Si një grup profesionistësh, ekspertësh dhe entuziastësh nga sfera e arsimit do të bëjnë përpjekje për krijimin e vlerave afatgjate të cilat do të mbeten për gjeneratat e ardhshme të mësimdhënësve dhe nxënësve, atëherë shihet sa është fuqia e komunitetit. Me kënaqësi të madhe dëshirojmë të ndajmë me ju si filloi tregimi i suksesshëm i portalit kolektiv EDUINO, çfarë impakti realizojmë në shoqërinë, cilat janë platformat dhe iniciativat tona dhe çfarë është vizioni ynë për punë të përbashkët dhe krijim të vlerave të përhershme në arsimin.  

Fillimi i pandemisë globale e imponoi dhe e përshpejtoi digjitalizimin e arsimit. Në atë periudhë, në mars 2020, kur nga klasat mësimdhënia u transferua në botën e rrjetit, ishte e domosdoshme që të gjenden shpejt zgjidhje efikase për mënyrën në të cilën do të zhvillohet mësimdhënia nga distanca. Kërkimi i resurseve përkatëse për digjitalizim të mësimdhënies i bashkoi ekspertët dhe kështu, përmes përpjekjeve të përbashkëta u krijua portali kolektiv EDUIONI. 

EDUINO erdhi në një kohë kur nevojitej më së shumti! Pikërisht për këtë arsye dëshirojmë të shprehim falënderim të madh ndaj institucioneve arsimore kryesore që ishin të përfshirë në procesin. EDUINO është në pronësi të Byrosë për zhvillim të arsimit (BZHA), ndërsa i tërë projekti ka mbështetje të madhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), me mbështetje financiare nga Ambasada e Britanisë në Shkup dhe UNICEF. Faktor bashkues dhe implementues i këtij projekti është organizata joqeveritare SmartAp – Laboratori për novacione sociale. Në krijimin e kësaj platforme nacionale japin mbështetje edhe Synrg Software & IT Solutions.

Në atë moment kritik kur pandemia globale e ndryshoi funksionimin shoqëror standard, EDUINO ishte zgjidhje e cila mundësoi të mos ndërpritet procesi arsimor. Në këtë portal kolektiv vendoseshin video leksione, përmbajtje për mbështetje të arsimit, si dhe mjete për ndihmë dhe zhvillim të karrierës së edukatorëve. Interesi ishte shumë i madh, fidbeku pozitiv, ndërsa rezultatet më shumë se të suksesshme. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është sistemi i fortë për verifikim dhe miratim, e atë e potencon edhe Zeqirija Hasipi, drejtor i Byrosë për Zhvillim të Arsimit. 

 “Të gjitha materialet që krijohen, kalojnë nëpër sistemin e verifikimit, me çka sigurohet cilësia e përmbajtjeve të cilat EDUINO i ofron, si dhe përputhshmëria e tyre me plan-programin mësimor.” Zeqirija Hasipi, drejtor i BZHA-së. 

Kjo sfidë u shfrytëzua edhe si nxitje për përmirësimin e arsimit përmes bashkëkrijimit dhe novacioneve dhe si mundësi për t’i nxitur ndryshimet në sistemin arsimor. Në vitet e kaluara arritëm të krijojmë bashkësi e cila numëron mbi 25.000 mësimdhënës, edukatorë, dizajnues, programues, prindër, nxënës dhe kreatorë. Sot, kur nuk janë më kufizimet e pandemisë, komuniteti EDUINO është ende më aktiv dhe punon në platformat dhe iniciativat zhvillimore. 

 “Me kënaqësi mund ta konstatoj adaptimin jashtëzakonisht të shpejtë të sistemit arsimor ndaj mësimit në distancë dhe përpjekjen shumë të madhe për vendosjen e Platformës nacionale për mësimdhënie nga distanca dhe portalit EDUINO. EDUINO erdhi në kohë kur ishte më se e nevojshme. Doemos duhet të sigurojmë më shumë se vetëm vend për mësim të lëndëve, doemos duhet të sigurojmë vend për lojë, shoqërim dhe zhvillim të shkathtësive për shekullin 21.” – Patricia Di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it. 

Përdorimi i metodave novatore dhe digjitale pedagogjike ka ndikim pozitiv mbi zhvillimin e potencialeve te nxënësit, i përfshin prindërit/kujdestarët në procesin edukativ, ndërsa kuadrit mësimor përmes platformave të tij i mundëson: EDUINO Mësim dhe EDUINO Zhvillim të hershëm të fëmijës. Në disa vitet e kaluara, materialet e EDUINO u shndërruan në resurse me vlera të përhershme për arsimin tonë. Kjo nuk do të ishte e mundshme pa mundin vullnetar të të gjithëve të përfshirë në procesin, duke u shndërruar në vatër idesh të reja, resursesh dhe iniciativash. Çfarë përfshin portali nacional EDUINO dhe cilat janë iniciativat dhe fushatat tona të realizuara dhe aktuale?

Video-leksionet EDUINO janë përmbledhje resursesh që janë dedikuar për arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm, ku 5000 videot e vendosura, janë me mbi 4,8 milionë shikime në profilin e YouTube. Video leksionet përfshijnë përmbajtje mësimore nga të gjitha lëndët për arsimin fillor dhe të mesëm dhe janë incizuar në gjuhën maqedonase, shqipe, serbe dhe boshnjake. Nga të gjitha videot, më shumë se 4000 video janë për arsimin fillor, më shumë se 500 video janë dedikuar për nxënës nga arsimi i mesëm, e përafërsisht 300 videoleksione janë për fëmijë të moshës parashkollore. Gëzohemi që mund të ndihmojnë në mbajtjen e programit mësimor cilësor dhe që jemi mbështetje e vërtetë në realizimin e orëve interesante dhe edukative te të gjithë edukatorët në shtet! 

Një prej aktiviteteve tona të dashura projektuese janë EDUINO-uebinaret. EDUINO-uebinaret janë evenimente online për mbështetjen e zhvillimit profesional të mësimdhënësve dhe mësimit përmes aspektit të drejtpërdrejtë dhe joformal seriali i parë i të cilave, nga gjithsej tre serialet e mbajtura, filloi në vitin 2020. Gjatë pandemisë EDUINO Uebinaret ishin mbështetje shumë e madhe e edukatorëve për realizim cilësor të mësimit online. Ky segment përfshin edhe video trajnime me mbi 55.000 shikime, si dhe 119 video udhëzime me mbi 80.000 shikime. Misionin e përfunduar me sukses e EDUINO-uebinareve e tregojnë statistikat në vijim: gjithsej – uebinaret e realizuara, certifikatat e lëshuara për njohuri të fituara – 40.141 certifikata të lëshuara për njohuri të aplikuara – 687, vlerësim mesatar për organizim – 4,7, vlerësim mesatar për përmbajtje/folës – 4,7, numër i shikuesve drejtpërdrejt – rreth 75.000,  numër mesatar të shikuesve për uebinar – 1.920, shikime YouTube të videove nga uebinaret – rreth 118.007. Prandaj mund të themi se i kemi ligjëratat më të shikuara online sipas statistikave tona.


Pero Sarxhoski, koordinator i EDUINO uebinareve

“Të jesh ligjërues i EDUINO-uebinareve është sfidë dhe kënaqësi. Përderisa përgatitesh të ndash një pjesë të praktikave tuaja shkollore interesante, në çastin e njëjtë edhe mëson, i përmirëson kompetencat dhe shkathtësitë profesionale. Dëshiroj që çdo mësimdhënës të ketë përvojë të tillë pozitive në zhvillimin e tij profesional.” – Lila Karanfilovska, ligjërues i EDUINO uebinareve. 

EDUINO-ambasadorët është iniciativë në të cilën hasen edukatorë që kanë njohje publike për kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e arsimit dhe portalin kolektiv EDUINO. Pikërisht ato EDUINO Ambasadorë bashkë me EDUINO edukatorët tjerë përmes qasjes vullnetare i krijojnë video leksionet dhe përmbajtjet edukative në kuadër të portalit EDUINO. Rritja dhe zhvillimi gradual i programit mundësoi që ky komunitet të numërojë bile 75 anëtarë. Ky komunitet mundëson që të krijohet bibliotekë digjitale nacionale me vlerë të paçmueshme për nxënësit dhe për gjeneratat e ardhshme. Çdo lëvdatë për çdo edukator dhe çdo EDUINO Ambasador – ju jeni heronjtë tanë arsimor!


Aleksandar Llazovski, menaxher programor dhe bashkëthemelues i SmartAp

“EDUINO paraqet platformë bashkëkohore në të cilën mund të gjenden materiale edukative për nevojat e nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve. Pikërisht përmes këtij thesari të materialeve edukative mundësohet të ndahen përvoja dhe njohuri të mësimdhënësve, e njëkohësisht paraqet mundësi për mënyrë interesante të fitimit të njohurive.” – Teodora Gjeorgievska, mësimdhënëse klasore në SHF “Nikolla Karev” – Krushevë dhe EDUINO Ambasador.


Angella Zafirovska, menaxhere e komunitetit EDUINO


Gonxhe Ejubi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe në SHF “Vëllazëria – Migjeni” – Tetovë dhe EDUINO Ambasador

“Është nder dhe kënaqësi e madhe për mua që ma ndatë këtë titull – EDUINO-ambasador. Si edukator, është kënaqësi e madhe për mua që shkathtësitë dhe njohuritë e mia t’ua bart nxënësve.” – Goran Cvetkoski, mësimdhënës i arsimit fizik dhe shëndetësor në SHF “Kosta Racin” – Bërvenicë dhe EDUINO Ambasador.

Njihni të gjithë EDUINO Ambasadorët këtu: https://tinyurl.com/ynsk8c3d 

EDUINO – lojaton është një prej aktiviteteve projektuese interesante që ofron përmbajtje kreative për mësim dhe lojë dhe me të cilat mundësohet mbështetje e prindërve, edukatorëve dhe mësimdhënësve klasorë sipas rritjes dhe zhvillimit të rregullt te fëmijët në moshë prej 3 dhe deri në 10 vjet. Rezultatet i tejkaluan pritjet: më shumë se 2.437 aktivitete të realizuara edukative të lojës në kuadër të tre Lojatonëve EDUINO dhe numri i familjeve të përfshirë, kopshteve dhe shkollave i cili është për t’u admiruar. Nëse e shikojmë moton, “Gjithë shteti mëson dhe luan”, do ta vërejmë madhësinë dhe rëndësinë e sfidës kreative shtatëditore, EDUINO Lojaton, sepse përmes realizimit të aktiviteteve edukative të lojës që janë pjesë e platformës EDUINO Zhvillimi i hershëm i fëmijës, ndihmohet në zhvillimin e shkathtësive dhe aftësive socio-emocionale te fëmijët, e gjithë kjo realizohet përmes lojës. Përgëzime për të gjithë fëmijët, prindërit/kujdestarët dhe edukatorët që morën pjesë në EDUINO Lojatonët, ju jeni gëzimi i vërteti i këtij projekti!


Sonja Çallovska dhe Vesna Peceva, lidere ekipi dhe koordinatore e EDUINO Lojatonit

 “Të gjitha lojërat në kuadër të sfidave ditore për mua ishin të menduara shkëlqyeshëm dhe te fëmijët nxitnin interes të madh sapo t’u përmendja se do të luajmë lojë. Me emocione i prisnin instruksionet që ua jepja si ta realizojmë lojën. Ishin të koncentruar në detyrat e tyre dhe me përkushtim dhe vëmendje të madhe i përmbushnin.” – Roza Kosteska, edukatore në IKPKF “Jasna Risteska”, pjesëmarrëse në EDUINO Lojatonin. 

 “Thirrjen për pjesëmarrje në EDUINO Lojatonin me rastin e Ditës botërore të fëmijës e hasa rastësisht, në rrjetet sociale. Më parë, kisha përvojë me videoleksionet nga E-dhoma e aktiviteteve, si dhe me një pjesë të aktiviteteve që mund të gjenden në EDUINO platformën, e që kanë të bëjnë me zhvillimin e hershëm të fëmijës. Duke e ditur cilësinë e të gjitha përmbajtjeve që i ofrojmë si platformë, pa shumë mendime vendosa të jemi pjesë e sfidës suaj të bukur.” – Maja Miteva Petroska, EDUINO Ambasador dhe pjesëmarrës në EDUINO Lojatonin. 

Siç e përmendëm, EDUINO Zhvillimi i hershëm i fëmijës është platformë e dedikuar për nxitje të zhvillimit të drejtë të hershëm te fëmijët nga mosha 3 deri në 10 vjet në të cilën janë vendosur mbi 703 resurse falas dhe aktivitete edukative të lojës të dedikuara për edukatorë, mësimdhënës klasorë dhe prindër/kujdestarë. Aktivitetet janë dizajnuar ta nxisin zhvillimin socio-emocional te fëmijët, të ndikojnë në fitimin e shkathtësive të karakterit dhe e promovojnë drejtpërdrejt qasjen për mësim përmes lojës. Këtë vit e krijuam edhe “Broshurën informative për zhvillim të hershëm të fëmijës dhe portalin kolektiv EDUINO” të dedikuar për edukatorë, prindër dhe mësimdhënës, e atë mund ta shkarkoni përmes linkut vijues nga portali. 

Atë që e lajmëruam është EDUINO Laboratori, hapësirë e re e zhvilluar interaktive virtuale 2D ku edukatorët dhe prindërit do të mund t’i shfrytëzojnë idetë e tyre kreative dhe të krijojnë materiale arsimore, të krijojnë lojëra që mund të përdoren në dhomën e aktiviteteve, por edhe në shtëpi. Qëllimi i kësaj programe të re është edukimi dhe animimi cilësor i fëmijëve. Besojmë fuqishëm në suksesin e këtij koncepti novator dhe do të jetë kënaqësia jonë të bashkëpunojmë me edukatorët dhe prindërit në procesin e krijimit të arsimit më cilësor. 

Pas dy vitesh në të cilat bashkë me ju dhamë përkushtim, mund, dashuri dhe entuziazëm, me kënaqësi mund të konstatojmë se qëllimi ynë kryesor është arritur: arritëm që ta nxisim në mënyrë rapide modernizimin e arsimit përmes: krijimit të mjeteve novatore, krijimit të sistemeve për mbështetje të edukatorëve proaktivë, nxitjes së sinergjisë kolaborative dhe më e rëndësishmja, ofruam mbështetje për tejkalimin e sfidave. Arritëm që të përfshihemi në raportin e HundrED për 100 inovacionet më të mira në arsim në botë për vitin 2021.  Me këtë vërtetim ndërkombëtar për potencialin që e ka ky projekt, dhe rëndësinë e tij e njohën edhe të gjithë ato që e votuan këtë portal në kategorinë “Faqja më e popullarizuar për arsim, shkencë dhe kulturë”, dhe e fituam vendin e tretë në kuadër të manifestimit “Faqja e vitit” në organizim të Media sollushëns. Në fillim të vitit të tretë tashmë e projektuam vizionin e ri për platformën nacionale EDUINO si ambient me resurse të hapura, të disponuehsme dhe të dobishme për rritje dhe zhvillim të sistemit tonë arsimor. Gjithsesi të vazhdojmë me misionin tonë për të ndihmuar dhe për ta përmirësuar procesin e mësimit për mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit. Të gjithë bashkëpunëtorëve dhe shfrytëzuesve tanë të portalit kolektiv EDUINO u shprehim falënderim për bashkëpunimin, interesin dhe përfshirjen dhe ju ftojmë të vazhdojmë bashkërisht ta zhvillojmë sistemin tonë arsimor. 

Bashkë me ju krijojmë ardhmëri! Krijojmë vlera të përhershme me EDUINO