebinaret.
EDUINO ambasadorët: Vend të veçantë në EDUINO komunitetin tonë ka grupi për bashkëpunim dhe zhvillim profesional, EDUINO ambasadorë. EDUINO ambasadorë përbën koncept i cili e afirmon punën e edukatorëve më të zellshëm dhe më të përkushtuar që kanë kontribuar në pasurimin e përmbajtjeve edukative në kuadër të portalit EDUINO.
– Ky komunitet profesional përplotësohet vazhdimisht, përmes trajnimeve, konferencave të ndryshme, e ato zhvillojnë bashkëpunim dhe shoqërim të ndërsjellë. Momentalisht ky komunitet numëron 33 anëtarë, ndërsa presim që deri në fund të vitit të arrijmë numrin prej mbi 80 anëtarë. – theksoi Angella Zafirovska, menaxhere e komuniteteve EDUINO.
EDUINO-lojaton: Lojatoni është sfidë kreative e të mësuarit dhe lojës që ofron mbështetje për prindërit, edukatorët dhe mësimdhënësit klasorë. Seriali i parë u dedikua për mësim dhe lojë në kushte shtëpie dhe morëm 160 aktivitete të realizuara të lojës dhe mbështetje shumë të madhe nga prindërit. Andaj vendosëm që ta përsërisim sfidën, por për shkak të rrethanave të ndryshuara, e zgjeruam Lojatonin duke përfshirë edhe aktivitete në grup për në kopshte dhe shkollat fillore.
– Rezultati ishte më shumë sesa që pritej, mbi 1200 aktivitete loje të realizuara nga gjithsej 77 familje, 50 shkolla dhe 53 kopshte të cilët u përfshinë në këtë sfidë. Me Lojatonin e tretë me 999 aktivitete loje, kjo tashmë u bë traditë. Numri i aktiviteteve të realizuara, përfshirë familjet, kopshtet dhe shkollat është vërtet për t’u mahnitur, por ajo që duam ta theksojmë më shumë janë buzëqeshjet në fytyrat e fëmijëve. Buzëqeshjet dhe gëzimi i tyre janë motivimi ynë për të vazhduar të përhapim bukurinë e të mësuarit përmes lojës! – na shpjegoi Sonja Çalovska dhe Vesna Peceva, liderë ekipesh dhe koordinatore të EDUINO uebinareve.
EDUINO-Zhvillimi i hershëm i fëmijës: Në dhjetor 2021 arritëm të lëshojmë në përdorim platformën e re – EDUINO Zhvillimi i hershëm i fëmijës. Kjo platformë është dedikuar për nxitje të zhvillimit të drejtë të hershëm te fëmijët nga 3 deri në 10 vjeç. Platforma ofron burime të hapura, falas dhe të verifikuara dhe aktivitete loje të destinuara për edukatorët, mësimdhënësit klasorë dhe prindërit.
– Aktivitetet janë të dizajnuara për të nxitur zhvillimin socio-emocional te fëmijët, për të ndikuar në përvetësimin e shkathtësive të karakterit dhe për të promovuar drejtpërdrejt qasjen ndaj të mësuarit përmes lojës. Kohët e fundit, më 15 shkurt, e mbyllëm thirrjen e hapur për aktivitete të reja të lojës. Për kënaqësinë tonë të madhe, nga 150 aktivitetet e pritshme mblodhëm 912! – tha Gent Toska, koordinator për aktivitetet edukative në EDUINO
Laboratori – EDUINO: Portali EDUINO krijon vazhdimisht hapësirë të re ku edukatorët dhe prindërit mund t’i përdorin idetë e tyre kreative dhe të krijojnë materiale edukative, të krijojnë lojëra që mund të përdoren edhe në dhomën e aktiviteteve, por edhe në shtëpi.
– Qëllimi është arritur. Është siguruar edukim cilësor dhe animacion i fëmijëve. Aktualisht jemi duke punuar në krijimin e Laboratorit EDUINO. Është konceptuar si një hapësirë virtuale 2D në të cilën nxënësit mund të mësojnë në mënyrë interaktive për proceset kimike dhe natyrore. Gjithashtu krijojmë rrjet për mësimin dhe lojërat edukative dixhitale. – tha Sofija Bogeva, menaxhere e programit në SmartAp dhe Milosh Sokoliq, dizajner i shërbimeve.
Si njihet sot EDUINO?
Dëshirojmë të ndajmë disa arritje të rëndësishme të projektit EDUINO për të cilat jemi veçanërisht krenarë. Portali kolektiv EDUINO sot është një nga portalet edukative më të njohura në vendin tonë. Ndërsa qasja ndaj përmirësimit kolektiv të edukimit përmes bashkëkrijimit dhe inovacioneve është shembull i një zgjidhjeje efektive në dixhitalizimin e arsimit dhe njihet nga vendet tjera të Ballkanit dhe më gjerë.
– Arritëm të përfshihemi në raportin HundrED për 100 risitë më të mira edukative në botë për vitin 2021. Ky është një konfirmim ndërkombëtar i potencialit që e ka ky projekt, dhe rëndësinë e tij e njohën të gjithë ata që votuan për këtë portal në kategorinë Faqja më e njohur për arsim, shkencë dhe kulturë, kështu që ne fituam vendin e tretë në kuadër të manifestimit Faqja e vitit të organizuar nga Media Sollushëns. – tha Maja Ilioska, menaxhere e marketingut në SmartAp dhe EDUINO.
– Siç e përmendi kolegu ynë Veljan, kemi gjithsej 4.235.894 shikime në YouTube, dhe pothuajse 12.000 abonentë në kanalin YouTube. Jemi të kënaqur edhe me numrin e madh të ndjekësve në kanalet tona në Facebook dhe Instagram mbi 12,000 ndjekës. Këtu do të përmendim anëtarët e dy komuniteteve EDUINO-edukatorë dhe EDUINO-komuniteti me mbi 7500 anëtarë. Krenohemi me të gjithë anëtarët dhe jemi të kënaqur nga mbështetja dhe bashkëpunimi i madh. – tha Ana Sekullovska, specialiste për media sociale në EDUINO.
Falënderimi ynë!
Dëshirojmë të shprehim falënderim për mbështetjen e pamasë që marrim nga gjithë komuniteti i edukatorëve dhe falënderim të veçanta për mbështetjen e partnerëve tanë. Pas dy viteve të fundit mund të themi se jemi krenarë për njohjen që e gëzojnë përmbajtjet e pasura dhe të dobishme të cilat janë në dispozicion në portalin tonë EDUINO, duke filluar nga videoleksionet e para të incizuara në kuadër të platformës EDUINO-mësimdhënie, të cilat janë realizuar në ditët e para të këtij EDUINO tregimi, e deri më sot, kur punohet maksimalisht në aktivitetet edukative nga platforma e re, EDUINO Zhvillimi i hershëm i fëmijës. Të gjithë bashkëpunëtorët, partnerët, mbështetësit, ndihmësit, bashkëkrijuesit dhe pjesëmarrësit janë pjesë e ndërtimit të EDUINO si portal kolektiv për përmbajtje dixhitale. Prandaj ne do të jemi stimulim për veten tonë. Sepse sinqerisht besojmë se kapaciteti shoqëror që posedon EDUINO është një bazë e shkëlqyer për zhvillimin e nismave dhe projekteve të mrekullueshme të cilat vetëm mund të pasurojnë dhe përmirësojnë arsimin në vendin tonë. Dëshirojmë t’ju ftojmë që së bashku të vazhdojmë të ëndërrojmë por edhe të veprojmë. Të bashkëpunojmë të gjithë së bashku për një arsim më cilësor
Me dashuri,
I juaji EDUINO.