Si u krijua E-klasa nacionale, çfarë përmban, për kë është dedikuar, cili është roli i këtij resursi të pasur falas gjatë pandemisë të shkaktuar nga virusi KOVID-19, si arritën ekspertët e arsimit ta kthejnë sfidën në avantazh dhe cilat janë përfitimet e mëtejshme? Nëpërmjet përgjigjeve të këtyre pyetjeve, qëllimi ynë është t’ju informojmë për potencialin dhe t’ju inkurajojmë të vizitoni platformën e mësimdhënies EDUINO, me mundësinë për të pasur qasje në përmbajtjet e pasura të kësaj video biblioteke.

Gjatë dekadave të fundit, teknologjitë e reja të informacionit dhe komunikimit kanë depërtuar në shumë fusha të jetës bashkëkohore. Pikërisht përfitimet që i ofrojnë teknologjitë e reja, gjatë restrikcioneve dhe mbylljes së institucioneve të shkaktuara nga pandemia globale. Teknologjitë digjitale dhe interneti ishin mjete me të cilat u mundësua që të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë procesi arsimor. Gjatë asaj periudhe, duke menduar se si të tejkalohet zhvillimi i pandërprerë i arsimit, portali kolektiv EDUINO e krijoi platformën e mësimdhënies EDUINO. Në këtë mënyrë u gjet një zgjidhje e mundshme për ndërprerjen e imponuar të mësimdhënies gjatë pandemisë. Çfarë përmban kjo platformë dhe cili është dedikimi i saj?

Platforma e mësimdhënies EDUINO përmban resurse të disponueshme online për përmbajtjet dhe programet e mësimdhënies. Gradualisht, duke u zhvilluar gjatë viteve, krijuam fond prej 500 video leksioneve që janë shikuar mbi 4,8 milionë herë. Kjo platformë nuk do të ishte e mundshme pa mundin e EDUINO ambasadorëve dhe të gjithë EDUINO edukatorëve nga gjithë shteti të cilët përmes qasjes së vullnetarëve, me përkushtim, me motivim dhe pasion incizuan dhe shpërndanë video leksione, me një qëllim – arsim më të mirë për të gjithë. Në mënyrë të guximshëm u lëshuan në procesin, ndoshta në fillim pa njohuri dhe përvojë të mjaftueshme, por gradualisht dhe me durim së bashku me ekipin tonë EDUINO i tejkaluan dhe mbizotëruan sfidat teknike, duke fituar përvojë dhe shkathtësi.   

Pa dyshim, segmenti më i vizituar dhe më i dobishëm nga platforma e mësimdhënies EDUONO janë video leksionet e incizuara për të gjitha lëndët dhe në më shumë gjuhë (gjuhë maqedonase, shqipe, turke, serbe dhe boshnjake), të cilat janë përgatitur në pajtim me njësitë e mësimdhënies. Të gjitha leksionet janë aprovuar në mënyrë përmbajtjesore nga këshilltarët e Byrosë për Zhvillim të Arsimit (BZHA) dhe të kontrolluara nga ekipi teknik i EDUINO. Qëllimi i kësaj qendre të hapur resurse është të fitohet njohuri të re ose të të përsëritet një pjesë e materialit, përkatësisht edhe të t’i jepet njohuri e re ose të përsëritet një pjesë e materialit, përkatësisht edhe t’i jepet mbështetje plotësuese procesit të të mësuarit. 

Video leksionet janë paraqitur sipas klasës, lëndës dhe javës mësimore, kështu që gjendet përmbajtja e nevojshme. Video leksionet janë ndarë në dy pjesë: për arsimin fillor dhe për arsimin e mesëm. Segmenti për arsimin fillor përmban material mësimore nga klasa e parë deri te klasa e nëntë dhe përveç gjuhës maqedonase, është në dispozicion edhe në tre gjuhë tjera: gjuhë boshnjake, serbe dhe turke. Lëndët që janë të dispozicion në video formën janë: gjuha maqedonase, gjuha shqipe, matematikë, shkencë natyrore, dituri shoqërore, gjeografi, histori, biologji, fizikë, kimi, gjuhë angleze, gjuhë të dytë të huaj (gjuhë gjermane, frënge, italiane, ruse), etikë, punë me kompjuter dhe bazat e programimit, informatika, arsimi civil, sundimi i së drejtës, novacione, arsimi figurativ dhe gjuhë maqedonase (për komunitetet). Segmenti për arsimin e mesëm përmban material mësimor për vitin e parë, dytë, tretë, e përmbajtjet janë ndarë sipas gjysmë vjetorit. Lëndët që janë në dispozicion në video formë janë: gjuhë maqedonase, matematikë, gjeografi, histori, biologji, fizikë, kimi, gjuhë angleze, gjuhët e dytë të huaja (gjuhë gjermane, frënge, italiane, ruse), sociologji, filozofi, informatikë, biznes dhe sipërmarrësi, arsimi figurativ, arsimi muzikor, sporti dhe aktivitetet sportive, aktivitetet jashtëmësimore dhe punëtori, gjuhë latine dhe psikologji. Si përmbajtje plotësuese të platformës së mësimdhënies EDUINO mund të gjenden resurse të hapura të shumtë, uebinare dhe video udhëzime që janë dizajnuar për përmirësimin e procesit të të mësuarit nga distanca.

Rëndësia e platformës së mësimdhënies EDUINO – Ekipi i EDUINO e njohu nevojën në shoqërinë dhe në çastin e duhur filloi me krijimin e resursit të nevojshëm me të cilin të gjithë palëve të prekur u mundësua zhvillimi i pandërprerë i procesit arsimor. Ndryshimet e shkaktuara nga pandemia arritëm t’i shfrytëzojmë si sfidë me të cilën kontribuam në transformimin e arsimit klasik në sistem modern dhe digjital edukativ nga i cili duhet të dalin nxënës të rrjedhshëm në sferën e digjitalizimit me kompetenca që do t’u mundësojnë të jenë qytetarë të barabartë dhe aktivë në botën e zhvilluar. Duke i pasur parasysh përfitimet që i sjell mësimi në rrjet, siç janë volitshmëria dhe fleksibiliteti që mundësojnë qasje në përmbajtjet në kohë e cila është e përshtatur ndaj nevojave personale dhe pothuajse gjithandej ku ka internet, platforma e mësimdhënies EDUINO e plotësoi këtë nevojë edhe në sistemin tonë arsimor. Sipas teorive bashkëkohore, potenciali shumë i madh të cilin e ka arsimit i digjitalizuar është pikërisht në mundësinë e personalizimit të mësimdhënies, si dhe për mundësimin e procesit interaktiv të të mësuarit. 

Të gjitha këto volitshmëri bashkëkohore janë në dispozicion për nxënësit përmes resurseve të platformës së mësimdhënies EDUINO! 

Për qasje në platformën e mësimdhënies EDUINO shkoni këtu: https://www.eduino.gov.mk/nastava/