Ky Edu Talks është vazhdim i tekstit të kaluar “Pse nevojitet të investohet në digjitalizimin e arsimit?”.Tani do të flasim se sa në botën bashkëkohore edukimi digjital është shkathtësi jetësore sepse ajo i targeton të gjitha sferat e jetës bashkëkohore.

Në shekullin e kaluar, ndryshimi esencial ishte kalimi nga prodhimi i mallrave në ofrim të shërbimeve. Ajo rezultoi me ekonomi të bazuar në informata dhe njohuri. Sot, kompjuterët e zëvendësojnë fuqinë punëtore, para së gjithash atë që kryen detyra rutinore kognitive dhe fizike, por gjithashtu ato i plotësojnë punëtorët që kryejnë detyra jorutinore lidhur me zgjidhjen e problemeve. Sistemet arsimore sot ballafaqohen me sfidën edukimi digjital të përfshihet në të gjitha nivelet e arsimit, si dhe në zhvillimin profesional të mësimdhënësve.     

Jeta në shoqëritë bashkëkohore përfshin sistem të ndërlikuar të njohurisë, shkathtësive, aftësive dhe faktorëve motivues, të cilët qytetarët duhet doemos t’i zhvillojnë me qëllim për të qenë funksionalë në mjedisin e tyre. Përgatitja e tillë njerëzve të rinj mund t’u mundësojë arsim digjital cilësor për jetën në shoqëritë e ardhshme me zhvillim të lartë.

Pedagogjia digjitale i zhvillon komponentët e metakognicionit, siç janë:

  •  Njohuria deklarative – vetëdija për atë se çfarë duhet bërë;
  • Njohuria procedurale e shkathtësisë – strategji dhe resurse që nevojiten për të kryer detyrën, njohuri se si duhet të kryhet diçka;
  • Njohuri kondicionalë – kur diçka duhet të kryhet dhe aplikohet;

Shfrytëzimi i këtyre aftësive rregullatore quhet mbikëqyrje kognitive ose monitorim, e ky është kontroll i strategjive personale për të menduarit dhe të mësuarit. Duke u bërë kompetentë në aspektin digjital, nxënësit bëhen të aftë për të menduar me qëllim për të gjetur zgjidhje për ndonjë problem.  

Është i pamohueshëm fakti që në arsimin zhvillohet ndryshim revolucionar global. Në këtë fushë ndryshimet e ardhshme do t’i zhvendosin kufijtë në mënyrën në të cilën zhvillohet edukimi i deritanishëm te nxënësit dhe do të vijnë gjenerata me perceptim krejtësisht të ri, sepse do të funksionojë më ndryshe bota e cila i rrethon, të nxitur nga të gjitha zbulimet dhe potencialet teknologjike për përdorimin e tyre. Gjithashtu, në atë ndryshim të pandalshëm vend dhe rol të veçantë ka pedagogjia digjitale.

Kornizë gjithpërfshirë  (The Digital Competence Framework for Citizens) e BE-së në të cilën janë përshkruar dhe sqaruar në mënyrë të detajuar kompetenca digjitale, për herë të parë u publikuar në vitin 2013 dhe që atëherë përplotësohet vazhdimisht, me ç’rast ky nocion u bë vegël e zakonshme referente në nivel evropian dhe kombëtar. Sipas kësaj kornize, kompetencat digjitale janë ndarë në pesë sfera:

  • informatike dhe edukim për të dhënat;
  • komunikime dhe bashkëpunim;
  • krijim të përmbajtjeve digjitale;
  • siguri;
  • zgjidhje të problemeve.

Qëllimi i kësaj strategjie kombëtare për arsimin duhet të jetë që nxënësit të fitojnë shkathtësitë e lartpërmendura. Definicioni i UNESKO-s për edukimin digjital i përfshin nocionet: “qasu”, “menaxho”, “kupto”, integro”, “komuniko”, “vlerëso” dhe “krijo”, me ç’rast është theksuar aplikimi i edukimit digjital si mundësi për punësim, vende të denjë pune dhe sipërmarrësi, me ç’rast theksi vihet në krijimin e kuadrove të cilat në të ardhmen do të jenë konkurrues në tregun botëror të punës. Përgjegjësi e secilit shtet është që nxënësve t’u mundësojë arsim të tillë përmes të cilit do t’i fitojnë këto shkathtësi, e pa të cilat në të ardhmen nuk do të jenë të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre nga vendet e zhvilluara.

Potenciali i madh të cilin e ka arsimi i digjitalizuar, sipas teorive bashkëkohore është pikërisht në mundësinë për personalizimin e mësimdhënies, si dhe për procesin bashkëveprues të të mësuarit. Në fakt, përfshirja e teknologjive të reja në shkollat është çështje arsimore, e jo çështje teknologjike.

Përfshirja e teknologjive të reja në shkollat është çështje arsimore e jo teknologjike.

raportin e Eurydice 2018-19 (arsimi evropian rrjeti informativ i cili përpunon analiza dhe politika të dedikuara për trupat e lartë që sjellin vendime në këtë sferë), është dhënë një pasqyrë komparative e orientimit të programeve mësimore për arritje të kompetencave digjitale në vende të ndryshme. Në Çeki, krahas lëndës së obligueshme të veçantë Teknologjia e informacionit dhe komunikimit, TIK janë përfshirë edhe në lëndën e matematikës. Danimarka prin në reformën dhe në këtë shtet teknologjitë e reja janë të përfshira në kurikulat e të gjitha lëndëve të obligueshme. Në Gjermani, kompetencat digjitale janë përfshirë në programet mësimore të të gjitha lëndëve të obligueshme dhe zgjedhore. Gjithashtu edhe në Estoni kompetencat digjitale janë pjesë e kurikulave të të gjitha lëndëve. Përvoja irlandeze tregon se teknologjitë digjitale janë pjesë e integruar e zhvillimit të çdo kurikule të re, e në to parashihet përdorimi i teknologjisë dhe veglave mediatike ke digjitale gjatë përvetësimit të përmbajtjeve. Në Slloveni, krahas lëndës së veçantë të informatikës, teknologjitë e reja janë përfshirë në disa lëndë të obligueshme digjitale. Në Shqipëri, krahas lëndës së veçantë TIK, teknologjitë e reja janë përfshirë në lëndët mësimore të shkencave natyrore. Në BdheH janë paraparë vetëm dy lëndë të veçanta informatike, ndërsa nuk është e paraparë që kompetencat digjitale të zhvillohen përmes programeve mësimore të lëndëve tjera. Në Bulgari ka tre lëndë të obligueshme nga sfera e informatikës dhe teknologjive të informacionit, por nuk është paraparë studimi i kësaj sfere në integrim me lëndët tjera. Në Malin e Zi, lëndë e obligueshme është Informatike, por teknologjitë e reja nuk janë të përfshira në lëndët tjera. Në Serbi mësimdhënësit inkurajohen për t’i përfshirë kompetencat digjitale në lëndët e reja, por kjo nuk është e obligueshme. Shembulli spanjoll tregon se teknologjitë e reja janë të përfshira në lëndët: matematika, gjuha spanjolle, shkencat natyrore, shkencat shoqërore, artet, gjuhët e huaja. Në Holandë teknologjitë e reja janë pjesë e lëndëve Gjuhë holandeze, gjuhë e huaj, lëndë shoqërore dhe matematikë. Shembulli austriak është më ndryshe se shtetet tjera, ndërsa në sistemin e tyre arsimor është paraparë arsim ndërkurrikular mediatik dhe çdo shkollë ka autonomi në cilat lëndë do ta përfshijë, ndërsa Informatika studiohet si lëndë e veçantë.

Në Rumani, informatika dhe teknologjitë e komunikimeve studiohen si lëndë të veçanta, ndërsa nuk është e paraparë që kompetencat digjitale të studiohen të integruar në mësimdhënien. Zvicra parasheh Media dhe TI si mësim ndërkurikiular, me liri të madhe në zgjedhjen e integrimit në lëndët në tre kantonet. Në krahasim me shtetet tjera që janë pjesë e analizës së Eurydice, rrjet evropian arsimor informativ që përpunon analiza dhe politika të dedikuara për trupa të lartë që sjellin vendime në këtë sferë, shtylla për pjesën e Maqedonisë së Veriut ishte më modeste se të gjithë, me vetëm një lëndë e obligueshme – Punë me kompjuterë. Duke e pasur parasysh reformën rrjedhëse, raporti i ardhshëm do ta pasqyrojë gjendjen aktuale, por megjithatë konkluzioni është se në këtë sferë jemi ndër të fundit në Evropë.

Në procesin e reformave në arsim, Maqedonia e Veriut bën pjesë në grupin e vendeve të cilat janë të domosdoshme për të punuar në avancimin e infrastrukturës, si parakusht për digjitalizim në arsimin. Kjo përfshin rregullimin e rrjetit, procedura ligjore për sigurim të lejeve për instalim, pajisje dhe optikë, rigërmim, gërmim, vendosje të stacioneve të bazës, përgatitje të dokumentacionit të planit urbanistik, ridedikim të tokës, mundësi për karrikim, vendosje të instalimit elektrik në objektet shkollore dhe ngjashëm.

Në shtetet me infrastrukturë të zhvilluar, fokusi është vënë në avancimin e kompetencave digjitale të kuadrit mësimor. Gjithsesi, nuk është më pak e rëndësishme edhe fushata mediatike, me qëllim të informimit të popullatës së gjerë, dhe para së gjithash prindërve për rëndësinë e arsimit digjital dhe përfitimet nga ai.

Bëhet fjalë për një proces të gjatë në të cilin nuk guxon të anashkalohet asnjë prej fazave dhe komponentëve të tij, meqë bëhet fjalë për një koncept sistemor i cili përbëhet nga më shumë elemente. Duke e pasur parasysh ndërlikimin e procesit, në rregulloren e BE-së, theksohet se nxitet zhvillimi i ekosistemit arsimor digjital me performancë të lartë i cili parasheh:

Infrastrukturë, lidhshmëri dhe pajisje digjitale, planifikim dhe zhvillim, përfshin azhurnim të vazhdueshëm të kapaciteteve organizative, mësimdhënës me kompetencë digjitale dhe me vetëbindje, arsimor dhe personel për trajnim, kurikula me cilësi të lartë, vegla që menaxhohen lehtë, platforma të sigurta me respektim të privatësisë dhe standardeve etike.”  

Plan veprimi për arsim digjital i BE-së 2021-27“, është vizion për arsim me cilësi të lartë, inkluziv dhe digjital në Evropë, ndërsa pandemia e shkaktuar nga virusi KOVID-19 e cila arsimin e transferoi tërësisht në ambientin online, na tregoi se teknologjia është element i pazëvendësueshëm në arsimin, duke e përshtatur sistemin arsimor për kohën e re digjitale.

Në atë kuptim, është i domosdoshëm ndryshim radikal i programeve jofunksionale dhe të përgjithshme mësimore, duke vënë theksin në fitimin e njohurive dhe shkathtësive praktike. Bëhet fjalë për ndërrimin e lëndëve të vjetruara me të reja të cilat do të bazohen në ndërdisiplinaritetin (për shembull, arti kultura, komunikime në një lëndë); por edhe për ndryshim në vlerësimin (vlerësim përshkrues në vend të vlerësimit me numra); për përfshirjen e qasjes individuale në mësimdhënien; përfshirjen e Qualitystandard, përkatësisht kushteve të barabarta për mësim për çdo nxënës në shtet; përfshirjen e mësimdhënies STEAM (STEAM – science, technology, engineering, arts and mathematics), gjë që është veçanërisht e rëndësishme sot në arsimin, sepse pikërisht atje në shkencat teknike dhe kreativitetin, gjenden numri më i madh dhe profesionet më të paguara që janë më atraktivë.

Mësimdhënia STEAM (СТЕАМ (STEAM – science, technology, engineering, arts and mathematics) sot është veçanërisht e rëndësishme në arsimin, sepse pikërisht atje, në shkencat teknike dhe kreativitetin, gjenden numri më i madh dhe profesionet më të paguara në botë.  

Në shoqërinë bashkëkohore digjitale, është i domosdoshëm që arsimi t’i zhvillojë vlerat demokratike dhe t’i përgatisë nxënësit dhe studentët për rol aktiv në demokratizimin e shoqërisë civile, e këtë mund ta mundësojë sistemi i barabartë i standardizuar arsimor. Arsimi në të cilin janë përfshirë teknologjitë digjitale, me vlera globale dhe bashkëveprim me botën, do të nxisë vetëdije dhe përgjigje më të madhe qytetare ndaj kulturave dhe identiteteve të ndryshme dhe do të kontribuojë për rregullim më të përshtatshëm demokratik sipas nevojave të shoqërisë bashkëkohore, karakteristika e së cilës është diversiteti kulturor ose pluralizmi kulturor.    

Me këtë postim në blog ju njoftojmë për temën e radhës Edu Talks, “Digjitalizimi në arsimin – këshillat dhe praktikat për mësimdhënësit, prindërit dhe fëmijët”, e në ndërkohë ju ftojmë t’i shihni videoudhëzimet në platformën EDUINO , ku kemi zgjedhje me më shumë se 50 tutoriale nga të cilat do të jeni të inkurajuar që orën e ardhshme online ta bëni më të mirë, më bashkëveprues dhe më interesante. Videoudhëzimet mund t’i shihni këtu, të cilat janë përgatitur nga bashkëpunëtorët dhe mbështetësit tanë në format të shkurtër dhe praktik.

Në pritje të postimit të radhës në blog, mendoni se si me forca të përbashkëta mund të arrihen qëllimet e dëshiruara…  

Ju përshëndet ekipi i #EduTalks.