Në këtë Edu Talksdo të flasim në temën “Digjitalizimi në arsimin, këshillat dhe praktikat për mësimdhënësit, prindërit dhe fëmijët” bashkë me dy mysafirët tanë, profesionistë në sferën e tyre. Bashkëbiseduesja jonë e parë është Katerina Dimova, edukator special dhe rehabilitator në Neokorteks-Qendër e psikoterapisë, psikodiagnostikës, trajnimit dhe edukimit dhe bashkëbiseduesja e dytë është Sanda Koleva, mësimdhënëse klasore në SHFK “Tode Haxhi – Tefov”, Kavadar.

Me Katerinën dhe Sandrën, biseduam për atë se si digjitalizimi, i cili tanimë është nevojë globale dhe është pjesë e mjedisit tonë, ndikon në zhvillimin e fëmijëve dhe cilët janë mundësitë dhe përfitimet që na i ofron procesi i digjitalizimit në arsimin.

E filluam bisedën dhe Katerina na shpjegoi se si sipas mendimit të saj teknologjitë digjitale e kanë ndryshuar mënyrën e jetës te të meshuarit, por edhe te fëmijët dhe adoleshentët. Ajo thotë se për shkak se interneti dhe mjetet e qasjes, siç janë tabletat dhe telefonat e mençur, bashkë me platformat për media sociale dhe aplikacionet, janë bërë pjesë përbërëse e jetës së të rinjve dhe paraqesin mënyrë të re të jetës, nevojitet që të moshuarit ta balancojnë dhe të njëjtin ta përfshijnë mesatarisht në përditshmërinë e fëmijëve:

Jemi dëshmitarë për zhvillimin shumë të madh që e përjeton teknologjia, çdo aspekt të jetesës së njeriut ndryshohet dhe përshtatet ndaj të ardhmes digjitale, kështu edhe ndaj mënyrës në të cilën mësojmë dhe ndryshimeve në gjithë sistemin arsimor.  Rrethanat e jashtëzakonshme rreth pandemisë së Kovid-19 nuk u lejuan mësimdhënësve dhe edukatorëve kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur dhe përshtatur ndaj mënyrës së re të punës. Nga ana tjetër edhe prindërit u ballafaquan me sfida, sepse në një moment shtëpia u shndërrua në zyrë pune, klasë dhe çerdhe. Nevojiten ndryshime, të cilat është më mirë të jenë mesatare, sepse balanca është çelësi i suksesit.” – Thotë Katerina.

Ajo në punën e saj si edukatore speciale dhe rehabilituese, na shpjegoi se udhëhiqet sipas një rregulli të rëndësishëm në të cilin përfshin 4 faktorë për tejkalim të suksesshëm të sfidave në këtë shoqëri digjitale që ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e shëndoshë të fëmijërisë dhe adoleshencës, e ato janë: lëvizja, prekja, shkathtësitë sociale dhe lidhshmëria me natyrën. Në bisedën deklaroi se interneti dhe teknologjia digjitale janë përfshirë në përditshmërinë tonë dhe nuk mundemi pa to, sepse kemi benefite të mëdha dhe informata të shpejta në dispozicion në çdo kohë, dhe biseda vazhdoi në drejtim se fëmijëve u nevojitet udhëheqësi dhe sistem mbështetës, sepse nuk është qëllimi që të pengohen teknologjitë e reja dhe epoka e digjitalizimit. Këtë fazë duhet ta kultivojmë dhe ta ndërtojmë me vëmendje, por edhe t’u ndihmojmë fëmijëve që ta shfrytëzojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe të arsyeshme:  

“Nevojitet të bëhet dallim ndërmjet përdorimit të dobishëm, keqpërdorimit përkatësisht shfrytëzimit të tepruar, e deri te varësia. Mendimi im është se ka përparësi dhe benefite shumë të mëdha nga teknologjitë bashkëkohore të cilat shumë aspekte të jetës sonë e përmirësojnë, lehtësojnë dhe avancojnë. Por, problem ndodh kur të njëjtat jepen për t’u shfrytëzuar në moshë joadekuate ose për t’u shfrytëzuar në mënyrë të tepruar dhe në qëllime jokonstruktive ose të shfrytëzohen në kohë dhe vend joadekuat dhe bëhen shpërqëndrues. Përmbajtjet digjitale mund të jenë vegël shumë e dobishme e përdorur për mësim, zhvillim, komunikim, gjithsesi të mos e harrojmë edhe ndikimin e mëvonshëm – kur tanimë fëmijët tanë janë të aftë për punë, njohja e përmbajtjeve digjitale u mundëson të jenë kuadër i shkëlqyeshëm në cilëndo institucion, por duhet doemos të jemi shumë të vëmendshëm.

Në bisedën flasim për atë se si prindërit mund t’i shfrytëzojnë përfitimet nga shfrytëzimi i teknologjisë në procesin e mësimit te fëmijët, sepse vetë procesi i digjitalizimit të arsimit është shfrytëzim i rrallë i aparateve mobile, tabletave dhe kompjuterëve, nga aparati për lojëra – në aparat për mësim. Katerina na ndau katër këshilla, të cilat ajo si edukatore dhe rehabilituese i praktikon me prindërit, me qëllim të përqendrimit të fëmijës ndaj teknologjisë e cila do t’i ndihmojë në procesin e mësimit, e njëkohësisht edhe shfrytëzimin e saj të reduktuar si pjesë e lojërave të saj:

“Nevojitet të bëhet dallim ndërmjet përdorimit të dobishëm, keqpërdorimit përkatësisht shfrytëzimit të tepruar, e deri te varësia. Mendimi im është se ka përparësi dhe benefite shumë të mëdha nga teknologjitë bashkëkohore të cilat shumë aspekte të jetës sonë e përmirësojnë, lehtësojnë dhe avancojnë. Por, problem ndodh kur të njëjtat jepen për t’u shfrytëzuar në moshë joadekuate ose për t’u shfrytëzuar në mënyrë të tepruar dhe në qëllime jokonstruktive ose të shfrytëzohen në kohë dhe vend joadekuat dhe bëhen shpërqëndrues. Përmbajtjet digjitale mund të jenë vegël shumë e dobishme e përdorur për mësim, zhvillim, komunikim, gjithsesi të mos e harrojmë edhe ndikimin e mëvonshëm – kur tanimë fëmijët tanë janë të aftë për punë, njohja e përmbajtjeve digjitale u mundëson të jenë kuadër i shkëlqyeshëm në cilëndo institucion, por duhet doemos të jemi shumë të vëmendshëm.

Në bisedën flasim për atë se si prindërit mund t’i shfrytëzojnë përfitimet nga shfrytëzimi i teknologjisë në procesin e mësimit te fëmijët, sepse vetë procesi i digjitalizimit të arsimit është shfrytëzim i rrallë i aparateve mobile, tabletave dhe kompjuterëve, nga aparati për lojëra – në aparat për mësim. Katerina na ndau katër këshilla, të cilat ajo si edukatore dhe rehabilituese i praktikon me prindërit, me qëllim të përqendrimit të fëmijës ndaj teknologjisë e cila do t’i ndihmojë në procesin e mësimit, e njëkohësisht edhe shfrytëzimin e saj të reduktuar si pjesë e lojërave të saj:

Këshilli nr. 1 – Kënd digjital për aktivitete të përbashkëta – zbuloni cilat lojëra mund t’i luani ose cilat video, përmbajtje edukative mund t’i punoni me fëmijën tuaj para ekranit të vogël. Kjo mënyrë e bashkëpunimit ju mundëson kontroll të përmbajtjeve të cilat fëmija juaj i ndjek, por gjithashtu ka efekt pozitiv mbi lidhje, afërsinë dhe komunikimin.

Këshilli nr. 2 – Zonë e ndaluar – vendosni rregull dhe definoni qartë në cilat situata është ndaluar të keni ekran para jush – për shembull gjatë shujtës, para fjetjes, gjatë vozitjes në veturë. Mund të vendosni rregull se celulari, tableti dhe kompjuteri shfrytëzohen vetëm në dhomën e ndenjes nëse përdoren për lojë.

Këshilli nr. 3 – Vendosja e kufijve – vendosni rregull se celulari, tableti ose kompjuteri kur përdoren në kohë të lirë, përdoren maksimum 1 orë në ditë (ky rregull nuk vlen kur përdoren për qëllime shkollore).

Këshilli nr. 4 – Përmbajtja digjitale – po, por para fëmijës suaj le të ketë gjithmonë mjete didaktike të cilat do t’i përdorë për ta zgjidhur detyrën e dhënë në librin shkollor digjital. Epoka e digjitalizimit përkujton vazhdimisht përfshirjen e saj në përditshmërinë tonë, por assesi të mos harrohen nevojat dhe aspektet kryesore për rritje dhe zhvillim të shëndoshë të një fëmije – lëvizja dhe kontakti social. EDUINO është për atë se si mësimdhënësit përmes një numri të madh të përmbajtjeve digjitale dhe mësimdhënies në distancë u mundësuan fëmijëve të mos e stopojnë rritjen dhe zhvillimin e tyre gjatë pandemisë.”

Pastaj këtë bisedë e vazhduam me mysafiren tonë të dytë në këtë Eduk Talks, Sandra Koleva, me të cilën biseduam për mendimin e saj për digjitalizimin global. Ajo na shpjegoi se digjitalizimi i cili është në çdo segment të rrethinës sonë dhe ka ndikim gjithnjë më të madh në jetën e fëmijëve, pa dallim moshe, e megjithatë arsimi i fëmijëve, mbrojtja sociale dhe mundësitë e ardhshme për punë mund të varen nga ajo se sa mirë e kuptojnë botën digjitale rreth tyre.

“Ajo që paraqet edukim digjital ndryshon varësisht nga mosha e fëmijëve dhe kulturës lokale. Digjitalizimi në arsimin ka theks mbi zhvillimin e fëmijëve dhe e përfshin lojën, pjesëmarrjen e tyre, shoqërimin, kërkimin dhe mësimin përmes teknologjive digjitale. Veglat dhe teknologjia për mësim u mundësojnë nxënësve të zhvillojnë shkathtësi efektive për mësim të mëvetësishëm, të aftësohen të analizojnë çfarë u nevojitet dhe të mësojnë të kërkojnë dhe shfrytëzojnë resurse online.

Gjatë bisedës ajo deklaroi se digjitalizimi në arsimin, nuk do të thotë vetëm ndjekje të mësimit dhe mësim para kompjuterit, por ndjekje të prezantimeve, pjesëmarrje në kuize, mundësi që nxënësit të krijojnë në mënyrë të pavarur dhe të shprehen lirshëm, të prezantojnë dhe të zhvillojnë shkathtësi oratorike. Diskutimi vazhdoi me pyetjen se si ky proces përmirëson punën e mësimdhënësve në ligjërimin e njësive mësimore dhe si mund t’u ndihmojnë ata nxënësve në këtë proces, andaj Sandra si mësuese e përkushtuar na shpjegoi:

“Përdorimi i teknologjive digjitale në arsimin u ofron mësimdhënësve mundësi për të dizajnuar metoda atraktive për mësim, u jep mundësi për ta bërë mësimin mobil, bashkëveprues dhe të angazhuar, duke i motivuar nxënësit të interesohen për qëllimin e vendosur në çdo orë. Jetojmë në kohë kur ekzistojnë lojëra, video, mundësi të shumta edukative për hulumtime të dobishme nga mosha më e hershme fëmijërore e gjer te adoleshenca. Të gjithë edukatorët do të duhet t’i ndjekin novacionet dhe mësimdhënien bashkëkohore që t’u mundësojnë nxënësve mësim cilësor.”

Sandra thotë se edukatorët duhet t’i motivojnë nxënësit nga të gjitha moshat duke shfrytëzuar vegla të ndryshme digjitale edukative, e pastaj të lidhen me botën e tyre, t’u japin liri të hulumtimit dhe t’i bëjnë ato të jenë ekspertë, dhe në bisedën na tregoi për orën e saj në shkencat natyrore:

“Unë si edukatore jam në kontakt të vazhdueshëm me trendët e rinj të digjitalizimit. Në orët implementoj lloje të ndryshme që e përmirësojnë procesin mësimor dhe kontribuojnë që të tejkalohen më lehtë sfidat në mësimdhënien. Më shpesh krijoj libra elektronike, prezantime, afishe, kuize, ndërsa hulumtojmë edhe informata lidhur me përmbajtjet mësimore. Nga veglat digjitale që i përdor në orët do t’i kisha veçuar Canva, Storyjumper, Book Creator, Kahoot, Quizziz. Këtu ka mundësi të shumtë për krijimin e orës bashkëvepruese dhe efektive, e cila do ta mbajë nxënësit të përqendruar. Në mënyrë që një mësimdhënës të jetë i suksesshëm duhet që ta planifikojë mirë çdo orë, të sjellë kreativitet, e digjitalizimi e mundëson pikërisht këtë. Si shembull do ta theksoj orën e shkencave natyrore. Ora u shndërrua në tregim, ndërsa reagimi i nxënësve ishte i pritur, të emocionuar dhe me padurim prisnin të dëgjojnë çfarë do të ndodhë në tregimin. Ato ndjeheshin sikur po ndjekin film të animuar, ndërsa unë isha e sigurt në realizimin e suksesshëm të orës.”

Sipas përvojës së saj thotë se mësimi vizual gjithmonë është i frytshëm, nxënësit zhvillojnë mendim kritik dhe logjik, e mbajnë përqendrimin dhe janë plotësisht të fokusuar në orën. Sandra na tregon se prindërit dhe edukatorët duhet të jenë vazhdimisht në hap me digjitalizimin bashkëkohor që t’u mundësojnë fëmijëve qasje të sigurt, përkatësisht të ndiqet sa kohë kalojnë fëmijët me aparatet elektronike dhe gjithsesi përdorimi i tyre të adekuat dhe efektiv në drejtim të edukimit. Pastaj vazhdoi me bisedën e sinqertë dhe theksoi se prindërit duhet t’u sugjerojnë fëmijëve se interneti nuk është vetëm komunikim përmes rrjeteve sociale, por t’u tregojnë se cilat janë benefitet dhe mundësitë që i ofron digjitalizimi për përplotësimin e personalitetit, mësimin dhe përsosjen e njohurive:

“Në atë drejtim do ta theksoj portalin kolektiv – EDUINO, i cili ofron shumë video materiale edukative, aktivitete me lojëra, resurse për kuadrin arsimor si dhe resurse për rritje dhe zhvillim personal. Platforma disponon me video leksione të moshës parashkollore e deri te arsimi i mesëm të cilat do t’u ndihmojnë edukatorëve ta përcjellin diturinë, si dhe nxënësve që ta përvetësojnë më lehtë materialin mësimor. Në kushte të pandemisë, kur numër i madh i nxënësve ndjekin mësim online, ЕDUINО u ofron mundësi të mësojnë përmes video leksioneve të incizuara të cilat janë në dispozicion në çdo kohë. Ne në orët, megjithëse ndjekim mësim me prezencë fizike, më shpesh i shfrytëzojmë video leksionet si resurs plotësues për përvetësim të materialit mësimor ose si pasqyrim i asaj që e kemi punuar në orë. Gjithashtu i rekomandoj ngrohtësisht edhe ushtrimet për zhvillim social dhe emocional të fëmijëve që do t’u ndihmojnë të ballafaqohen suksesshëm me emocionet e tyre.”

Me gëzim të madh ju njoftojmë për thirrjen e hapur për aktivitetet edukative si dhe për lëshimin e platformës EDUINO Zhvillimi i hershëm i fëmijëve. Thirrja për parashtrimin e aktiviteteve edukative është e hapur deri më 15.02.2022, ndërsa më shumë rreth tyre mund të lexoni në portalin EDUINO përmes linkut vijues ose në kuadër të evenimentit në Facebook.   

Bashkë me bashkëbiseduesen tonë e përfunduam bisedën me një mendim të cilin e theksoi Sandra, e ai është fakti se digjitalizimi është pjesë e jetesës sonë, prandaj nuk kemi zgjedhje tjetër përveç që ta përgatisim veten dhe fëmijët për ta tejkaluar suksesshëm ndryshimin dhe t’i praktikojmë metodat dhe trendët e rinj që paraqiten në arsimin e sotëm. Prandaj sipas Sandrës, si prioritet në çdo shkollë duhet të sigurohen kushte për aplikimin e teknologjisë digjitale dhe secilit mësimdhënës t’i mundësojë qasje për shfrytëzimin e saj.  

Këtë rubrikë e krijuam për ta frymëzuar dhe motivuar secilin prej nesh që të jetë person më i mirë për veten dhe për komunitetin.

Deri në leximin e ardhshëm… përdorni teknologjinë në atë mënyrë që do të mundësojë mësim të njohurive të reja për ju, nxënësit dhe fëmijët tuaj.

Ju përshëndet ekipi i #Edu Talks.